SHKRUAN: PROF. DR. ASOC. ENVER BYTYÇI
Edi Rama dhe Hashim Thaçi mund të mos jenë spiunë të Beogradit, por për arsye të shumta e të ndryshme u bënë bashkëpunëtorë në dy-tri projekte të Serbisë. Ky shërbim nuk lidhet me emrat përkatës, por me funksionet që ata kryejnë e madje në fillim edhe me fuqinë e pushtetit që posedonin. Tashmë ata janë konsumuar si në opinionin e brendshëm, ashtu dhe te faktori ndërkombëtar. Vuçiq duhet të ketë info se misioni i Ramës dhe Thaçit është në përfundim. Me ta ai nuk mund të bëjë më asgjë. Ndaj ka vendosur t’i hedhë pasi i shtrydhi si limon.
Aleksandër Vuçiq, pasi i korruptoi dhe i përdori si Edi Ramën, ashtu dhe Hashim Thaçin për ta realizuar projektin e tij të ndarjes së territorit të Kosovës, duket tashmë se po i shet bashkëpunëtorët e tij. Kjo do të thotë se këta të dy nuk i sheh më si partnerë në atë projekt, madje i shikon si liderë të konsumuar, të cilët atij nuk i bëjnë më punë ose mund ta dëmtojnë në planet e tij. Dikush mund të mendojë ndryshe, por unë po sjell një dëshmi odash në malësi, të dëgjuar në fëmijërinë time e të fiksuar për dekada në memorien time.
Duke iu referuar Luftës Ballkanike të vitit 1912 xhaxhai im në biseda me miqtë e tij rreth oxhakut me prush të nxehtë disa herë ka përmendur një fakt. Aso kohe, para se ushtria serbe të hynte në Kukës, komandot pararojë të saj erdhën dhe asgjësuan spiunët shqipfolës shqiptarë. Ai e shpjegonte këtë akt me faktin se këta spiunë nuk i duheshin më Serbisë, me ta kishte mbaruar punë. Ndërkaq punët e ardhshme ata do t’i kryenin me rekrutime të reja.
Edi Rama dhe Hashim Thaçi mund të mos jenë spiunë të Beogradit, por për arsye të shumta e të ndryshme u bënë bashkëpunëtorë në dy-tri projekte të Serbisë. Ky shërbim nuk lidhet me emrat përkatës, por me funksionet që ata kryejnë e madje në fillim edhe me fuqinë e pushtetit që posedonin. Tashmë ata janë konsumuar si në opinionin e brendshëm, ashtu dhe te faktori ndërkombëtar. Vuçiq duhet të ketë info se misioni i Ramës dhe Thaçit është në përfundim. Me ta ai nuk mund të bëjë më asgjë. Ndaj ka vendosur t’i hedhë pasi i shtrydhi si limon.
Në deklaratat e para tri ditëve presidenti i Serbisë zbuloi faktin se një marrëveshje për ndarjen e Kosovës ishte afër, por “Serbia humbi një shans për këtë, pasi ajo me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të kishte aneksuar vetëm veriun e Kosovës dhe Anamoravën”. Kjo deklaratë rrëzoi pretendimin e Edi Ramës, sipas të cilit ai nuk ishte pjesë e planit serb për ndarjen e Kosovës. Ndërkaq nxori krejt zbuluar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në vazhdimësi na thoshte se “me korrigjimin e kufijve donte ta bashkonte Luginën e Preshevës me Kosovën, por jo edhe t’i jepte territore Serbisë”?! Presidenti i Serbisë thotë të kundërtën. Jo vetëm që nuk do ta jepte Kosovës Luginën, por do ta zgjeronte territorin e vendit të tij me Anamoravën.
Prita tri ditë me qëllim të dëgjoja ndonjë përgënjeshtrim të pohimeve të presidentit serb nga ana e presidentit tw Kosovws ose kryeministrit shqiptar. Por dy shqiptaro-folësit shërbëtorë të Aleksandër Vuçiq nuk guxojnë t’ia zënë emrin me gojë shefit të shtetit të Serbisë, sepse ndryshe hapet thesi dhe këta do të dalin me këpucët e kuqe të shtatlartit tonë! Përfundimisht, Edi Rama dhe Hashim Thaçi do të duhet tashmë të presin detaje të reja për komplotin e tyre me Aleksandër Vuçiq kundër Kosovës.
Në kohët e sotme Aleksandër Vuçiq nuk ka asnjë shans të marshojë me ushtri në territoret shqiptare e “t’i eliminojë” bashkëpunëtorët e tij shqipfolës për implementimin e projektit serb të ndarjes së Kosovës. Ai ka vendosur që ta bëjë këtë në një mënyrë tjetër, në publikimin hap pas hapi të gjithë mekanizmave që janë përdorur për implementimin e projektit të Serbisë së Madhe. Fillimisht shpalli qëllimin dhe objektivin e tij. Tha se plani i ndarjes së Kosovës ishte projekt i tij. Ndërkohë për dy vite radhazi veshët e shqiptarëve u bombarduan nga Hashim Thaçi me retorikën se “Ideja e korrigjimit të kufijve ishte e tij”! Madje thoshte se “Nuk është e vërtetë se korrigjimin e kufijve e duan në Beograd”! Nuk la rast pa përmendur “të mirat” që do kishte Kosova nga ajo që ai e quante korrigjim i kufijve.
Ndërsa zëdhënësi i shtabit të projektit për ndarjen e Kosovës, Baton Haxhiu, na thoshte me shkop tregues në dorë se Kosova do humbiste “pak”, disa qindra km katrore dhe sipas tij, ia vlente që të japim kaq territor për “miqësinë shqiptaro-serbe”! As Rama, as Thaçi, as Batoni nuk pranuan kurrë se bëjnë lojën e Aleksandrit të Beogradit. Edhe Aleksandrit i duhej që autorësinë derisa të viheshin firmat e marrëveshjes ta merrnin autorësinë e ndarjes së Kosovës shqiptaro-folësit shërbëtorë të tij. Tani që projekti ka dështuar, Vuçiq ka vendosur që Thaçin dhe Ramën t’i shesë. Por do ta mbajë Batonin, sepse ai do t’i duhet për të rekrutuar të tjerë politikanë në Prishtinë e në Tiranë për t’i vazhduar në kushte të reja përpjekjet për ta realizuar idenë e ndarjes së Kosovës!