Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Rashid Hasanpur, në intervistën e tij dhënë për Radio Beogradin 1 ripërsëriti qëndrimin e palëkundur antishqiptar të Republikës Islamike dhe i dha mbështetje të fuqishme aspiratave të Serbisë për ripushtimin e Kosovës.
“Kemi mirëkuptim të madh kur bëhet fjalë për çështjet me karakter regjional dhe ndërkombëtar, sepse të dy palët, Irani dhe Serbia mbajmë qëndrime identike në raport me të drejtën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja që Irani nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ne e mbështesim fuqimisht integritetin territorial të Serbisë dhe jemi shumë mirënjohës për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë në raport me Republikën Islamike të Iranit. Serbia i është shmangur ose ka votuar kundër çdo rezolute ku është kërkuar vendosja e sankcioneve ndaj vendit tonë.”, tha ndër të tjera ambasadori iranian në Beograd, Rashid Hasanpur.