Rama me vizatime, Shqipëria me mjerime

Kryeministri ikën fshehurazi për qejf vizatimesh dhe organizon një ekspozitë me super shpenzime, ndërkohë që në Shqipëri lë përmbytje, konflikte e flakë. Vendi ka mbetur pa qeveri dhe i vetmi angazhim në parlament ngelet planifikimi për privatizimin e buxhetit të 2017-s. Papërgjegjshmëria ka marrë dje si përgjigje revoltën në Shkodër dhe pritet të protestat të shpërthejnë në të gjithë vendin.

Shqiptarët janë pa qeveri. Në një kohë kur vendi gëlon nga një sërë problematikash, siç janë përmbytjet, droga, shpërthimi i rafinerisë në Ballsh, vrasjet e shumta, kryeministri zgjedh të zgjidhi punët e tij personale. Rama ka marrë lejen, ai tashmë po prezantohet si piktori Edi Rama nga Shqipëria, ndërsa shqiptarët janë pa kryeministër.

Ashtu siç u ndjen naftëtarët dje, të braktisur, të shfrytëzuar, të lënë pas dore, po ashtu po ndihen prej ditësh edhe të përmbyturit. Rama  ka braktisur hallet e qytetarëve, fokusi i tij i vetëm është shtimi i pasurisë familjare, duke shfrytëzuar ekspozitat e shkarravinave. Rama nuk denjon të marrë përsipër përgjegjësinë për dëmet kolosale të përmbytjes disa ditore në vend, ai edhe nga foltorja e Parlamentit ku kishte mundësi të shfajësonte veten që nuk pati asnjë reagim, nuk doli në terren së paku të shihte gjendjen, edhe të enjten e lënë pas u mundua të fshihte dëmet dhe jetët e humbura.

Kështu në kulmin e problematikës me përmbytjet, ai i braktisi shqiptarët e udhëtoi drejt New York-ut për të qenë i pranishëm në hapjen e ekspozitës së vizatimeve të tij. Rama duket se paska rënë në dashuri me skandalet mijëra dollarëshe, që na dhuron prej tokës së premtuar të SHBA-ve, sepse vetëm pak kohë nga bërja publike e shifrës prej 80 mijë dollarësh, që kishte paguar për foton me Obamën, po na prezanton dhe mega skandalin e radhës 300 mijë dollarësh, sepse kjo është shifra që Edvini ka paguar për të bërë të mundur ekspozitën e shkarravinave të tij në galerinë “Mary Goodman Gallery” në New York.

Por, nëse ne kthehemi pas në kohë, Rama në kohë krizash për vendin nuk është dukur gjëkundi. Nuk mund të pretendojmë të na gjendet tani. Arsyeja më e rëndësishme se përse nuk duhej ky udhëtim është padyshim gjendja katastrofike që ka përfshirë vendin prej përmbytjeve, e cila vazhdon prej ditësh dhe që ka regjistruar tre jetë shqiptarësh të ndershëm e punëtor, në përpjekjen e tyre për të shpëtuar familjen apo atë çfarë i kishte mbetur e paprekur nga furia me të cilën vërshonte uji. Sikur të mos mjaftonte kjo, më e keqja ndodhi para një nate, ku nga rafineria e naftës në Ballsh pati një viktimë edhe 6 persona të dëmtuar rëndë. Por, edhe nëse nuk ishte fizikisht për të parë nga afër situatën në Ballsh, si mundet ky kryeministër të mos reagoj përmes rrjeteve sociale. Së paku një ngushëllim për familjarët.

Ditën e djeshme pati edhe një ngjarje tjetër madhore. U mbajt Këshilli i Sigurisë Kombëtare për situatën me kanabisin thirrur nga Presidenti Nishani. Siç ishte edhe e pritshme përgjegjësi kryesor për gjendjen e krijuar, ku droga është kthyer në kryefjalën e çdo diskutimi dhe është prezente në çdo ambient, braktisi mbledhjen, të cilën në një vend demokratik dhe ku punohet për të mirën e qytetarëve ai duhet të ishte personi kyç që do të ofronte zgjidhjen më të mirë të mundshme për ta çrrënjosur fenomenin me të cilin po përballet Shqipëria. Por Edvini është një frikacak, mashtrues dhe hidhnak, sepse i përdori shqiptarët për t’iu vjedhur besimin e më pas për ti goditur me sopatë të madhe mbas shpine.

Droga e Edvinit është ngritur në piedestal si një e keqe që po çon vendin dhe rajonin drejt destabilizimit, ky njeri hidhnak po tmerrohet e frikësohet aq shumë nga forca e së keqes që kultivoi me duart e veta, sa nuk ka fytyrë që të marr pjesë në Këshillin më të rëndësishëm që diskuton për një zgjidhje mbi çështjen e kanabizimit, pasi e di që do t’i duhet të deklarojë aty përfshirjen e tij në këtë biznes miliardadollarësh, me lekët e të cilit synon të vjedhë zgjedhjet e ardhshme. Por Rama asnjëherë nuk ka qenë kryeministër, pasi është i njohur si batakçi, që karrigen më të rëndësishme e shfrytëzon për interesa personale dhe për të pasuruar miqtë e tij kriminelë, ndaj edhe këtë herë ii shmang të vërtetës duke u “arratisur” në Amerikë në ditën kur luhet për të ardhmen e shqiptarëve që e votuan 3 vite më parë.

Kryeministri u largua me bishtë ndër shalë nga frika e të palarave të tij në pazaret e drogës, dhe kjo duhet t’i shërbejë shqiptarëve për të kuptuar se në krye të shtetit kanë vendosur një kriminel që sa herë i duhet t’i dalë zot punës për të cilën i kanë besuar votën, largohet jashtë vendit me justifikimin se prezanton ekspozitën e tij të vizatimeve.

Por këtë herë është koha që Edvini të ekspozojë edhe kryeveprën e tij, për të cilën ka punuar tre vite dhe që është Shqipëria e shndërruar në një Amazonë me jeshillëk trefletëshi nga veriu në jug. Pra, ajo çka është fakt i kryer është që ndodhemi pa një kryeministër që t’i shërbej interesit qytetar. Piktori Edi Rama, me njohuri të zgjeruara në çështjet e drogës dhe krimit po njeh fundin. Qytetarët janë të mbushur ndaj arrogancës së tij dhe me siguri që në zgjedhjet e 2017-ës do t’i japin shuplakën e merituar. Gazeta 55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top