Rama me pushime, qeveria e kapitulluar

Kryeministri po inkurajon një klimë të arratisjes nga përgjegjësitë, në përpjekje për të mos u përgjigjur as për shifrat e frikshme të aksidenteve rrugëve të vendit, as për përmbytjen e kodrave nga kanabisi e as për krizën ekonomike që po sjell shkatërrimin e sezonit turistik. Kapitullimi i qeverisë s’lejon dot asnjë minutë armëpushim, prandaj duhet ndalur një qeveri që kërkon të qëndrojë në detyrë, duke u arratisur nga zyrat e duke ia lënë në dorë fatet e vendit strukturave të narkotrafikut

Edi Rama është duke u krehur në pushime ndërkohë që vendin e ka marrë lumi i vrasjeve dhe i varfërisë. Ai shfaqet si pasha i ulur këmbëkryq mbi dinjitetin e shqiptarëve. Kryeministri po inkurajon një klimë të arratisjes nga përgjegjësitë, në përpjekje për të mos u përgjigjur as për shifrat e frikshme të aksidenteve rrugëve të vendit, as për përmbytjen e kodrave nga kanabisi e as për krizën ekonomike që po sjell shkatërrimin e sezonit turistik. Kapitullimi i qeverisë s’lejon dot asnjë minutë armëpushim, prandaj duhet ndalur një qeveri që kërkon të qendrojë në detyrë, duke u arratisur nga zyrat e duke ia lënë në dorë fatet e vendit strukturave të narkotrafikut

Qeveria Rama ka cofur dhe vendi po qeveriset nga një qeveri-fantazmë e cila nuk po le fonde publike pa gllabëruar, duke shpikur lloj-lloj sebepesh e formate kinse ligjore, si koncesionet. Babëzia qeveritare nuk shtrihet vetëm në shinat shtetërore, porse ka guximin që të integrojë krimin dhe narku-trafikun në shtet. Propaganda e kryeministrit s’ia fsheh dot të vërtetën medias perëndimore. Shqipëria është shndërruar në epiqendrën e një kontrabande masive droge dhe armësh, e cila po zhvillohet me avionë të lehtë, të cilët nisen nga vendi ynë, nën mbikëqyrjen e strukturave të lidhura me qeverinë. Kushurinjtë e Tahirit dhe tarafi i Edvinit janë baronët e drogës në Shqipëri ndërkohë që vendi po pëson një dëm të madh në imazhin e vetë. Mediat ndërkombëtare buçasin jo vetëm për narko-trafikun e rilindur në një stad mafioz, por edhe për një kryeministër që po hetohet për 80 mijë dollarë në SHBA.

I plotfuqishmi i hajnisë, ka 3 vjet që jep firma për tendera privatë në shëndetësi, dogana e tatime. Shokët e ministrave, vëllezërit e qeveritarëve dhe të listuarit e partisë janë të vetmit që pasurohen në këtë vend. Ky kryeministër që jep licenca për të vjedhur duhet larguar një orë e më parë, në mënyrë që sadopak të ndalet lukunia që i është turrur buxhetit të mbledhur nga taksapaguesit e varfër, anembanë Shqipërisë. / Gazeta55

1 thought on “Rama me pushime, qeveria e kapitulluar”

  1. Po pse mo nuk do pushoje edhe ai si gjithe njerzit. Aman se na i sollet zorret ne gryke me keto shkrime amatoreske…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top