REPUBLIKA E LËVIZJES

E shanë, e poshtëruan dhe nuk lanë gjë të zezë pa i thënë Rugovës!
E lanë të vetmuar atëherë kur duhej ti qëndronin pranë!
E mohuan në momentin kur Kryetarin e Republikës po e dërgonin para “Ponc Pilatit” (në Beograd), aty ku ishin mbledhur rus e serb dhe ca priftërinjë që e kërkonin vdekjen e tij. Rugova ishte me fat, sepse 2000 vjet pas Krishtit bota njerëzore i refuzoi dhe i dënoi thirrjet për linçim, andaj edhe nuk brohoriti ashtu siç kërkonin komunistët e bashkuar në Shtabin e Qyqeve: “Hosana Baraba!”

E përqeshën, e nënçmuan dhe nuk lanë gjë të zezë pa i mveshur Adem Jasharit!
E quajtën provokatorë dhe ushtarë frikacak të Rugovës! Komandant që i shkrepte dy tre plumba dhe ia mbathte me “motor gjermoni”!

E refuzuan mbështetjen e parezervë për guerilen e Drenicës. E refuzuan gjithashtu edhe mbështetjen e parezervë për guerilen e Zahir Pajazitit. E refuzuan kategorikisht mbështetjen për guerilen e Salih Çekut! Që të tre i shpallën heronjë pas vdekjes, vite pas përfundimit të luftës! Përkujtimorja e Zahir Pajazitit mbërrijti disi në Prishtinë, ndërsa për Ademin dhe Salihun, ashtu siç po e përjetojmë sot, duhet të presim përvjetorët kur Republika jonë do të çlirohet nga kthetrat e OMLK-së. Sa mirë do ishte që në vend të trekëndëshit komunist, aty fare pranë Kuvendit të Kosovës, të vendosej përkujtimorja për pjesëtarët e grupeve të para guerile! Bile, në atë vend duhet të vendosej edhe përkujtimorja e Ministrit të Mbrojtjes, kolonelit Ahmet Krasniqi, vrasja e të cilit shënon edhe fundin e përpjekjes për të penguar puçin ushtarak dhe politik kundër Republikës me Shqiponjë.

Kosova e vitit 1999 ishte shndërruar në poligon të masakrës dhe dhunës së shfrenuar ndaj popullsisë civile, por kjo nuk i pengoi protagonistët e revolucionit të vonuar (1997) që në kthinat e hoteleve të projektonin republikën e dytë, republikën pa shqiponjë, republikën e OMLK-LPK-së! Dhe, në momentin kur pritej zhdukja e çdo kundërshtimi opozitarë ndaj këtij plani ogurzi e antishqiptarë, ndodhi ajo që kishte premtuar presidenti i SHBA-ve me rastin e K’shnellave të vitit 1992. Bota demokratike e udhëhequr nga SHBA-të nuk qëndroi duarkryq, por i doli në ndihmë popullit të pambrojtur të Kosovës. Intervenimi ushtarak i paktit veriatlantik NATO e ndryshoi rrjedhën e historisë, sepse ky intervenim i shpëtoi nga zhdukja e planifikuar shqiptarët e Kosovës.

Me këtë intervenim të SHBA-ve nuk u pajtuan ata që nuk pajtohen as sot, siç janë p.sh. fanatikët e OMLK-LPK-së dhe disa klerik të çmendun. Janë po ata protagonist që kur përmenden SHBA-të dhe ndihma e tyre për Kosovën, relativizojnë gjithçka, shkatërrojnë gjithçka dhe mohojnë gjithçka ndodhi në vitet 1998-1999! Janë po ata që protestojnë zëshëm atëherë kur duhet uruar:

Dardani, gëzuar Lirinë dhe Festën e Flamurit Kombëtar!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top