SHKRUAN: SHEFQET JASHARI – STROFCI
Me ngadhënjimin e rebelimit bolshevik në Shqipëri më 1997, faktori i Shqipërisë dhe i Shtetit shqiptar, që duhej të ishte faktori më i fortë dhe mbrojtësi legjitim i zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës e Viseve tjera shqiptare, u zhduk. Për Serbinë, Greqinë dhe aleatët e tyre tradicionalë ishte kjo një fitore me rëndësi për realizimin e planeve strategjike antishqiptare që i kishin thurur qysh moti ujqit e uritur serbo-sllavo-grekë.
Veprimtaria politike e subjekteve shqiptare ” dikush thumbit dikush patkonit” dhe status-quoja e krijuar prej tyre “prit gomar sa të dali barë” ishte bërë vdekjeprurëse për çështjen madhore kombëtare. Fatmirësisht në të gjitha periudhat vendimtare të historisë sonë më të re, rinia jonë heroike mur pjesë drejtë për drejt në ngjarjet që çuan përpara zgjidhjen e çështjeve madhore kombëtare. Riaktivizimi i njësive guerile të komanduara nga Adem e Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çeku që kryenin aksione ilegale në Llap, Prishtinë, Drenicë dhe Dukagjin, si dhe lindja e lëvizjes studentore për rimarrjen e objekteve shkollore dhe universitare, që treguan pjekuri politike dhe aftësi organizative, me demonstrata dhe manifestime që i organizuan në Prishtinë e qytete tjera të Republikës së Kosovës, arritën ta ndërrojnë status-quonë dhe ta mundin frikën, që ishin kultivuar me mjeshtri disa vite me radhë. Por ndikuan fuqishëm edhe në Qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe në opinionin e gjerë për domosdonë e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës.
Përmbysja me dhunë e demokracisë së brishtë në Shqipëri dhe ardhja në pushtet e social-komunistëve nën udhëheqjen e Nanosit, për Qendrën antishqiptare që u krijua nga serbët, grekët dhe aleatët e tyre tradicional, ishte një fitore me rëndësi, pasi që realizuan pjesën e parë të planeve strategjike për zhdukjen e kombit shqiptar para përfundimit të shekullit të 20-të. Por armiqtë tanë nuk ishin të kënaqur po qe se nuk realizonin edhe planet tjera që kishin të bënin me zgjidhjen e çështjes shqiptare siç ua donte interesi i tyre kombëtar, prandaj kërkuan ndihmën e Nanosit, që ishte më i përshtatshëm për t’i ndihmuar aleates së Greqisë, Serbisë, që edhe Kosovën ta përfshijë një variant i “revolucionit të vonuar demokratik” të Shqipërisë. Nanosi i thirri t’i shkojnë në Tiranë njerëzit e tij të besueshëm, që nuk dinë t’i kthejnë fjalë, R.Qosjen dhe H. Hysenin, për t’ua dhënë detyrat, por edhe u premtoi se do t`i bëjë në Kosovë të parë. Këta të zgjedhurit e Nanosit, pasi e përçanë LDK-në, bënë përpjekje për pengimin e mbajtjeve të Zgjedhjeve të dyta Presidenciale dhe Parlamentare dhe nuk i njohën ato, siç nuk i njohën as shkjet gjakatarë. Nanosi, duke ditur se rritja dhe forcimi i njësive ushtarake në Kosovë jo vetëm që do ta pengonte realizimin e planeve të fshehta serbo-greko-ruse, që kishin të bënin me shqiptarët dhe tokat e tyre, por do të rrezikonte edhe pushtetin e tij në Shqipëri, i dha detyra konkrete pararojës staliniste të LPK-së dhe karrieristëve të sëmurë për pushtet të LBDK-së, ta marrin udhëheqjen e njësive guerile me mjete të stërholluara (perfide) dhe me anën e komploteve, duke u premtuar ndihma pa kursim, që do t’u japë SHIK-u dhe njerëzit më besnikë të tij. Nanosi duke e ditur kapacitetin e kokës komanduese të pararojës staliniste të LPK-së, e cila nuk ishte në gjendje të bëjë propagandën e duhur për t`i përçarë sa duhet dhe si duhet shqiptarët në diasporë, iu dha atyre kuadro të specializuara për arritjen e atyre qëllimeve siç ishin Koço Danaj dhe Bedri Islami, oficerë të lartë të Sigurimit të Shqipërisë.
”Pionierët e Enverit”, pasi i kryen detyrar e para në Kosovë, edhe në diasporë i murrën detyrat tjera që duhet t`i kryenin sa më parë. Duhej përshpejtuar luftën frontale në Kosovë, pasi që, në mënyrën ilegale siç vepronin njësitë guerile, nuk kishin mundësi shkijet të ndërmerrnin aksionet e “tokës së djegur” në Kosovë. Nanosi me kompani nuk donte konsolidimin e forcave politike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, por donte të mbretërojnë ndarjet dhe përçarjet, kaosi politik dhe organizativ. Atë punë e kryen me zell përpos ”pionerëve të Enverit”( në krye me H.Hysenin) edhe karrieristët e sëmurë për pushtet që nuk ishin drejtëpërdrejt nën komandën e tij. Drenica u shpall nga pararoja staliniste e LPK-së dhe “Zëri i Kosovës”, “territor i çliruar” i Kosovës. Gazetarët që punonin për shkije, rus dhe grekë dërgoheshin në Drenicë nga pararoja staliniste për të “vërtetuar” rrenat e tyre se Drenica “është e çliruar”. Dhe kështu stalinistët e Nanosit iu dhanë material e “fakte” shkijeve për ta mbushur Kosovën me policë dhe ushtarë, që lufta të përshpejtohet dhe shqiptarëve të mos u lihet kohë të përgatiten për luftën, që tani ishte e qartë si drita e diellit se do të fillojë. Pararoja staliniste pasi i futi njerëzit e tyre me mjete të stërholluara (perfide) në Grupin koordinues të njësive guerile të Republikës së Kosovës, nën maskën e “bashkëpunimit” dhe koordinimit të punëve dhe ndihmës financiare, dikund në kafenetë e stacioneve të trenit në Zvicër, njësitë guerile që vepronin në Llap, Prishtinë, Drenicë dhe Dukagjin, të cilat udhëhiqeshin nga Adem e Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti dhe Salih Çekaj i pagëzuan me: “UÇK”, ndërsa Grupin koordinues që e formoi Zahir Pajaziti me shokë për t`i koordinuar aksionet në tërë Kosovën e shpallën ” Shtab Qendror” pa i pyetur fare se a iu pëlqen a nuk iu pëlqen pagëzimi, a iu pëlqejnë apo nuk u pëlqejnë ” Komunikatat”, që i shkruanin stalinistët e LPK-së në emrin e tyre në Zvicër, apo në Tiranë.
Fatkeqësisht Qeveria e Kosovës nuk ishte në gjendje të kuptojë ndryshimet që u bënë. Nuk u tregua e zonja t`i kryejë detyrat që ia ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Vetëm atëherë kur ushtarakët e Kosovës që gjendeshin në Evropën Perëndimore, të cilit ishin të organizuar dhe të gatshëm për t`i kryer detyrat që ia shtronte Qeveria e Kosovës, kërkuan nga Bukoshi- në fillim të vitit 1998-, që sa më parë ta formojë Ministrin e Mbrojtjes. Së bashku me kërkesën ia dërguan edhe nënshkrimet e koordinatorëve, që Kolonel Ahmet Krasniqin e njohin udhëheqësin dhe njeriun e tyre të parë. Qeveria e Kosovës filloi të shpurthi, të lëvizi nga vendi, dhe në një mbledhje të saj në muajin mars të vitit 1998, e emëroi Kolonel Ahmet Krasniqin Kryes i detyrës së Ministër të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Por formimi i Ministrisë ishte vonuar shumë. Tirana nuk mbronte më interesat shqiptare. Udhëheqja e saj ishte lidhur me këmbë e kokë me serbë e grekë nëpërmjet marrëveshjes që e kishte firmosur Nanoisi në Kretë. Ministria e Mbrojtjes së Kosovës me seli në Tiranë u bllokua që nga dita e parë. Pengohet nga argatët e Nanosit, spiunët e Sigurimit të Shqipërisë, siç ishte Xhavit Haliti, Ibrahim Kelmendi e të tjerë, që- me vetëdije apo pa të- ishin të lidhur edhe me UDB-në e Jugosllavisë, pasi që punën të cilën e kryenin, duke i zbatuar urdhërat e Nanosit shkonin në dobi të Serbisë, Geqisë dhe Rusisë.
Të njëjtën punë si të parët e kryen edhe karrieristët e sëmurë për pushtet të LBDK-së me në krye Qosen dhe Hysenin, pasi nuk lejuan bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës. Këta të gjorë, ia lehtësuan shumë punët Serbisë për ta mbushur Kosovën me policë, ushtarë dhe paramilitarë. I zuri Serbia pikat strategjike në Kosovë me armatim të rëndë, për ta rrahur me hekur dhe zjarr në çdo pjesë dhe cep të saj, pa vështirësi, prej së largu, pa e rrezikuar fare këmbësorinë e ushtrisë së saj, dhe priste momentin e duhur për ta filluar fushatën e “tokës së djegur”, për ta bërë spastrimin etnik të Kosovës, siç parashihnin planet e saj. Nanoisi urdhëroi të mbushet Kosova me kallashët që bandat e tij e kallën Shqipërinë dhe i bindi kokëkrisurit e LPK-ës dhe të LBDK-së se me ta do ta kallin dhe shkatërrojnë Serbinë, se lehtë do ta bëjnë ” bashkimin kombëtar”, por duhet të udhëhiqen nga ideologjia e markësizëm –leninizmit dhe internacionalizmit proletar. Nuk lejonte Nanoisi të hynin në Kosovë armatime që bëjnë punë e që gjendeshin në Shqipëri, as armatime të rënda që Ministria e Kosovës mund t’i siguronte nga jashtë, se atëherë do të quhet tradhtar nga patronët e tij.
Testimi i parë i Serbisë u bë në Drenicë për të parë përgatitjen ushtarake të njësive guerile dhe gatishmërinë e popullsisë. Është e gatshme për t’u mbrojtur apo për të ikur?! Forcat e armatosura të Serbisë i masakruan në shkurt të vitit 1998 familjet Ahmetaj, Sejdiu dhe familje tjera, por syrin ia kishin vënë familjes së Shaban Murat Jasharit, që ishte në dosjet e Serbisë si familje armike, që kishte punuar dhe luftuar kundër shkaut pa kursim. Si të mos e urrenin për vdekje mësuesin veteran Shaban Jasharin i cili pasi kreu Medresenë e Shkupit, kreu detyrën e mësuesit duke hapur dritë dhe dituri në Drenicën e Hasan Prishtinës e Ahmet Delisë, të Azem Bejtes dhe Shote Galicës, në Drenicën e kuqe të Shaban Polluzhes dhe Mehmet Gradicës, në Drenicën shpresëdhënëse të Fazli Grajqefcit e mijëra dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë për çështje madhore kombëtar. Si të mos e urrente shkau i shkinës Shaban Jasharin që ishte njëri ndër veprimtarët e parë të organizatës së NDSH-së, Shaban Jasharin që kurrë nuk i ndërpreu lidhjet me veprimtarët e saj që gjendeshin në Kosovë dhe Evropë. Po, atdhetari nacionalist Shaban Jashari i edukoi djemtë e tij ta urrejnë shkaun dhe vetë ai ua gjeti lidhjet për t`i organizuar me atdhetarë për ta vazhduar punën e tij, se ishte plakur e nuk donte që me vdekjen e tij të shuhej një veprimtari, që edhe ai e kishte marrë stafetë nga babai i tij.
Atdhetari i spikatur Shaban Murat Jashari në vitin 1982 pasi kishte shkuar në Stamboll për t’u takuar me atdhetarin nacionalist, Komandantin e Forcave të Armatosura të Organizatës së NDSH-së, Hysen Tërpezën, për t`i mbajtur lidhjet si shumë vjet më parë, në atë rast takohet edhe me Sabri Novoselën, që e njoftoi mixhën Shaban se e ka një Celulë të cilën e udhëheq Imer Berisha në Prishtinë, dhe ia dha ca porosi dhe ca material propogandistik për t’ia përcjellë atij. Mixha Shaban kthehet në Prishtinë, e kryen porosinë, por pas një muaji, në mars të vitit 1982, e sjell djalin e tij Hamzën te Imer Berisha për ta angazhuar në radhët e LNÇKVSHJ, në Organizatën e Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, që ishte vazhduesja e NDSH-së. Po mixha Shaban disa herë kishte shkuar në Stamboll për të marë material propogandistik dhe për të përcjellë informata në mes udhëheqjes që vepronte në Kosovë dhe në diasporë. Po, atdhetari nacionalist Shaban Jashari, ishte ai që i këshillonte djemtë, nipat dhe mbesat dhe gratë e fisit se për Atdhe e për shqiptari nuk është gjë vdekja, se duhet flijuar kur e lyp nevoja jo vetëm pasuria por edhe jeta. Atdhetari i zgjuar Shaban Jashari nuk ishte prej atyre që i merrte gjërat e gatshme si ia japin të tjerët, ai i analizonte mirë e mirë ngjarjet politike që ndodhnin në Kosovë, në hapësirën kombëtare dhe në atë ballkaniko-evropiane. I studionte me logjikën e filozofisë popullore shqiptare, dhe vlerësimet e tija kurrë nuk dilnin të gabuara. Ai ishte i vetëdijshëm se shkau po përgatit masakra në Kosovë. E dinte se do të sulmohej familja e tij dhe e bashkëfshatarëve të tij por çka mund të bënte ai për t`i penguar shkjet gjakatarë?! Gjërat më të mira, që ai dinte t’i bënte në moshën e tij, i bëri duke iu dhënë zemër bashkëfshatarëve, fëmijëve dhe grave të fisit se duhet të qëndrojnë në shtëpiat e tyre siç qëndruan brez pas brezi shqiptarët, dhe- po qe se e lyp nevoja- të mbrohen trimërisht me armë në dorë, se kështu ata e mbrojnë Atdheun, Nderin, Lirinë dhe Shqiptarinë, se ashtu kultivohet e forcohet Krenaria Kombëtare. Por, një gjë e dinte shumë mirë atdhetari nacionalist Shaban Jashari, që e dinte edhe tërë Drenica heroike, epiqendra e kryengritjeve të shpeshta shqiptare kundër armiqve tanë, që shkjetë kishin synime të na i marrin viset tona të bukura e të pasura të cilat i Madhi Zot na i fali për t’i gëzuar ato brez pas brezi deri sa kjo botë të ekzistojë. Po dinin dhe e kishin të qartë se shtëpia e Shaban Murat Jasharit nuk do të dhunohet nga hordhitë e egra të Karpateve të Rusisë, nga shkjet gjakatarë, dhe se askush nuk do t’ua çelë derën kriminelve si mikut kur i hapet dera, për t’i dhënë mirëseardhje, por kulla e tij nga të gjitha drejtimet do të vjellë zjarr mbi ta, edhe në qofshin edhe me mijëra barbarë, se do të mbrohet me të gjitha forcat, me të gjithë anëtarët e familjes, burra, gra e fëmijë, që mund ta mbajnë armën në dorë, se djemtë e tij i kishin bërë përgatitjet e duhura me armatime dhe municione të nevojshme, që fronti i rezistencës larg të dëgjohet, se krisma e pushkës së Kullës historike do të jetë kushtrimi i dytë pas atij të parit, që u dha më 30 dhjetor të vitit 1991. Se atëherë ishin tjera rrethana, dhe se për shkaqe taktike dhe strategjike u kërkua nga Adem e Hamzë Jashari, Salih Çekaj dhe Zahir Pajaziti që kryengritja që filloi në Kullën e atdhetarit të zgjuar Shaban Murat Jasharit të shtyhet për kohë më të mira kur do të na vijë “shteku”, që fitorja të jetë e sigurt dhe e mbarë.
Po shkijet gjakatar e dinin se me kënd kanë punë, pasi që para shtatë vitesh kur e patën sulmuar familjen e Shaban Jasharit më 30 dhjetor të vitit 1991, u detyruan të kthehen me turp dhe të përgjakur kah kanë ardhur, me që nuk arritën të futen brenda në Kullën ku ishte formuar njësia e parë guerile e Kosovës në Drenicë nga komandanti i saj Adem Jashari, se aty qëndruan si burrat dhe luftuan me Ademin edhe anëtarët e njësitit gueril, vëllezërit e tij Rifati, Hamza dhe babai i tij atdhetari trim mixha Shaban, ndërsa nga jashtë i erdhën në ndihmë anëtarët tjerë të njësitit gueril Ilaz e Fadil Kodra, Sahit Jashari e vëllazërit Gecaj e të tjerë dhe shumë bashkëfshatarë. Si të mos mbrohet Kulla historike që hyri në historinë tonë kombëtare, ku u krijua njëra ndër bërthamat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila nën komandën e Adem Jasharit i kishte kryer më parë disa aksione, për t’u treguar shkijeve se kjo tokë ka zot dhe se ka ardhur koha që sundimi i shkijeve të përfundojë. Qëndresa e parë e familjes së Shaban Murat Jasharit dhe e njësisë guerile të Kosovës më 30 dhjetor të vitit 1991 i dhanë zemër dhe shpirt tërë Kosovës. Po, fitorja mbi forcat policore dhe ushtarake të shkaut ishte e shkëlqyer dhe madhështore se u dha shembull shqiptarëve si mbrohet Atdheu, si mbrohet nderi i familjes dhe si fitohet Liria. Ajo ndeshje e hapur, ajo betejë frontale që u zhvillua në mes forcave serbo-jugosllave dhe njësisë guerile të Kosovës e udhëhequr nga Adem e Hamzë Jashari i tregoi tërë botës se tradita luftarake dhe e sakrificës për liri tek shqiptarët, ruhet, kultivohet dhe forcohet, dhe në momentin e duhur shkrep si vetima, për t`i goditur bajlozët në lule të ballit. Po kjo betejë e fituar nga shqiptarët do të shënohet në historinë tonë kombëtare me shkronja të arta se më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi në Prekazin e Ulët, në Kullën e Shaban Murat Jasharit, kryengritja që solli çlirimin e Kosovës. Kjo ndeshje ushtarake me front të hapur në mes forcave okupuese serbo-jugosllave dhe njësisë guerile të Republikës së Kosovës, ku u plagosën tre policë të shkaut dhe një shqiptar, është data historike e fillimit të luftës së armatosur, fillimi i Kryengritjes së Kosovës kundër robërisë së shkaut. Se aksionet për një kohë të shkurtër u ndërprenë për shkaqe taktike dhe strategjike, nuk duhet të merret kurrsesi shuarje e veprimtarisë çlirimtare, sepse Adem e Hamzë Jashari me anëtarët tjerë të njësisë guerile kryenin punë tjera me rëndësi, duke bërë zgjerimin e radhëve dhe bënin furnizimin e tyre me mjete të nevojshme ushtarake.
Qeveria e Kosovës po të mos kishte pasur mëdyshje për hapat që i mori në konstituimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe po të mos kishte kalkuluar më parë me forcat destrukëtive të udhëhequra nga R.Qosja, H. Hyseni, si dhe me pararojën staliniste të LPK-së, nuk do të ndodhte që ato forca të djallit të mallkuar ta bllokonin veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës me mjete të stërholluara (perfide), duke i futur njerëzit e tyre në Ministri, jo vetëm për ta spiunuar, por edhe për ta bllokuar punën e saj, duke i përdorur jo vetëm njollosjet e shpifjet, por edhe likuidimet ndaj atyre që e rrezikonin taktikën dhe strategjinë e Nanosit me kompani. Dhe të gjitha këto i bënin që të mos lejonin institucionalizimin e UÇK-së dhe të mos lejonin bashkimin e faktorit ushtarak dhe politik të Republikës së Kosovës. Siç duket, Qeveria e Kosovës, në momentin vendimtar kur duhej t`i mbronte institucionet e Republikës së Kosovës, kur duhej t’i financonte njësitë guerile të Republikës së Kosovës, që kishte kontakte të rregullta me përfaqësuesit e tyre në diasporë siç ishte Rifat Jashari, i cili edhe ai ishte njëri ndër ata që i formuan njësitë e para guerile të Kosovës. Po, ishte edhe Salih Çeku, (i cili së bashku me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin ishin tre komandantët e parë të njësive guerile të Kosovës). Sali Çeku ishte udhëheqës i Grupit koordinues për diasporë, që kishte për detyrë t`i mbajë lidhjet me njësitë guerile në Kosovë, për t`i ndihmuar me mjete ushtarake dhe financiare, siç ishin marrë vesh me Bukoshin më 1993. Por, siç po duket, Qeveria e Kosovës u mashtrua nga komplotistët e LBDK-së, nga Qosja dhe Hyseni dhe përfaqësuesit e pararojës staliniste të LPK-së, Ibrahim Kelmendi e Xhavit Haliti, dhe këta e futën në rrugë të pa krye, duke e përfshirë në aleancë me ta për ta luftuar Kryetarin e Kosovës dhe të LDK-së, dr. Ibrahim Rugovën.
Më vonë Qeveria u mundua t’i përmirësonte gabimet trashanike, nëpërmjet të cilave ua bëri të mundur pararojës staliniste dhe karrieristëve të LBDK-së ta marrin udhëheqjen e njësive guerile me komplote dhe mjete të stërholluara, por nuk pati sukses, se tani ato i udhëhiqnin argatët e Nanosit, që nuk lejonin institucionalizimin dhe aftësimin e tyre me kuadro profesionale. Qeveria e Kosovës u bë e shurdhër ndaj kërkesave të njësive guerile për mjete financiare dhe kështu UÇK-ja nuk pati mundësi në ato kushte të bëhet ushtria më e fortë e Ballkanit. Dhe kështu, njerëzit pa përgjegjësi së bashku me argatët e Nanosit i sollën Kosovës dhe popullit shqiptar pasoja të rënda dhe tragjedinë më të rëndë që e ka njohur ndonjëherë më parë. U kërcënua seriozisht qenia jonë kombëtare. U rrezikua Kosova dhe Viset tjera shqiptare për t’i humbur njëherë e përgjithmonë siç i humbëm Toplicën me Sanxhakun e Nishit dhe Çamërinë më parë. Po i Madhi Zot nuk dashti të bëhet si donin armiqtë e popullit shqiptar, ua mbushi mendjen të mëdhenjve të botës të na ndihmojnë. Na ndihmuan pa hile miqtë e popullit tonë, për të na e kthyer Kosovën, djepin e shqiptarisë, se e dinin mirë që nuk i takonte në asnjë mënyrë Serbisë.
Po kush tjetër përpos NATO-s do të kishte fuqi të bëj aq shumë shpenzime për ta kallur e djegur çdo gjë të rëndësishme e me vlerë, që ishte për shkijet në Serbi dhe për t`i detyruar kriminelët shkije të ikin nga Kosova me bisht për këmbe ashtu siç kanë ardhur. Dhe më në fund, pas shumë krimeve që i bënë shkijet, shumë vjet me radhë, e bindën botën se janë popull kriminel, se kanë mbetur të njëjtë siç kanë ardhur nga Karpatet e Rusisë në Ballkan, se janë të egër dhe barbarë. Por tragjedia dhe gjithë këto të këqija që na gjetën, duhet të jetë vërejtja e fundit për shqiptarë, se Kosova nuk guxon të bjerë kurën e kurës nën ndikimin e njerëzve të Serbisë, as nën ndikimin e nanosëve e sorrosëve kosovarë, e lere më të udhëhiqet e të qeveriset nga ata të marrë që, për interesat e tyre të vogla, që janë shumë banale kur të krahasohen me interesat madhore kombëtare, u bënë piun, u bën vasalë, u bën robër dhe skllevër dhe nuk guxuan me asnjë fjalë t’i kundërshtojnë patronët e tyre, që i kishin shumicën në Tiranë. Këta të gjorë edhe pse e shihnin se Kosova po masakrohej dhe përgjakej nga shkijet gjakatarë, ku edhe ata e kishin hisen e fajeve bashkë me patronët e tyre dhe shkijet barbarë, nuk bënin asgjë që do të binte ndesh me mësimet dhe urdhrat e Nanosit, se shpresonin që do t’iu japin privilegje e pozita udhëheqëse, por të gjorët nuk janë në gjendje të kuptojnë se edhe patronët e tyre janë në të njëjtat pozita si ata, se edhe ata mbi veti kanë patronë, që ju japin urdhëra dhe detyra nga Athina, Beogradi e Moska.
Mallkuar qofshin! Farë e sosur- mos u shtofshin! Amin!
Botuar në Bota sot më 8-9 mars 2000 dhe ribotuar me autorizim të autorit.