QËNDRIMI I LVV-SË DËMTON INTERESAT VITALE TË KOSOVËS*

SHKRUAN: HAKI ABAZI

Qendrimi i LVV per projektligjin e Thaçit per ushtrine eshte i demshem, eshte perkrahje pa intence per tender prokurimi dhe jo per shtetformim siq mund te paramendohet.

Perkrahja e projektligjit mund te duket vetem siperfaqesisht si permbyllje e infrastruktures se sigurise por ne fakt eshte sektori i vetem qe ka pase seriozitetin e duhur nga ekspertet dhe tani degradimi tij eshte i pashmangshem, si ne çdo fushe tjeter. Ashtu si edhe ne rastin e policise qe po politizohet per çdo dite, njejte edhe çeshtja e ushtrise eshte instrument i politikes ditore.- FSK qe nuk do te behet ushtri me asnje ligj perveq se me kushtetute, por keshtu siq po tentohet eshte forma e radhes per te bere tendera te shtrenjet dhe perfitim financiar te klanit PRONTO. Ne vend se pajisjet te vijne ne kuader te partneritetit dhe kapaciteteve qe ofron NATO, vendi me i varfer ne Evrope po do me tregu force ushtarake pa mbrojtjen e NATOs. Ne qofte se vazhdohet keshtu, askush nuk ka me i shpalle lufte Kosoves por do ta lene ate zvarre ashtu siq e lane Sqhiperine pas luftes se dyte boterore, zorre qorre te ballkanit derisa te largohet diktatura kapilare prej pushtetit.

Ideaja per ushtrine eshte konsekuence e faktit se ka elemente progresi ne kontrollin e doganave dhe ekonomise jolegale dhe patjeter duhen tender prokurimi te shumave te medha per te vazhduar mirembajtjne e njesiteve dhe gupeve te SHIK-ut per te siguruar blerjen e votave dhe mbajtjen ne pushtet.

Askush nuk e ve ne pikepytje permbylljen e procesit te shtetformimit, por perkrahja e LVV per projektligjin kryeneq e perfitues eshte deshtim ne analize dhe projeksione zhvillimore afatgjate.

* T.R.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top