QEVERIA TE REFLEKTOJ E PARA!

Shkruan, Xhemajl Murati Tupalla – Balli Kombëtar Demokrat, Dega në Gjilan

Duke e veshtruar me muaj te tere situaten politike ne vend, per dite e me shume po bindem se kesaj Qeverie i ka humbur legjitimiteti per te vazhduar me tutje. Per te dalur nga kjo krize, sipas mendimit tim, pozita duhet te reflektoje e para, se pari ne te mire te tyre, si dhe te qytetareve, e pse jo edhe ne te mire te te gjithe te inkriminuarve, duke e qetesuar situaten edhe ashtu shume te tensionuar dhe duke kontribuar ne parandalimin dhe eskalimin e me tutjeshem te problemeve eventuale.

Hapi i pare dhe shume domethenes, do te ishte terheqja e Zv. Kryeministrit Thaçi nga kandidatura e Kryetarit te Shtetit, me cka ne njeren ane do ta qetesonte ne mase te madhe situaten momentale ekstremishte te tensionuar, dhe me tendence serioze per nje gjakederdhje te mundshme, kurse ne anen tjeter do te ia rite integritetin dhe autoritetin, se pari vehtes se tij, si nje lider i pergjegjshem i nje partie serioze, e pastaj edhe anetaresise se gjere te PDK, si dhe do te ia dergonte nje mesazh shume pozitiv edhe bashkesise nderkombetare, se ky dine dhe mundet te ballafaqohet dhe ti zgjidhe ne menyre te qete dhe demokratike edhe problemet me te veshtira nga kushdo ardhshin ato.

Besoje thelle se me kete veprim te zv. Kryeministrit Thaçi nuk do te humbe askush, por perkundrazi do te fitonin te gjithe. Kurse sa i perket Kryeministrit Mustafa, jame i prirur te besoje se ne kete remuje politike vetem doreheqja eventuale e tij munde ta shpetoje dhe ta rehabilitoje si personalitet, pa ndonje pasoje edhe me te madhe ne te ardhmen, si ate, njashtu edhe LDK-ne si parti me tradite demokratike ne pergjithesi.

Kryeministri aktual ishte dashur pa hezitim, menjehere pas publikimit te doreheqjes se tij, ta ftonte opoziten e bashkuar ne formimin e Qeverise Teknike dhe bashkarishte ” pozite-opozite”, ta caktojne daten e zgjedhjeve te parakohshme, ne menyre qe te gjithe bashkarishte, siç e kishin futur, ta nxjerin vendin nga kjo situate e rezikshme dhe pa perspektive per te ardhmen e qytetareve te saj.

Jame i prirur te besoje se per momentin kjo eshte alternativa me e mire dhe e vetme per te dalur nga ky ngerç politik, si per vendin njashtu edhe per qytetaret, sepse ne fund te fundit shteti nuk eshte prone private e askujt dhe nuk munde te pervetesohet nga askush. Le te ecim perpara, le te shkojme ne zgjedhje, le ta pyesim edhe njehere sovranin, dhe pastaj me te merituarit le te qeverisin me shtetin.

1 thought on “QEVERIA TE REFLEKTOJ E PARA!”

  1. Te nenshkruhet peticioni kunder Ambasadorit amerikan eshte nji budallallek qe vetem nji qmendur mund ta beje.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top