Pse regjimi komunist serbo-sllav në vitin 1957 e rrënoi kishën katolike shqiptare në Prishtinë ?!

SHKRUAR NGA XHELIL ARIFI

Kisha e Shën Ndout në Prishtinë, ishte ngritur në vitin 1927 e që njihej edhe si Kisha e Stakajve në nderim të nismëtarit të ndërtimit Stak Mirdita,pjestar i familjes Staka ,që ishte ndër familjet e vjetra në kryeqytetin e Kosovës.

Por kjo kishë ishte rrënuar në vitin 1957,nga regjimi komunist jugosllav,me pretekst të rregullimit të planit urbanistik !(Bajram Mjeku)

Pyes:Cila ishte arsyeja djallëzore e sundimtarëve të atëhershëm për të rrënuar një kishë shqiptare që kishte rrënjët që në lashtësi?Sepse gjurmë kishash katolike në Prishtinë kishte që nga kohëra mesjete!

Duke marrë parasyshë se kleri katolik ishte treguar nacionalist, dhe ndër shekuj kishte mbajtur gjallë gjuhën,shkrimin dhe shkollën shqipe si dhe ishte faktor vendimtar e shtetndërtimit në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,atëhere e kuptojmë më lehtë mësymjen e pushtetarëve serb kundër kësaj kishe.

Se të gjitha këto nuk janë vetëm pretendime,po sjell disa fakte të tjera të cilat në shkrimin e tij “Shqiptarët katolikë dhe Serbia!”,na i sjell Fahri Xharra:

-Edith Durham,Përkrahsja e çështjes shqiptare për pavarësinë dhe bashkimin e shqiptarëve,shkruante : “Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u ngrina kur e pashë që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se sa myslimanët ( E.Durham, Londër 1920).

-Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht , arrijmë në përfundimin e njejtë se : “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.( “(“Vesnik Srpske Crkve”),po aty.

-Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”).

Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. .Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks. Jo katolik!”.(Fahri Xharra në “Shqiptarët katolikë dhe Serbia!”)

Pra siç mund ta kuptoni nga të gjitha këta shembuj,por edhe shumë të tjerë që nuk u sollën këtu;për serbet dhe kishën e tyre pravosllave ,shqiptarët mund të ishin gjithçka tjetër ,veç katolik jo!!

Prandaj ,pse mos t’i besojmë kësaj arsye se pse ishte rrënuar Kisha e Stakajve në Prishtinë,në rrëzimin e së cilës nuk morën pjesë shqiptarët e besimit musliman duke refuzuar rrënimin e kishës së vëllëzerve të tyre!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top