Reagim ndaj Ramë Bujës

SHKRUAN: GANI GECI, ISH-DEPUTET I PARLAMENTIT TË KOSOVËS

Me Ramë Bujën njihemi që nga viti 1986. Kemi qëndruar bashkë në burgun e Mitrovicës, në dhomën nr. 8. Unë aso kohe isha 18 vjeçar. Bile, unë jam bâ Marksist me mësimet e Ramë Bujës.

Pasi kam dal nga burgu, fillova me iu nxjerrë kajde vëllezërve të mijë, sepse ne kishim traktor e kumbaj e Baci Ferat nuk kishte as traktor e as kumbaj. E bëja këtë sepse Marksizmi na mësonte që të gjithë njerëzit duhet me qenë të barabartë, e të barabartë në Demokraci nuk ishin të gjithë. Në demokraci, ai që po punon ka, ndërsa ai që nuk punon dhe mrizon tërë ditën, s’po e kishte një pulë të vetme para dere.

Ramë Buja është mirë me tregue te vërtetën, që unë Gani Geci ta kam dërgua mji njeri në shtëpi në vitin 1997, ose fillim të vitit 1998, atëherë sa Rama ishte në LDK, dhe i kam thanë tekstualisht: hajde Ramë Buja pash Zotin deri në Drenicë se këtu ka fillu lufta edhe këta këtu, këta qe janë në luftë, lidhje nuk kanë as me luftën, as me politikën e as me me kry. E Rama, në luftë ka hy tek në maj të vitit 1998.

Në fund të marsit, pas vrasjës së komandantit Legjendarë, nga Perëndimi në Drenicë kanë ardhë Shukri Buja, Fatmir Limaj, Fehmi Lladrovci, Sami Lushtaku, Sahit Jashari e disa tê tjerë. Përshëndetjen me grusht në radhët e UÇK-ës e kan pru këta.

Pas lufte, unë dhe Besim Dajaku kemi shku në banesë te Ramë Buja. Rama, banesën e ka pasë mbi konvikte dhe i kam thanë: Ramë, në burg kemi qenë shokë, edhe qysh burrë nuk më mbrojte pasi ke qenë anëtar i shtabit të përgjithshëm? – ti të pakten më ke njoftë! Rama më tha: “e para, kam gabu që nuk jam ardhë atëherë kur më ke thirrë. E dyta, sherrin ta kam pa ty, sepse tue të mbrojtë ty, gati jam vra me ata te shtabit të përgjithshëm. Për atë plagēn që e ka Rama në faqe, kishte me qenë mirë me tregu se si ka ndodhë?

E vërteta e mbronë secilin nga rrena. Ramë Buja është personi i vetëm që unë i kam besue dhe Rama më ka tregue se çfarë i ka thanë Jakup Krasniqi Ibrahim Rugovës në Rambuje. Atëhere këta Marksistat filluen me i thanë Jakup Krasniqit, Baci Jakup! Ma vonë, në vitin 2010 – 2011 filluen me i thanë Jakupovski.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top