SHKRUAN: ROMEO GURAKUQI
Sot, Kryeministri i Shqiperise zoti Edi Rama foli ne Asamblene Parlamentare te KiE.
Ngjante sikur kishte dale per te folur per kauza te drejta, ne mbrojtje te te drejtes se Kosoves per te qene pjese e barabarte e bashkesise nderkombetare. Por ne fakt Ai, ne fjalimin e Tij, nuk elaboroi asgje ne funksion te ketij qellimi shume te rendesishem dhe prioritar. Perkundrazi, me arrogancen dhe madheshtine e tij te mberritun aty ku nuk shkon ma, ai i beri demin e radhes Shqiperise dhe Kosoves ne nje forum te rendesishem nderkombetar, siç eshte KiE, cenoi rende imazhin e Shtetit dhe Perfaqesuesit te tij.
Ne fakt, KM Edi Rama, qe shkel masivisht te drejtat, lirite e njeriut dhe te minoriteteve ne vendin e tij; ai qe e ka kthyer Shqiperine ne nje Toke te Djegur per Qytetaret e tij te Papreferuar per arsye politike dhe kulturore; ne nje Piramide te Madhe te Padrejtesise, te perbere nga nje zinxhir i pafundem domenesh te drejtuara nga grabites me ofiqe publike, nga abuzues me detyrat dhe financat shteterore, mbajti sot ne KiE nje fjalim, qe kishte veç nje objektiv:
Shpetimin e Zotit H. nga PROCESI, ku eshte i akuzuar, jo per trafik organesh, siç u orvat ta ngaterronte kastanile ne Asamble, por per vrasje te qytetareve shqiptare dhe te tjereve, per arsye politike dhe religjioze, jo ne lufte, por ne kohe paqeje.
Fjalimi nderthurte, me nje zbritje graduale tinzare, nje amalgame çeshtjesh, fjalish qe perseriteshin merzitshem, akuzash dhe qejfmbetjesh femijesh inatçore, fajesish te derdhuna turbullt. Por te gjitha ishin vendosur ne funksion te interesave te tij individuale: te shpetimit te miqve te tij personale, personazheve qe po presin vendimin nga Drejtesia Nderkombetare, por jo nga Asamblea Parlamentare e KiE.
Shqiperia dhe Kosova, interesat e tyre madhore demokratizuese, europianizuese dhe qyteteruese, lidheshin dhe ngaterroheshin padrejtesisht ne gojen dhe mendjen e KM, me interesat e individeve.
Kontributi i deshmoreve te lirise dhe roli çlirimtar i UCK perzihej qellimisht me prigiuesit e Kasolleve te Galigateve.
Veprim i gabuar, i demshem, i paautorizuar nga sovrani dhe i paligjshem.
E padegjuar me pare, qe ne nje forum te larte politik, nje KM i nje vendi anetare, te ndermarre veprime presuese ndaj drejtesise; ose t’i meshoje çuditshem aq shume nje çeshtjeje qe i ben aq dem vendit te vet dhe qe te gjithe e dine qe nuk eshte e vertete; nje çeshtjeje te harruar per shkak te pavertetesise se provuar nga çdo investigim i paanshem i kryer deri me sot.
Pyetja qe bejne te gjithe eshte: si eshte e mundshme qe KM ngre çeshtje te tilla ne emer te Shqiperise?! Pse KM hap kapituj te mbylllun?!
Aspak e kendshme kur sheh KM e vendit tend te shperfytyruar ne nje oratori te shfrenuar, me takim- stakime te paarsyeshme, me mungese te plote kohezioni ne ligjerim, me njohuri te shtremnueme mbi historine e marredhenieve ndershteterore dhe te drejten nderkombetare, te ngerthyer pafundesisht nder sofizma, ne shfaqje dhe mimika paranojake liderash autoritare dhe plot me emocione qe nuk i shkojne nje drejtuesi ekzekutiv te nje vendi me qeveritare serioze.
Kapaku qe vulosi gjithshka ishte perdorimi asimetrik i parashtrimit te fakteve dhe mohimit paralel te tyre, sipas interesit personal.
Ky njeri nuk do te mund ta bente nje gje te tille sot, sikur vendi do te kishte Opozite te Mirefillte, qe perdor gjuhen dhe mendjen qe duhet, ne te mire te Interesave Publike dhe Kombetare.