RAMUSH TREGOJ DAUTIT, E AS TI FADIL MOS U NGUT!

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Këto ditë do të kërkoj nga Fahri Mahalla (Lausanne) dhe nga Ramush Gashi listën e atyre që ushtruan në periferi të Monthey – CH (në stadiumin afër Verolez) në vitin 1991. Ushtrimet fizike i ka udhëhequr Ramush Gashi, ndërsa gjuajtjet me armë janë zhvilluar në standin e qitjes në Lausanne! Municionin njerëzit e kanë paguar nga xhepi i vet.

Jo që do të kërkojmë ndonjë kompensim dëmi, por le të dihet dhe ta kuptojë edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradaniaj. Dauti mund ta pyes edhe vëllain Ramushin, i cili për hirë të vërtetës nuk ishte me ne, por këtë fakt ai e di shumë mirë!
Mirë që ende s’kemi vdekur të gjithë!

Ato ishin grupe guerile që filluan të shohin dritën nën Ministrinë e Mbrojtjes së Hajzer Hajzerit, e cila u denoncua dhe pasoi me dënimin e 72 personave nga organet represive serbe në vitin 1993. Unë kam folur vetëm për një pikë ku janë zhvilluar ushtrime në Zvicër, sepse kam qenë vetë pjesëtar. E di që kemi qenë afër 30 veta, që kemi ushtruar 3 javë (ushtrime fizike). Meqenëse, LPK-ja ishte në dijeni, këto ushtrime dhe aksionet e mëvonshme në Dukagjinë, të Grupit të Salih Çekajt, në Drenice të Adem Jasharit dhe në Llap të Zahir Pajazitit, përvetësoi dhe doli me emrin UÇK. Edhe këtë emër e kanë vjedhur, siç e kanë vjedhur tërë historinë:

LDK, sidomos degët e Diasporës kanë faje të mëdha që i ruajnë nëpër paketa me qindra dokumente dhe shkrime e procesverbale të ndryshme e nuk i publikojnë.

Nuk duhet të akuzohet vetëm Bukoshi. Ai vërtetë është tradhtari dhe hajni më i madh, por edhe ata që e kanë qenë në krye të 3 % (koordinatorët) edhe pse s’kanë pasur drejt të tërheqin para nga Banka, megjithatë statistikat i kanë kush sa ka paguar.

Të majtit kanë ditur gjithmonë t’i materializojnë të bëmat e vockla të tyre, e të djathtët gjithmonë kanë menduar që ato që i kanë bërë kanë qenë gjëra të vogla!!!

1 thought on “RAMUSH TREGOJ DAUTIT, E AS TI FADIL MOS U NGUT!”

  1. Shum e vërtet i nderuar. Edhe në Gjilan gjat vitit 1991 bëm formimin e njisive ushtarake për intervenim të shpejt. Rast nevoje për të intervenuar atje ku ka nevoj ntër teritorin e Kosovës. Dhe kto njisi kan qen formuar nkuadër të ministris së mbrojtjes së qeveris së atëhershëme. Dhe për kte mund ta dëshmoj me fakte , dëshmi dhe dokumente. Por mesa po shihet askush sësht i interesuar ta di të vërtetën. Sepse jan msuar të vjedhin të vërtetën tė vjedhin pasurin dhe ti vjedhin meritat e tjetërkujt për ti përvetsuar dhe shkruar nji histori të rrejshëme.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top