PUSHO NË PAQE, SHPËTIMTAR I KOMBIT TONË!

Engjulli Mbrojtës i shqiptarëve, ish-Presidenti George H.W. Bush, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, në Houston të SHBA-ve. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi Jim McGrath dhe djali i tij, po ashtu ish-President, George W. Bush.  

George H.W. Bush udhëhoqi Shtetet e Bashkuara në një periudhë të ndërlikuar në marrëdhëniet globale, përfshi aty edhe rënjen e komunizmit, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe pushtimin e Kuvajtit nga Iraku. George H.W. Bush ishte presidenti i 41-të i SHBA-ve. Më parë, ai shërbeu për dy mandate si Zëvendës-President i Presidentit Ronald Reagan.

Për shqiptarët, George H.W. Bush simbolizon Engjullin Mbrojtës nga agresioni, gjenocidi dhe pastrimi etnik. Kërcënimi ndaj Serbisë, i bërë në ditën e Krishtlindjes, më 25 dhjetor të vitit 1992, shënon fillimin e një etape të re diplomatike në luftën e pabarabartë për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës. Shqiptarët, populli më vjetër i kotinentit europian, te presidenti George H. W. Bush gjetën mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer.

Nghushëllime, Mirënjohje dhe Falënderim për familjen e madhe Bush, për popullin amerikan dhe për Qeverinë e Sheteteve të Bashkuara.

Pusho në Paqe, President George H. W. Bush!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top