Reagim i Adriatik Riza Dostit

Pas shkrimit tim te djeshem per Kadarene, postuar ne faqen time te fb, verej se ne faqet e tyre disa “miq” fejsbukjane u zgjuan si nga nje enderr e keqe dhe “Cfare ka barku , nxjerr bardhaku”, disa prej tyre kane zene e postojne si kunderpergjigje, statuse per Enver Hoxhen ku e percaktojne si “krenaria e kombit tone, udheheqes legjendar, burre shteti i madh, komandant e strateg i rralle etj etj.” O Mjerane e drite shkurter, nuk lahet dot M….i me Sh….e, dhe mos e ngacmoni mutin me shkop se vjen ere me shume e qelb dynjane thote populli. Mos i provokoni Shqiperine e Shqiptaret ne kete lloj menyre sa te turpshme aq edhe te pa pergjegjeshme. Pasojat e Diktatures e Diktatorit te saj gjakatar ne shqiptaret po i vuajme e do ti vuajme ndoshta edhe per shume kohe, ndaj ne shtepine e te varurit Mjaft e permendet Litarin. Perpiquni te pakten te shpetoni veten e shpirterat tuaj nga gogoli komunist qe ju ka marre perfundimisht mendjen e ju ka gllaberuar me pas edhe zemrat e shpirterat. Bejeni te pakten, qe te mos ju vrisni te nesermen femijeve tuaj e te mos ju prishni enderrat e bukura te paqes, miresise e mbaresise niperve e mbesave tuaja. Per Mua mos u merakosni fort se jam shendoshe e mire si kokrra e molles, pasi kame shume kohe qe jo vetem e kam vrare ate lloj gogoli por e kam pastruar mendjen, zemren e shpirtin tim ne ate fare feje sa nuk guxoni ta mendoni dot…OK…

Per te mos ma prishur dot kete Weekend te bukur dimeror e pakta gje qe mund te bej per JU eshte “nje e fshire nga lista e miqesise sime ne fb”, duke Ju uruar te gjeni njeri tjetrin ne cdo skute ku jeni fshehur e qendroni me sy e veshe ngrehur sic ju porosiste Partia e Komandanti. I pafshi hajrin. Nuk e di pse kam nje lloj bindje absolute se Shqiperia e shqiptaret do ishin shume me mire e shume me ndryshe pa ju; vemjet, fanatiket e nostalgjiket e se shkuares sone te djeshme te zeze, makabre e gjakatare. Madje jo vetem Shqiperia por i gjithe njerezimi do te rronte me mire e me ndryshe pa ju. Ndaj çdo dite lus Zotin se, kur do vije ajo dite qe Shqiperia te nxjerre jashte ligjit Partite e shumelllojta komuniste shqiptare ne vend, si dhe ti ndaloje me ligj e Kushtetute, ato, veprimtarite e tyre si dhe çdo lloj propogande e agjitacioni te tille komunisto – bolshevik, te cilat i sollen Atdheut tone fatkeqesite e katrahuren me te madhe e me te rende ne historine e egzistencen e tij mijera vjecare.

1 thought on “Reagim i Adriatik Riza Dostit”

  1. Meqense me quajte provincial komunist dhe te njeri te padreqshem!!Shkruajte do te pergjigjem ne menyren me qytetare vlonjate e di qe vloren e quan provinc dhe tiranen europ un sot do te them pak gjera:E para nuk i perkas asnje partia dhe as atij sistemi se un kam lindur ne vitin 1991 dhe normalisht skam asnje lloj nostalgjie per ate kohe se nuk e jetova..Sa per provincial mentaliteti im nuk ka lidhje me ate qe thua di dmth pak me respekt me provincat se eshte fyerje per to se ata njerez qe jetojne atje sna kane asnje faji ti ektikojme ashtu!!Personalisht i kam pare te gjitha shkrimet tuaja se me terheqin me kane pelqyeq sic me keni pelqyer dhe ju kur flisni per atdheun tone Shqiperine!!!Nuk kam dashur te te fyej per asnje cast dhe komentet qe te kane ardhur sjane veper e imja!!!Bashke kemi pasur perplasje vetem per shkrimin qe keni bere per Ismail Kadarene!!Nqs un kam kundershtuar per Kadaren nuk u hyn shume ne pune se mendimi im nuk e ndryshon tendin!!Sa per te padreqshmen un rrjeth nga familje qytetare!!edhe po kam ndonje cik fije respekt per komunizmin mos harro qe gjyshrit e kane bere punen e tyre do na treguar e thene ashtu keshtu ajo kohe…Te jesh i bindur sjam as komunist dhe as nostalgjik i atij sistemi dhe i as ketij sistemi!!!pashaporten me Leka Zogut me pikat e saj i kam ne Dhomen time dhe sa ngrihem i shikoj gjithmone…I Dashur Adriatik respekt per familjen tuaj kontributin qe ka dhene per vendin dhe respekt te vecante per figuren tuaj te gazetarit…..

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top