Për themelimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës është punuar pa ndërprerje prej vitit 1991 e deri në ditën e sotme. Megjithatë, ne shqiptarëve të Kosovës ende na mohohet nga politika vendore kjo e drejtë e patjetërsueshme dhe shumë e domosdoshme për sigurinë, e edhe për ekzistencën tonë!
Cilat forca politike janë të interesuara që Kosova të mos e ketë ushtrinë e saj, Forcat e Armatosura të Republikës? Kush është përgjegjës për çarmatosjen e njësiteve ushtarake të UÇK-së dhe FARK-ut? Kush e tradhtoi idealin e luftës për liri dhe bashkim kombëtar? Ushtarët, apo eprorët?