Pse “terrorizmi islam”?!

23, Kor, 2016 | POLITIKA NDËRKOMBËTARE

Shkruan Dedë Abazi

Nuk ka terrorizem islam, ka terrorist dhe ka islam – te ndara e jo të njësuara!

Kjo propagandë ka qellime te caktuara por në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojmë na shqiptarët.
“Ekstremizmi islam” apo “terrorizmi islam nder shqiptarë” është pjellë e djallit, është prodhim i armiqve tanë! Për ndryshe është një rrenë, ne nuk duhet ta pranojmë as në mendjen tonë, as në llafet tona as në mediat tona. Hiq hiq, mos e pranoni!

Shqiptarët janë njerëz që i besojnë Zotit, ka muslimanë, të krishterë edhe ateistë dhe bindje të ndryshme. Shqiptarët (shumica) janë muslimanë – muslimanët ma të mirët në botë. Muslimanët shqiptarë janë paqe dhe shembull paqe edhe për të tjetët. Shqiptarët e besimit islam nuk janë siç janë të krishterët fqinjët tanë, ata thirren të krishterë por janë gjakatarë, të pa drejtë, sundues, egoistë dhe vrastarë. Asgjë nuk kanë të përbashkët me Krishtin. Ne lutemi që islami nder shqiptarë që është kaq paqësorë – të ndikoj në krishterimin e popullit fqinjë, që edhe ata të ndryshojnë për të mirë. Veç ndali për një moment dhe mendoni sa të kqija i bëri dhe po i bën edhe sot krishterimi fqinjë (serb,maqedon,malazez…) në popullin fqinjë dhe do të kuptoni të VËRTETEN.

Propaganda “ekstremizmi dhe terrorizmi islam” duhet të hjeket dhe të plotësohet me fjalen “paqa dhe dashuria islame nder shqiptarë”!

Mos përpiqi të mbjellni panikë në popullin shqiptarë dhe t’i dizajnoni shqiptarët si terrorist sepse nuk mund t’ja delni. E VËRTETA është ma e fuqishme se gënjeshtra dhe është ngadhnjyese. Shqiptarët e besimit islam kultivojnë vlera – dashuri dhe paqe. Mos bëni hajgare, lereni terrorizmin, fanatizmin dhe urrejtjen atje ku është – ne krishterimin fqinjë e mos pretendoni të na sillni këtu sepse s’ka vend ndër shqiptarë!