Reka e çon Serbinë në Det!

SHKRUAN: KIMETE BERISHA

Ty Kryeministër, po ta pranojmë, ama mos aman, mos na e qitni përpara me na pri ‘në luftë kundër Amerikës’ Agim Vinca, Hysamedin Feraj e Blerim Reka.

Sepse i njohim. I njohim moti dhe i njohim mirë.

Ne nuk jemi t’sotit.
Po pritoj me fol për Agim Vincën, që është ‘burim’ i pashterur i urrejtjes ndaj Ibrahim Rugovës, të cilin e urren me pasion dhe me plan, e urren edhe për së vdekuri, pa asnjë arsye, veç pse e urren Rexhep Qosja.
Agimi ndjen atë çka ndjen Qosja.

Nuk e di a e ke dëgju ti, Agim Vinca se si flet në promovimet e librave të Qosjes, flet aq keq për Rugovën, sa nuk flitet për kriminelin më të madh në botë, ky e ka bind veten se Qosja ka dështuar në politikë, sherri Rugovës. Ama, Rugova s’ka faj pse këta të dytë kanë dështuar edhe në letërsi.

Qe çfarë ‘poeti’ i aftë është:

‘Kosova, djep i Shqipërisë
Kosova, djep i Serbisë,
Kosova, djep që rritë binjakë
Njëri kërkon të thithë qumësht në gji
Tjetri të pijë gjak’.

(Allaile Albin, çka ka dasht me thënë ‘poeti’ yt? Që shqiptarët e serbët janë bineq, a çka, aman se po pritoj me mendu).

Pse, Agim Vinca flet në Epopenë e Jasharëve?
A bën me ditë pse.
Pse nuk e angazhon Agimin me na fol pak për merak e për ‘dashni’, po e angazhon me fol kundër Amerikës!

S’po kuptoj.
Le se ne studentët e letërsisë, ‘nxehemi’
kollaj, marrim në thua në poezitë e kqija e pastaj mund të flasim edhe çka s’thuhet për ‘autorin’.

2. Pse Hysamedin Feraj nuk ndjehet gjallë pa u merr pak me vdekjen.
Pse po gënjen se Ibrahim Rugova ishte anti-amerikan.
Rugova anti-amerikan?
I ka pëlqyer poezia e Jeseninit, po, por Rugova ishte Ai që e bëri Amerikën shoqen më të mirë të Kosovës.
Rugova ishte më proamerikan se amerikanët.

Mos ja bëni si Hashimi me Edi Ramën, kur filluan të kruhen për ndarjen e Kosovës, thirreshin në Rugovën: ‘Po, edhe ai ka qenë për shkëmbimin e territoreve’.

Edhe si i vdekur ju mban të gjallë. Në kohën e Rugovës, rinia ka qenë 100% properendimore (prandaj Hysamedini e urren).
Rugova i quante të rinjtë ‘Gjenerata e coca-colës’, kurse sot, ‘Ju, Gjenerata e sherbetit e rasojit doni me na tregu neve kush ka qenë Rugova.

3. Blerim Reka për fillim foli mirë në intervistën e Jetës, anipse Blerimi aspak s’kishte nevojë t’ia numëronte Amerikës ‘gabimet’ (se Liria Jonë e Pavarësia e Kosovës ishte proces e jo moment).

Pastaj e shpalosi idenë e ‘kompromisit’ të Ri me Serbinë, derisa ia mbajti gajlen Serbisë se si do të del ajo në Adriatik.
Reka rri qutë gjithë natën tuj u mundu me zbulu naj ide se si me çu Serbinë n’deti.

P.S. Unë pritova me fillu me kritika, deshta me ju prit së paku tre muaj, ama, nëse Ju përnime nuk e dini se Amerika e ka kriju shtetin shqiptar dhe shtetin tonë, kjo është shumë e rrezikshme.

2 thoughts on “Reka e çon Serbinë në Det!”

  1. Blerim Reka duhet me e nderrue mbiemrin nga REKA NE PUQILLA

    BLERIM PUQILLA…..edhe le te lahet ne kete puqillë me shkinim.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top