Shkruan: Denis Ndoci
E para punes, as italianet e as gjermanet nuk ishin okupatore, italianet ndertuan Tiranen, hapen shume vende pune dhe krijuan mireqenie, gjermanet ishin tranzit dhe si urryes te rraces se perzier sllave nuk erdhen per ti mbushur kampet e tyre te perqendrimit me shqiptare!!! Fjalet kolaboracioniste e bashkepunetore te” okupatorit” i perdorin kuqaloshet e Dushanit, Edvorrit, Fadilit e Stalinit, i perdorin ata qe italianet e gjermanet i quanin pushtues e çetniket me yll te kuq ne balle vellezer, i quanin ata te cilet adhuronin vrasesin me te madh te te gjitha koherave, Koban e tmerrshem ( Stalinin)!!! Nuk eshte vetem masakra e Tivarit orgjia e kuqe Hoxhisto-Titiste, jane mbi nje mije shqiptare te Kosoves te dorezuar ne bese te djajt e kuq te Tiranes te cilet i dorezuan tek puthadoret e tyre te Oznes te cilet natyrisht nuk lane asnje te gjalle!!! Me 1 prill eshte pervjetori i Pogromit te Tivarit e te gjithe pogromeve ndaj popullit martir te Kosoves te kryer nga vellazeria e kuqe e idealit komunisto- çetnik, keshtu qe te gjithe ata adhurues te kuqalosheve bolshevike kendej e andej kufirit i them vetem nje gje: qepeni gojen!!!!!
Po, Adem! Sado qё luftёtarёt dhe shumё nga komandantёt e formacioneve partizane luftuan sinqerisht e me zemёr pёr çlirimin e trojeve shqiptare dhe realizimin e Shqipёrisё Etnike, udhёheqja e lartё e PKSH, duke qenё krijuar, organizuar dhe drejtuar nga PK e Jugosllavisё, si Kal Troje, pёr qellimet e saj antishqiptare, shoviniste, e pёrdori luftёn si mjet pёr ardhjen nё pushtet dhe justifikimin e tradhёtisё sё lartё kombёtare shumёplanёshe : la jasht kufijve tё Shqipёrisё londineze mbi 70 % tё Shqipёrisё Etnike, madje duke ndёrmarrё rikthimin e tyre Jugosllavisё me forcёn e armёve tё brigadave dhe divizioneve tё dёrguar nga Tirana, me kёrkesё tё Serbisё dhe Malit tё Zi. Pra, ajo luftё ёshtё vetёm pjesёrisht antifashiste, por jo edhe nacionalçlirimtare. Sepse, duke pasur si synim kryesor pushtetin dhe qellimet jugosllave, duke kundёrshtuar me armё idenё e bashkimit kombёtar, dmth Platformёn e Mukjes, dhe forcat atdhetare nacionaliste, e zhyti vendin nё luftё tё vёrtetё civile, duke e larguar nga perёndimi demokratik e duke e futur nё kampin lindor sllavokomunist, me rrjedhime tragjike, qё tash po pёrpiqemi t’i riparojmё, pas kaq shumё sakrificash e humbjesh, disa prej tё cilave tё pariparueshme..! Kёrkoj ndjesё qё t’u pёrgjigja jo me e-mail, por publikisht, duke menduar se kёshtu do mund tё vlente mё tepёr. Tё pёrshёndes, P. Belliu. 29.3.2016
KUJDES..! Tё jemi tё matur e objektivё ndaj tё vёrtetave tё mёdha historike! Tё thuash se invazioni ushtarak italian i 7 Prillit 1939 ndaj Shqipёrisё nuk ishte agresion klasik, pushtim ushtarakisht dhe aneksim i saj, ёshtё – mё sё paku – njё lajthitje mjerane, (pёr ta thёnё sa mё butё!). Vetё ministri i jashtёm italian i kohёs sё pushtimit, Konti Çiano, njёhersh edhe dhёndёrr i Musolinit, nё ditarin e tij tё datёs 9 prill 1939, shkruan, midis tjerash : “Sot Tirana u zgjua me flamurё tringjyrёsh!”. Dhe ju, z.Ndoci, doni tё thoni se shqiptarёt e kishin flakur tej, me dёshirё, flamurin e tyre kombёtar, flamurin e Kastriotit, -simbolin e lirisё, pavarёsisё dhe intehritetit e dinjitetit kombёtar, pёr tё ngritur me entusiazmё atё tё pushtuesit italian, qё me luftё e therori mezi e kishin shporrur mё 1920 ? Dhe mё tej, nё ditarin e datёs 12 prill, i njёjti, shkruan, me ngazёllim e cinizёm tipik prej pushtuesi “…vura re sytё e disa patriotёve tё skuqeshin dhe lotёt t’u rrёshqisnin mbi fytyrat. Shqipёri indipendente nuk ka mё!”. Kurse ju, z. Ndoci, nuk e konsideroni pushtim dhe humbje lirie, pavarёsie e dinjiteti kombёtar! Fshatçe, kёsaj i thonё : “I zoti thot, por tellalli jo!”. Kjo, thjesht pse pushtuesi bёri ca investime, siç e thotё edhe vetё Çiano disa herё, pёr qёllime afatgjata tё vendosjes kёmbёkryq nё koloninё Shqipёri..! Edhe pёr kёtё ka njё aforizёm popullor : “Vёrtet mё çvirgjёroi, por ama mё bleu njё goxha fustan tё ri jarani!”. Kjo lidhur me pushtuesin italian, me tё cilin ju dukeni haptazi i dashuruar! Kurse lidhur me pushtuesin gjerman, çёshtja nuk ёshtё e njёjtё, nga shumё pikёpamje, tё pastudjuara e tё pahulumtuara kёto deri tani, dhe qё nuk ёshtё as rasti e as mundёsia tё trajtohen kёtu. Ёshtё e vёrtetё se ai ka specifikat e veta interesante, sepse ishte thjesht pёr tё mos lejuar qё nё portet dhe aerodromet e Shqipёrisё tё zbarkonin Aleatёt anglo-amerikanё, ndёrkohё qё Gjermania, ndryshe ng Italia, njihte pavarёsinё e kushtёzuar tё Shqipёrisё dhe bashkimin e trojeve etnike, dmth realizimin e ёndrrёs shekullore e themelore tё shqiptarёve, pa kёrkuar dhe pa imponuar bashkim fizik tё Shqipёrisё, sikurse bёri Italia, pa vendosuar mёkёmbёs tё Fyhrerit, sikurse bёri Italia (Jakomoni), dhe as angazhim ushtarakisht tё forcave shqiptare nё ato tё boshtit, sikurse bёri pushtuesi italian (me rastin e sulmit ndaj Greqisё). Pra ёshtё njё temё qё ha goxha diskutim. Por ama tё thuash se forcat gjermane ishin nё Shqipёri thjesht kalimtare, ёshtё gjithashtu nonsens. Kёtu nuk ёshtё gjithashtu as rasti e as mundёsia e analizёs dhe sintezave, lidhur me gjithё aspektet e tjera politiko-ushtarake tё Luftёs II-tё nё trojet shqiptare, qё gjithashtu duhet ribёrё me objektivitet rreptёsisht shkencor, jasht ngarkesash, interesash dhe anёshmёrish tё caktuara politike, si deri tani. Petrit Belliu, 29 mars, 2016.
per italianet nuk mund te thuash se nuk ishin pushtues pamvaresisht punes qe bene ndersa gjermaneve ja u diktuan rrugen neper shqiperi rrethanat e fuqive te medha.