SHKRUAN: SINAN KASTRATI
Reagim ndaj shkrimit të Hajdin Abazit me titull: “Si e vrava Ibrahim Rugovën në mars të vitit 1998!”, botuar në Bota Press – 12.11.2014.
Pasi qe e lexova me kujdes reagimin e Hajdin Abazit, u binda përfundimisht se, njerëzit e karaketerit të lig, që e kanë mizën nën kapuç, janë shpirt vegjël, smirëzinj dhe kalkulantë fjalësh boshe që ideal kanë mashtrimin. Këtë lloj karakteri e gjeta të shprehur në reagimin kundër shkrimit tim me titull: “Hajdin Abazi e Bardhyl Mahmuti u betuan në vitin 1998, se do ta vrasin Ibrahim Rugovën e kolonel Ahmet Krasniqin!”, të botuar ne Bota Press , (me 12 nëntor 2014), ku përmes llomotitjes përpiqet të fsheh të vërtetën e veprimeve të liga dhe të dëmshme, që i ka shkaktuar vendit dhe popullit, në kohën dhe rrethanat më tragjike.
Hajdin Abazi në reagimin e tij tregon se është një rrenacak i pashoq, lajkatar dhe finok, si një struc e fut kokën tek ”UÇK-ja dhe lufta e lavdishme” duke mos e pasur kurajon që ta tregojë të vertëtën e idealeve të tij të pista, që i ka, ia ka diktua mendja dhe zemra e tij e kalbur, por që si struc që ka qenë dhe ka mbetur, i ka proklamuar, jo pse e ka pas guximin ti bëjë, por me qëllimin e nxitjes së argatëve qorra që u kanë besuar Hajdin Abazit dhe Bardhyl Mahmutit, që për qëllime përfitimi janë përpjekur të kryejnë detyrat që ua kanë diktuar shefat e tyre: Hashi, Xhaviti, Jakupi, Sulltani, Lushtaku…
Zoti Hajdini, me fraza boshe, citate humoristike dhe referenca të ngjyrosura naivisht, je përpjekur të më poshtërosh, mirëpo e ke poshtëruar veten, sepse, të gjitha që i kam thënë në shkrimet e mia, sado që të përpiqesh për të mos i pranuar, janë me qindra dëshmitarë të gjallë që i vërtetojnë, janë të gjithë ata shqiptarë që atë mbrëmje të Marsit të vitit 1998, në Halmstad të Suedisë u tubuan, jo për të të dëgjuar ty por për të treguar dashurinë ndaj Atdheut. E vërteta nuk mbahet gjithmonë mbyllur, z. Abazi, siç po sheh, del një ditë në dritë, qoftë edhe pas 16 vitesh. Prandaj, unë ta kuptoj sikletin ty dhe të gjithë mëkatarëve të sojit tënd, të cilët e kanë kafshu dritën dhe i kanë shërby territ… Tash domosdo që mallëkimi ka me u ndjek!
Pra në reagimn tënd, po ta them edhe njëherë, ke bër shaka me vetvehten duke u munduar që t’iu hedhesh hi syve lexuesve të Botapress-it dhe të tjerëve, sepse – krenarinë që përpiqesh me e lidh me UÇK-n dhe me luftën e lavdishme, e ke të rreme!
Hajdin Abazi, ti e ndave diasporën shqiptare në Halmstad në “krahun e luftës” dhe në ”krahun e paqes”
Z. Hajdin Abazi ardhja jote në Halmstad, ka qenë një fatkeqësi e kobshme, sepse, falë destruktivitetit tënd përçarës, shqiptarët u ndanë në “krahun e luftës” dhe në ”krahun e paqes”! Qyteti buzë plazhit të Tylesandit, pas vizitës tënde u përgjak, falë angazhimeve tua të palodhshme ”atdhetare”, o Hajdin Abazi! Padyshim që nuk e ke harruar që Haxhi Shabani, antar i komisionit për ndihma, pas doreheqjes time, e therri me thikë Naserin, shkaku i parave që i kishim grumbulluar e që, ti me shokët e tu, jo rastësisht i bëtë mollë sherri!
Terri informativ që kishte kapluar Kosovën, ju shkonte per shtat. Po at natë, ti, Lum Haxhia e lëshove edhe një rrenë të madhe, ate të radhës se, gjoja, MIG-un – aeroplanin luftarak serb e keni rrxua ju, UÇK-ja…. afër qytetit të Klinës! Sigurisht që të kujtohet kjo?
Hajdin Abazi, krejt çfarë kam thënë në shkrimin tim, nuk ia heqi as edhe një presje. Ti ke thënë “… do ta vras Ibrahim Rugoven, me doren time…” nuk kam qenë vetëm unë që të kam dëgjuar. Përveç Nezir Adem Nikqit, ka reagua edhe Ali Muç Kurtaj…
Më vonë, Bardhyl Mahmuti, në shoqatën “Liria” në Malmö, para rreth 300 shqiptarëve (si zëdhënës i UÇK-s) duke iu përgjëgjur pyetjes se një bashkatdhetari, do të deklaronte: “Po, do ta vrasim edhe kolonel Ahmet Krasniqin…!” Mjerisht, deklarata doli e saktë. Pas dy apo 3 orëve, në Tiranë, vritet Kol. Ahmet Krasniqi, Ministri i Mrojtjes i Republikës së Kosovës, kryeushtaraku profesionist shqiptar.
Ti Hajdin Abazi, hiqi syzet sepse e sheh botën më mirë
Unë nuk jam fajtorë që tipat si ti, Hajdin Abazi, e keni kaluar “lumin” pa u lagur duke shpresuar se, gjithçka rreth të bëmave të sojsorolopëve të kastës sate do të avullohen. Jo, gabim e keni menduar. E vërteta ka me u thanë jo pas 16 vjetëve por edhe pas 600 e 6.000 vjeteve! Unë po ta them ty, vetëm një të vërtetë të vogël, se ti nuk ke luftuar për çlirimin e Kosovës! Ti vetëm ke kalkuluar sepse, detyra jote e porositur ka qenë, kalkulimi me ndjenjat e pastra atdhetare dhe shfrytëzimi i sakificës kombëtare për interesat personale Tuajat dhe të klanit që i përket. Në shkrimin e publikuar kam dashur vetëm të të them se, e keqja nuk harrohet.
Hajdin, hiqi syzet sepse e sheh botën më mirë dhe do të bindesh se shqiptaria është më e madhe se të bëmat e tua!