Artdashësit e Mynihut, njihen me artin avangardist të Lumit
Takimi nën moton „Për nder të Bekim Lumit“, i organizuar në Theater Heppel & Ettlich, do të mbahet më 24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München
Bekim Lumi, regjisor i teatrit dhe profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë, që vlerësohet në Kosovës si përfaqësuesi më i rëndësishëm i avangardës artistike, do të nderohet të shtunën në Mynih të Gjermanisë, në një ceremoni përkujtimore.
Takimi nën moton „Për nder të Bekim Lumit“, do të mbahet në Theater Heppel & Ettlich, më 24.11.2018, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München.
Ikja e hershme dhe e dhembshme e regjisorit Lumit, kishte tronditur edhe miqtë dhe kolegët e tij në Mynih, me të cilët ai kishte bashkëpunuar gjatë viteve 90-ta , përderisa kishte jetuar ditët prej refugjati në Gjermani, ku kishte punuar dhe inskenuar si regjisor. Shih për këtë ata kanë marrë nismën ta nderojnë regjisorin Lumi, duke bërë bashkë krijues gjermanë dhe shqiptarë, miq dhe ish kolegë të tij.
Ishte regjisori kurd në Mynih, Dr. Hawre Zangana dhe Sabine Böhlau, të cilët kishin idenë dhe morën iniciativën për organizimin e kësaj ceremonie, për ta nderuar Bekim Lumin, në njerën anë si një artist dhe njeri, e në anën tjetër, për t’i dhënë artdashësve të Mynihut një hapësirë ??për t‘u takuar me këtë art të ri, të vecantë, të teatrit evropian. Organizatorët shprehin bindjen se ky takim do të sjell frymëzim për avangardën artistike, për eksperimentin dhe thellësinë shprehëse që bart arti i këtij artisti, në një skaj të Evropës. Po ashtu edhe Theater Heppel & Ettlich, teatër që veçohet në skenën taatrore gjermane, kishte hapur dyert e tij me dashamirësi për këtë manifestim duke njohur personalitetin si dhe profilin krijues të Lumit.
Siç dihet më 14 qershor, të këtij viti, premiera e tij, “Arturo Ui” (Bertolt Brecht) u shfaq në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, një kryevepër kjo skenike, me një analizë bashkëkohore, duke pasqyruar pamëshirë zhvillimet shoqërore në Kosovë, por edhe në Evropë.
Bekimi mrrini deri tek finalizmi i proves gjenerale dhe në të njëjtën kohë luftoi shumë me sëmundjen.
Pikërisht në natën e premierës ai e dorëzoj shfaqjen tek publiku kurse vet u shtrua ne spital…
Bekim Lumi vdiq në fund të korrikut, vetëm në moshën 51 vjeçare, atëherë kur planifikonte edhe shumë shfaqje tjera.
Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor u luajt repriza e “Arturo Ui” në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë, me nje rezonancë të shkëlqyeshme nga e gjithë trupa e aktorëve të tij.
Ky projekt që do të realizohet gjatë takimit përkujtimor për Lumin, do të ofrojë edhe një forum për diskutim, shkëmbim dhe takime midis artistëve të ndryshëm dhe artdashësve.
Audiencës do t’i ofrohen pjesë të ceremonisë mbresëlënëse të homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si dhe motive të inskenimeve të Bekimit, që do të luhen prej aktorëve te ansamblit të tij, Afrim Kasapolli dhe Bujar Ahmeti, arie nga tenori Luan Durmishi, fjalime të përfaqësuesve të skenës teatrore internacionale si: Dima Schneider (Volkstheater Mynih), Otto Novoa (Theaterlabor „Unser Theater e.V.“), Jeton Neziraj, Gonxhe Boshtrakaj, Arian Krasniqi etj.
Per pyetje drejtohuni tek : Luljeta Lumi 0174 2384696 oder Sabine Böhlau 0176 53250747, kairosisgUG, Nockherstraße 3a, 81541 München, office@kairosis.de, si dhe në Kosovë tek , Jeton Neziraj,dramaturg, +37744186393, Prishtinë.