REAGIM I GANI GECIT PËR XHAFER DEVËN

Në vitin 1999, Komandanti Gjerman i forcave të NATO-s, i jep 30 minuta kohë komandantit serb të largohet nga Kosova.

Të dashur miq, në vitin 1940-1941, kohë kur kanë ardhur gjermanët në Kosovë e bashkë me ta u bë Shqipëria natyrale dhe ministër i punëve të brendshme të asaj Shqipërie ishte Xhafer Deva, ndërsa në vitin 1945, kur përfundoi lufta, vendi ynë Kosova përsëri u okupua nga serrbët dhe udhëheqës të okupimit ishtin Tita, Dushan Mugosha, Enver Hoxha, Fadil Hoxha, Milladin Popoviqi dhe Kosova mbeti e okupuar deri në vitin 1999, kur përsëri në Kosovë erdhi pakti NATO, kësaj radhe të bashkuar Amerikanët, Anglezët dhe Gjermanët. Ne Shqiptarët nuk ishim fajtor që kërkonim lirinë tonë, por fajtor ishin serrbët dhe partizanët që e kishin pushtuar Kosovën.

Në vitin 1941 u hapën shkollat shqipe në të gjitha trojet shqiptare dhe në vitin 1999 u rihapen shkollat shqipe në Kosovë.

Sipas të gjitha shënimeve, Xhafer Deva kishte shpëtuar mijëra hebrenj duke i paisur me pasaporta Shqiptare për të udhëtuar lirshëm atje ku dëshironin.

Tani, nga sot, pro ose kunder Xhafer Devës do të ndahën nipat e nacionalistëve shqiptarē në njërën anë dhe serrbët bashkē me nipat e komunistëve në anën tjetër.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top