PSE PO MBYLLET AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE?

SHKRUAN: AGRON DALIPAJ

Populli thotë se “një byrek që po piqet në furrë jo për mua, më mirë le të digjet”. Kjo akademi që po digjet është ASA , ku u gatua, u poq e doli fjalori etimologjik i fundit që e nxjerr shqipen 93% të huazuar dhe që qe një dhuratë për Serbinë, e cila propogandon botërisht prej kohësh se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyren dhe janë ardhacakë dhe ky qe shërbimi i fundit më madhor që kjo akademi i bëri ideologjisë serbe kundër kombit shqiptar e nuk po i duhet më për tjetër gjë Serbisë.

Lajmi se në dt. 27 maj 2023 doli një VKM që e kalon ASA në varësi të ASH dhe konfirmimi i kryetarit të ASH S. Gjinushi se njësi të kësaj ASA-je do kalojnë në varësi të ASH, lexohet qartë si mbyllje e Akademisë së Studimeve Albanologjike ose gëlltitje e saj nga ASH njësoj si një gjarpër gëlltit një tjetër gjarpër.

Kështu po mbyllet një institucion ideologjik antishqiptar dhe disa “maqineri” e fondet financiare të këtij përbindëshi antikombëtar do i shtohen një monstre tjetër siç është ASH e Tiranës.

Tashmë, Skënder Gjinushi, njeriu që la me urgjencë Dibrën dhe u nis rrëmbimthi për të votuar në kuvendin e parë pluralist ligjin 24/1, që mbylli shumicën e instituteve shkencore në Shqipëri, do jetë i vetëm në timonin e një ASH-je të zmadhuar nga përpirja e ASA, që do drejtojë rrënimin total të shkencës në Republikën e Shqipërisë.
Për krahasim, nëse ne do kishim një institutin shkencor zyrtar që do projektonte ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, autostradat nuk do ndërtoheshin me 10, 20 e 24 milionë euro për një km, por do ndërtoheshin maksimalisht me 1.5 milionë € për një km dhe shqiptarëve nuk do u vidheshin disa miliarda euro.

Nëse Gjinushi nuk do kishte mbyllur me ligjin 24/1 gati gjithë institutet shkencore në Shqipëri, shkenca do u kursente shqipëtarëve disa dhjetra miliardë euro, që u vidhen pandalim dhe do gjeneronte mundësi të mëdha, që jo vetëm të mos iknin në emigrim, por Shqipëria të kthehej në vendin më të kërkuar për punësim e për të jetuar.
Mbyllja e ASA apo përpirja e saj nga ASH është një lajm shumë i keq.

ASA duhej pastruar nga hajnat, batakçinjtë, nepotizmi e studiuesit që punojnë atje kundër kombit shqiptar (e që duhen çuar para ligjit) dhe duhet reformuar për tu kthyer në një institucion të dobishëm kombëtar. Nëse hiqen nga ASA sa përmenda më sipër, gjasat janë që atje të mbeten vetëm pastrueset dhe zonja Shamku, por kjo e fundit, përveçse të prodhojë zhurmë, nuk ka ndonjë vlerë të spikatur në albanologji e nuk i duhet as dreqit e jo më ndonjë institucioni shkencor. Por gjithsesi, nuk do ndjehem mirë ta shoh zonjën Shamku me shami të zezë e të përlotur duke vajtuar te shkallët e ASA… apo duke ngritur çadrën për grevë urie para kryeministrisë kundër VKM-së së zotit Rama që i mbylli institucionin ku kulloste e lumtur…

Edhe pse më ndalohet rreptësisht hyrja në një institucion të inkriminuar si ASA, shkrirja apo përpirja e saj nga ASH zmadhon edhe më centralizimin në një dorë të veprimtarisë antikombëtare, që edhe kështu, bëhet hapur nën petkun e shkencës së albanologjisë.

Çdo e keqe e ka edhe një të mirë. Tashmë, për të çliruar të vërtetën tonë kombëtare, nuk do na duhet më të luftojmë kundër dy akademive antishqiptare, por vetëm kundër njërës.

Kam besim se S. Gjinushi, njeriu që mbylli gjithë institutet shkencore në Shqipëri, pasi të bëjë edhe disa zullume të tjera antikombëtare, do mbyllë përfundimisht edhe ASH-në e Tiranës e ta shesë truallin e saj për ndërtim…

Trualli i ASH është më me vlerë se trualli i Teatrit Popullor dhe te ASH nuk ka kush proteston, sepse aty zor se gjen ndonjë akademik prej vërteti…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top