Shkruan: Artur Roshi, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat
Politika shqiptare nuk ka qenë asnjëherë kaq e angazhuar për një reformë në këto 20 vitet e fundit. Angazhimi i saj nëpërmjet Partive politike më të mëdha në vënd është rrjedhojë e tre komponentëve:
– të kuptimit të rëndësisë së reformës;
– të përfitimit politik që rrjedh prej saj;
– të trysnisë së ndërkombëtarëve euro-atlantik.
Rezultati i reformës varet shumë nga mënyra e sjelljes së çdo Partie ndaj tre komponentëve që përmenda më lart,pra kë potencojnë më shumë. Ky ka qenë problemi i vetëm i Partive aktore në proces qasja e pa harmonizuar ndaj tre komponentëve.
z.Rama njihet si njeri që gjurmon përfitimin politik dhe të tillë e ka parë reformen në drejtësi që ditën e parë por në dy drejtime komplimentare ;
– reforma të sjellë shtimin e pushtetit të tij, dhe
– reforma të sjelli përfitimin politik në imazh e thënë ndryshe rritjen e kredencialeve politike si reformator.
E para i duhet për të ushtruar pushtet më të zgjeruar por që dështoi me ngritjen e byrose “politike “të hetimit. E dyta i duhet për të patur një kalë beteje për zgjedhjet që vijnë, por edhe kjo do i dështojë me votimin që opozita do i bëjë reformës pasnesër.
z.Rama është munduar ta shfrytëzojë shumë këtë reformë, politikisht nëpërmjet një hipokrizie të pashembullt duke dalë si reformator, si properëndimor, si njeriu që do drejtësi, që mendon për gjeneratën tjetër,etj. Por a vlen kjo për shqiptarët ? Unë them se nuk vlen as për z.Rama sepse shqiptarët e kanë aq intuitë sa të kuptojnë se reforma në drejtësi është meritë e nderkombëtarëve dhe nuk ka lidhje me qeverisjen e tij që i ka varfëruar në mënyrë të barabartë shqiptarët.
z.Basha nga ana tjetër e ka marrë seriozisht reformën dhe për vetë faktin se ka edhe profesionin jurist dhe kërkon që ta formatojë atë në detaje dhe në një mënyrë të ndershme me interesat e të ardhmes sonë.
z.Basha, sigurisht ka vlerësuar më shumë rëndësinë e reformës, ka një sjellje të sinqertë me faktorin ndërkombëtar që nuk e komplekson për parimet politike që përfaqëson dhe nuk e sheh veten në qëndrim të kundërt me ta por në qëndrim të arsyetuar dhe i përputhur me ta thelbësisht për qëllimin dhe seriozitetin e reformës.
Nëse z.Basha nuk do ishte jurist, konsesusi do ishte arritur më shpejt por do kishim nje zëvendësim të kushtetuës jo jetëgjate, pra si kjo që kemi sot, si produkt i komisionit bipartizan.
z.Meta ka patur nje rol pasiv dhe konformist me nderkombëtarët për reformën por roli i tij ditët e fundit ishte i matur dhe serioz.
Në muajt në vazhdim reforma zgjedhore me numurimin elektronik-biometrik do tregojë qasjen e politikës ndaj të drejtës së votës dhe lirisë së saj si themeli i reformës në drejtësi që derivon nga besimi qytetar.
Sido që të jetë, një qeveri teknike që besojnë gjithë palët mund të inicijojë implementimin e reformës në drejtësi pas dt. 21.Korrik, por edhe të prodhojë zgjedhje të standardeve dhe të shënojmë një fillim të ri për një demokraci të re dhe stabile.