Disce aut discede

Reagim kundër reagimit “Mos prekni te legjenda e gjallë, ju z.Kastrati!“, Bota Sot, e premte, 28 tetor 2016 në rubrikën: Opinione dhe me nëntitull, me shkronja të zeza (kursive): ”Edhe ma marre për ty o Sinan Kastrati. (Reagim me shkas)” me autor Zef Prenka, kundër shkrimit tim të publikuar në Bota Sot, dat. 28 tetor 2016, në rubrikën: Opinione e me titull: ”Marre o Anton Quni!”.  Sinan Kastrati

Përdora një aforizmë në gjuhën latine por për ty o Zef do të them një në gjuhën shqipe, një si ”motër”: ”M`so si baba, magar mos u bân” dhe “M`so, si baba magar mos u bân”! 

Reagimin tënd “zotëri” Zefi e lexova dhe e rilexova. Njëherë mendova mos të përgjigjem shkarravinave tua, fjalëve fyese e ofenduese por për hir të kulurës e traditës shqiptare po edhe familjare e timën personale dhe lexuesve të gazetës Bota Sot, do të përgjigjem shkurtë.

Unë Anton Qunin e kam pasur idol se si duhët të jetë një ushtarak i shkolluar dhe një njeri me të gjitha virtytet njerëzore e kombëtare. Këtë mund ta gjesh në të gjitha shkrimet e mia të mëhershme, edhe pse të pakta por modeste siq ishte modest dhe i thjesht Ushtaraku Anton Quni.

Anton Çettën, profesorin tim, autorin e librit të parë për fëmijë që pata lexua bashkë me prrallat e fabulat e Ezopit, Lafentenit etj. të përkthyera nga rilindasët tanë, “Në prehën të gjyshes”, Mentorin tim dhe një ndër njerëzit me të dashur, më të ndershëm e të URTË që kam njohur, njeriu që më ka përkarah moralisht e më ka ndihmua materialisht kur isha në gjendje shumë të vështirë dhe i ndjekur këmba -këmbes nga pushteti i athershëm, pas Motitt të Madh, 1981, kur profesori punonte si Shef i Sektorit të Folklorit në Institutin Albanalogjik, zyrën nr. 4, Kryeplakun e kryepleqëve të Kosovës, për faljen e gjaqeve dhe ngatrresave … dhe njeriun që në njeqind vjet nuk lind nëna shqiptare e Kosovës, si ai. Nuk e kam mërzi, inat (“FOBI” ?) por e kam dashur dhe KURRË nuk e harroj ! Po kush nuk dëshiron të bëhet si Anton  Çetta ? Pse jo, edhe si Anton Quni, si ushtarak?  E ardhmja do të tregoj, se si e njoha unë profesorin, takimet me te, ndejat, ndihmat,udhtimet, këshillat që mi ka dhenë dhe AMANETIN që ma ka lënë e ende nuk e kam krye krejt..

Pse i ke shtrembërua faktet, z. Zef, veq ti e din.

Librat e profesor Anton Çettës i mbaj në krye të raftit, bashkë me “BIBLËN” e “KUR`ANIN”, shqiqp,”Mesharin” e Buz.  e profesor Eqrem Çabejn, Ajetin e Ali Hadrin, profesor Shuteriqin … e Qamil Haxhihasanin që profesor Çetta thonte se është “Shtylla e folklorit shqiptarë”.

Fjalët e profesor Çettës i ruaj, thellë në gji, jo në gjepa. Edhe ditën e fundit kur ika nga Kosova, me 22 qershor 1992, shkova dhe u përshëndeta me profesorin. Ate e gjeta në rrugë me dy vajzat, si Zanat e Malit. U përshëndetëm dhe më perqafoi, për mallshëm, për herë të fundit e mi tha disa fjalë ngadalë, sikur që fliste, “mehlem për varr” (Pop.).

E si mund të kem kem “fobi”  (?) ndaj një njeriu kaq TË MADH ?

Zef, “a je n`men”?

Zef, shko te prifti rrëfehu ose te hoxha, ta shkruan një hajmali e ndoshta bënë më mirë.

Or Zef, nuk ke pas nevojë që të bëhesh pra bedel i Antonit e as “avokat” (i dreqit) për  Qunin.

Ato që unë i kam thënë, topi nuk i luan dhe nuk e kam ndërmend me e hjek as një presje, jo kundër Anton Qunit por kundër “Komandantëve”, si Syla, Samiu, Demakët e Dem-aqët, hashimat, sabitat e “zabitat” … që, disa janë dënua nga Gjykatat e të tjerët janë të akuzuar, janë ngritur aktakuzat nga gjykatat dhe pritet të dalin para drejtësisë në gjykatat tona e ato ndërkombëtare, tash e pas 100 vjetëve, nëse kanë “ymer”… e Quni, nuk është dashur të del në përkrahje të të keqes dhe të këqijave të tyre që janë të shumta.

Ku ishe ti “zotëri” Zefi që nuk reagove kurrë kundër atyre që VRANË njerëz të pafajshëm, civilë, në “luftë” e në “liri” dhe pas “çlirimit” e “pavarësisë” së Kosovës u bënë milionerë, ndërtuan KULLA, “KALA” e KËSHTJELLA e hapën “hamame” e hareme”, si në kohën e sulltanëve?

Pse nuk e ngrite zërin e nuke drejtove gishtin tregues e nuk e hape kurrë gojën kundër tyre? “

“Zotëri” Zefi, a e din ti zotëri se këta “komandantë” dhe të tjerë që Quni “i mbrojti” e foli sikur “Ciceronët” e u turr si “spartakët” në teatrot e në kolleseumet e kohës e Perandorisë Romake? Ata “komandantë”, “gjeneralë” dhe të tjerët i kanë lidhur dhe i kanë rrheh deri sa janë pshurr njerëzit e ndershëm, të burgosurit, që është në kundërshtim të plotë me normat njerëzore, doket e zakonet shqiptare dhe normat e ligjet ndërkombëtare.Shembuk ke sa të duash, si: Gjergj Deadajn, kryetar i liberalëve, tash Zv. Ministër, (vetë Hashim Thaqi e ka rreh si magjupi tupanin), Blerim Kuqin, Jakup Kastatrtin (ish kryetarë të Komunave në Malishevë e Suharekë e dy të tjerë, kryetarë komunash i kanë vrarë, Racin e Siqevës, në Klinë dhe Bytyqin në Suharekë), Babain e Bujar Buzhalës dhe disa të tjerë, Bashor Gegë Buzhalën, ish ofiqar në zyrën e vendit në Ujmir, bashkësi lokale, Bardhec Prek Laci nga Dabërdoli, ish mësues i edukatës fizike në Ujmirë, Miftar Idrizi Hoti …etj.  pa asnjë arësye. Arësyet i din fshatarët e fshati Qabiq po edhe këta “komandantë”, disa të ulur në Parlamentin e Kosovës, shumë afër Antonit me “skemlia”. Tjetër, a e din ti Zef se si janë maltretua e kanë heq të zitë e ullirit, në “Ferrin e Dantes”, “Si u arrestuan deputetet e Kuvendit të Kosovës ? “EULEX po heton “shtatorin e vitit 1998” – “ndalimin” e 13 zyrtarëve të LDK-së nga UÇK-ja

Tetëmbëdhjetë vjet (Shën. i aut.) pas “ndalimit” nga UÇK-ja të delegacionit prej 13 vetash, të kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Drenicë, duket se do të bëhet objekt i hetimit nga prokuroria e EULEX-it.

Atëbotë, në shtator të vitit 1998, në fshatin Qirez të Skenderajt u ndaluan mjeku Isuf Telaku, kryetari i Degës së LDK-së në Drenas, Mehdi Bardhi, Agim Krasniqi-LDK, Gjergj Dedaj-PLK, Sokol Blakaj-PLK, Kurtesh Devaja, Simon Augustini, Veli Bytyqi – PSHDK , Çaush Bajrushi, Milaim Kadriu dhe tre aktivistë të tjerë bashkë me aktivistet e tjera Nekibe Kelmendi e ndjerë, si dhe Sanie Aliu.

Nekibe Kelmendi dhe Sanie Aliu u lanë të lira ndërkaq të tjerët u mbajtën “në ndalim’ për 3 ditë e 3 net rresht. …”.

Të gjithë, pa përjashti, të gjithë “komandantët e “zonave”, dyshohen se kanë keqpërdor luftën për qëllimi përfitimi, për poste e për para, duke i eliminuar kundërsharët e vetë politikë e ushtarak.

Në Llap, ”komandant” ”remi” e artaku i tij, ”lata”, u dënuan, tash janë liruan, e din pse ?

Në¨Dukagjin, vëllezërit Haradinaj, gjithashtu, u dënuan, edhe ata u liruan. Për Hashimin do të flas herave tjera.

E tash more ”zotëri”, nëse i lexove shkrimet që po ti dërgoj, edhe në file, vetëm dje e sot qka është thënë, ti nuk do të kishe reagua, por do të trushe … .Unë në Arkivën time kam më shumë se 500 shkrime të publikuara, në gjuhën shqipe dhe gjuhë tjera që “flasin” kundër këtyre ”komandantëve” që Quni i mbronte dhe i bënte me qajt deputetët ”demokratë”. Po këta ”komandantë”, ia kanë vrarë Antonit shokët e luftës,  Kolonelët: Ahmet Krasniqi, Tahir Zema e besa edhe shumë të tjerë.

Po këta “komandantë” i kanë ndarë luftëtarët në luftë dhe tash nuk i kanë futur në listat e përbashkëta veteranët, JO TË GJITHË.Pra i kanë ndarë, edhe të “vdekur”.

Këta duhët me i mbrojt Quni-a? Dhe ti me e mbrojt Antonin-a?

Ta mbrojsh ”Sulltanin” e Samiun pajtohem por kur gjykata e ka thënë fjalën e vetë, ”politikajt” e aq më pak ”deputetët”, ”ministrat” e të tjerët, por edhe ti, nuk duhët të flasin.

E din këte apo jo?

Unë “i njoh” ndryshe ata që iu dual në mbrotje Antoni (jo profesor  Çetta). 

E pra, a e din Anton Quni se ata janë vrasës ose janë urdhëdhënës të vrasjeve?

Ata dyshohët dhe janë dënua për punë të liga, të pista e të poshtra që nuk është në traditën shqiptare me vra njerëz pas shpine, shokun e lufës kur je në luftë kundër armikut, shkaut.

Me siguri se Antoni i din këto.

Përveq shqiptarëve, askush nuk i përkrah vrasësit, sidomos ata që janë dënua nga një gjykatë, përveq avokatëve që mundohën të gjejnë  “vrimat e ligjit (Një poet nga Klina thot, më falni n`shprehje: “birat e ligjit”) për me i mbush gjepat me pare.

Zef, gjejma një ”komandant”, jo Anton Qunin, Rrustem Berishën dhe krejt ushtarakët profesionistë që janë rreshtua në vijën institucionale, në FARK, që nuk janë të dyshimt, të dyshuar me të VËRTETË, dhe me fakte?.

A  ishte Ramushi, komandant i zonës së Dukagjinit, Fatmir Limi, i asaj të…Pashtrikut,   (Llapushës), Shukri Buja, i Nerodimës, komandant “Qorri” i Kaqanikut, ”Remi” i Llapit, të Drenicës, të gjithë, të dyshuar dhe disa edhe të dënuar, nga gjykatat?

Pse pra shkeli  Antoni në “drrasë të kalb`t” ?

-Pse po e rrejmë shoqi shoin, ”zotëri” Zefi duke i marua qef vetit, “petlla me ujë”?

Dhe për këte ia ngreha veshin Antonit, jo për tjetër. Por, mos harro ti Zef, Antoni nuk është dashur të bëhet as ”Zëvendës”, ”Zëdhënës” dhe as ”portparol” i ”gjeneralëve” të hashimit e komandantëve analfabetë, si Syla..

Sa njertëz janë vrarë e “vetëvrarë” vetem pas “luftës?

Adem Demaqi, Agim Qeku, Azem Syla, Hashim Thaqi nuk bënë vetë vrasje, ” … As Hashimi nuk e vrau hala veten kur e çoi në 50 mijë apo 70 mijë numrin e luftëtarëve të UÇK aq sa Enver Hoxha që mashtroi me 70 mijë partizanë e 28 mijë dëshmorë që nuk kanë as listë emrash.

As Agim Çeku në Kosovë, Agim komandanti i UÇK nuk e ka vra as varë hala veten. As ata komandanta që shesin deshmi lufte e trimnie, që shëmtojnë qëndresën shqiptare, që bëjnë të tallen serbët me ne, që bëjnë të fyhen amerikanët që na çliruan, pilotët e NATO që bombarduan 78 ditë kundër Serbisë për lirinë e Kosovës … ” (Rexhep Shahu).

Unë jam bazua vetëm ato që kam lexua nga shtypi, nga mbledhja e djeshme (E enjte, 27 tetor 2016) e Kvendit të Kosovës, fjalimet e Anton Qunit. Ka pas edhe shkrime e “Opinione” tjera nga autorë të tjerë …..(Disa nga këta flasin edhe më mirë se unë e me fjalë më zgjedhura se unë, si “nusja e krehur” por ti o Zefë nuk i ke parë sepse “një therrë të ka dalur përpara syve e nuk pe sheh malin”. Qe disa shkrime:

1.”Bajrush Morina: Mos heshtin deputetë të LDK-së, mos u lig bre Komandant Anton Quni!”, Bota Press – 27/10/2016. Linku: http://botapress.info/bajrush-morina-mos-heshtin-deputete-te-ldk-se-mos-u-lig-bre-komandant-anton-quni/

2.”Anton Quni vjen me një fjalim prekës për vëllezërit Demaku”, Bota Press – 27/10/2016. Linku: http://botapress.info/anton-quni-vjen-me-nje-fjalim-prekes-per-vellezerit-demaku/

3. “O komandant Antoni! Rri me lavdinë e Koshares”, Shqiptari.eu, 28 Tetor, 2016, Shkruan: Sefedin Krasniqi.    

Linku: http://www.shqiptari.eu/o-komandant-antoni-rri-me-lavdine-e-koshares-2/.

4. “Nxehen gjakrat në Kuvend, Nuredin Lushtaku i sulet Konjufcës, dështoi miratimi i Rezolutës për UÇK-në”.Bota Sot, 27 tetor 2016 Në ora: 07:54. Linku: http://botasot.info/aktuale-HYPERLINK “http://botasot.info/aktuale-lajme/597474/nxehen-gjakrat-ne-kuvend-nuredin-lushtaku-i-sulet-konjufces-deshtoi-miratimi-i-rezolutes-per-uck-ne/” lajme/597474/nxehen-gjakrat-ne-kuvend-nuredin-lushtaku-i-sulet-konjufces-deshtoi-miratimi-i-rezolutes-per-uck-ne/

Pjesë nga fjalimi i A. Qunit, marr nga Bota Sot: ”Anton Quni: Do të mbaja një pjesë të burgut të Sylejman Selimit.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se do të mbante një pjesë të dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit.

Quni ka pasur fjalë të mira për Selimin, duke u bazuar në kohën kur ishte këshilltar i tij derisa ku ka qenë komandat i FSK-së.

“Vullnetarisht do të mbaja një pjesë të burgut, në vend të Sylejman Selimit”, ka thënë ndër të tjera Quni.

Kuvendi i Kosovës është këtë të enjte duke mbajtur seancë për vlerat e luftës së UÇK-së, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”.

5. “BE kërkon nga deputetët të mos i kontestojnë vendimet e gjykatave”, telegrafi.com.

Linku: http://botapress.info/bajrush-morina-mos-heshtin-deputete-te-ldk-se-mos-u-lig-bre-komandant-anton-quni/ …..

6. “Si nuk e vrau veten asnjë komandant a gjeneral lufte”, Rexhep Shahu. Bota Sot, 27 tetor 2016 Në ora: 16:40.

Linku: http://www.botasot.info/opinione/597854/si-nuk-e-vrau-veten-asnje-komandant-a-gjeneral-lufte/

Sinan Kastarti, Suedi

P.S. Sqarim:

Quhëm Sinan Kastatrti. Jetoj në Suedi.

Dje, e premte 28 tetor 2016, u publikua një shkrim imi me titull: “Marre o Anton Quni!”, Sinan Kastrati, Bota Sot, 28 tetor 2016 në ora: 10:59. Linku: http://www.botasot.info/opinione/598204/marre-o-anton-quni/

I menjëhershëm ishte nje reagim me titull: “Mos prekni te legjenda e gjallë, ju z.Kastrati!” dhe me nitull: “Edhe ma marre për ty o Sinan Kastrati. (Reagim me shkas)”, Bota Sot,28 tetor 2016 Në ora: 18:38, me autor Zef Prenka.

Linku: http://www.botasot.info/opinione/598493/mos-prekni-te-legjenda-e-gjalle-ju-z-kastrati/

Unë reagova përsëri por Bota Sot nuk deshi ta botoj reagimin tim për shkaqe të pakuptueshme për mua, me arsyetimin se unë kam përdor si referenca disa personalitete të gazetarisë dhe gazeta e portale që ata nuk kanë bashkpunim, si ”Bota Press”, ”Shqiptari.eu, Sefedin Krasniqin ….

Më vie keq nga lexuesit e ndershëm të Bota Sot që nuk patën mundësi me i lexua ata në gazetën e tyre ato që unë kam mendua dhe mendoj për Anton Qunin e të tjerët, komandante e ”komandantë”.

4 thoughts on “Disce aut discede”

  1. Sinan Kastrati

    Falenderoj te ndershmin Mal Uka, mikun tim te moqem por komentin e tij nuk e kuptova si duhët, ndoshta pse ka dalur nga spitali dhe ende është i lodhur. Unë i dëshiroj shërim të shpejt dhe i dëshiroj edhe Malit: Mire se naa vjen në Lidhjen e Prizrenit, Portalin Informativ të Ballit Kombëtar Demokrat !

    1. Sinan ke te drejt Qe ne fillim te shkrimit te komentit tim
      Pa dashje me ka dale nje( ne ) Pra largoje ne te lexuar
      Pra fjalija fillon ; Ma se paku……. E jo Ma me se paku
      Besoj se rreshtat te tjere jan te carte Fm Pershendetje !

  2. Ma se pakti i ban nere atyre qe punojne ne gazeta e mjete te informimit qe shkrimit te autorit tja hekun apo shtojne vetem nje shkronje. Une i kam lexue rregullisht shkrimet e Z Sinan Kastrati. Ne secilin shkrim te tij Sinani pos gjuhes se rrjedhshme qe e ka studijue dhe e ka ndertim vehtanak. Ngjarjet qe i paraqet nuk jan pjelle e fantazise se tij, por jan realitet i shprehur nga njerzit e perjetimeve qe Sinani me vemendje ua shenon fjalet. Aty ku vet e jep ndonje gjykim, Sinani niset nga parimet e intelektualit , nga interesi per ta luftue te keqen dhe pa as ma te voglin interes personal Pra redaksite botuese duhet ti lejojne hapsire kultures shqipetare te cilen e spikate dhe me aftesi mjeshtri e kultivon Sinan Kastrati Une e pergezoj per shkrimet e tij qe pasqyrojne realitet !

  3. Sinan Kastrati

    Kërkoj mirëkuptim nga lexuesit dhe Stafi Redaktues i “Lidhjes” por titulli i reagimit mungon.
    “Disce aut discede”, është dhe duhët të jetë titulli i reagimit tim. Falënderoj “Lidhjen e Prizrenit”, Portal Informativ i Ballit Kombëtar Demokrat.
    Falenderoj edhe mikun tim, Sefedin Krasniqin nga Zhilivoda, me vendqëndrim në Zvicërr.
    Përshënde lexuesit e ndershëm “ballistë” të Lidhjës së Prizrenit!

    Sinan Kastrati, Suedi,
    Malmö, 30 tetor 2016

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top