SHKRUAR NGA MUHAMET KELMENDI
Hyrje
Çështjet që do te shqyrtohen këtu, kanë te bëjnë me organizimin politik e ushtarak te luttes në Kosovë. Ne njërën anë, do te flitet për vetë subjektin politik e ushtarak (LPK-në dhe UÇK-në), ndërsa, ne anën tjetër, për subjektet politike legale, etj. Vetë ideja për ndërtimin e sistemit çlirimtar është e bazuar ne programin e LPK-së. Kjo organizatë deri ne maj 1998, bëri çka mundi për te ndërtuar Frontin Çlirimtarë Kosovë. Por, per te kuptuar këtë, do te ndalemi ne anën historike te UÇK-së, te punës se saj dhe te lidhshmërisë me LPK-në, si subjekt krijues dhe udhëheqës i kësaj force ushtarake. Lidhur me këto çështje është shkruar, diskutuar e folur mjaft. Ka shkrime shumë pozitive, sikundër që ka edhe të kundërta me te, përkatësisht négative. Ka te tilla që ende nuk e kanë kapur si duhet atë, ndonëse çështja ka shkuar aq para, saqë tani me ka kaluar ne subjekt individual politik e ushtarak, mbi te cilën po e ndërton jetën shoqërore. Çështjet që do te shtrohen dhe shqyrtohen në këtë vepër, nuk janë gjë tjetër veçse përshkrim i punës se madhe shumëvjeçare për organizimin dhe ndërtimin juridik e politik te luftës çlirimtare ne Kosovë. Kuptohet se qëndrimet e vendimet e marra nga organet udhëheqëse, mbi organizimin toné ushtarak e politik nuk i kam, sepse ato kanë mbetur ne sekretarinë e LPK-së, si subjekti që e ka organizuar atë punë, por unë do te mbështetem në të dhënat që i kam shënuar gjatë punës sonë. Këndej, do te fus edhe disa letra, kërkesa e vendime origjinale, te cilat ne një kopje kanë mbetur tek unë, origjinale siç janë, ndërsa disa te tjera vetëm do te përmenden. Është e kuptueshme se një analizë e tille e punës sonë ne fushën ushtarake, shumëkujt nuk do t’i shkonte përshtati, sepse këtu do te theksoj edhe emra te cilët janë te lidhur me çështjen tonë, me atë te UÇK-së dhe te luftës ne Kosovë. Gjatë këtij shqyrtimi del gjendja, prandaj edhe për atë, do te përpiqem te jap fakte konkrete te cilat nuk do të priten mire nga disa, ndërsa nga disa të tjerë, ndoshta edhe do te kërcënohem, sepse do t’i theksoj bash ne realitetin ekzistues të kohës. Ne librin tim me kujtime nga UÇK-ja do te përpiqem te ndriçoj anën politike, atë juridike dhe ushtarake-çlirimtare te veprimtarisë sonë deri ne maj te vitit 1998, duke u mbështetur ne punën e Kryesisë dhe te KP te D.jv. që është bërë për te krijuar tabanin politik e juridiko-ushtarak dhe atë shtetëror për krijimin, organizimin e ndërtimin e UÇK-së.
Duke e kapur këtë çështje me kaq rëndësi, do te dalë vetiu dhe koha e lindjes se saj, emërtimi dhe zhvillimi e pengesat e shumta te krijuara ne terren dhe ne forumet tona politike. Ndërsa, një pjesë e veçantë i kushtohet gjendjes duke nxjerrë edhe përfundime mbi pasojat dhe perspektivën e çështjes. Një çështje po aq e rëndësishme sa edhe vête krijimi i saj është padyshim edhe mbrojtja politike e juridike e UÇK-së nga LPK-ja, sikundër dhe ajo morale e diplomatike, që iu bë aksioneve te saj kudo ne bote, pa dalë si krah ushtarak i LPK-së, ndonëse ishte e tille dhe për vetë shkakun se LPK-ja ishte për ndërtimin e sistemit politik shtetëror (Frontit Çlirimtar te Kosovës) me te gjitha subjektet politike e organizative ne vend. Veç kësaj, do të përpiqem me fakte te tregoj shkakun e krijimit te fondit “Vendlindja Thërret”, si bazë e forte financiare për UÇK-në, e cila u krijua nga Kryesia e Degës j.v. të LPK-së dhe KP i saj, si formé e financimit te luftës brenda ne Kosovë. Këtu do te flas edhe për raportet me subjektet politike e organizative në Kosovë, Shqipëri si dhe me qeverinë e Bukoshit, lidhjet e kontaktet me te, sepse as këto nuk mund te kalohen pa u shqyrtuar, pasi jo vetëm që nuk ka pasur bashkëpunim politik, por as financiar. Kjo gjë ka shpënë tek forcimi i fondit tonë “Vendlindja Thërret”. Qeveria e pati kundërshtuar edhe unifikimin, (bashkimin) në sistem, të fondit “Vendlindja Thërret”. Po aq e rëndësishme është te kapet pikërisht çështja jonë edhe ne dritën e pikësynimit te LPKsë për ndërtimin e sistemit politik e juridiko – shtetëror në Kosovë (Frontit Çlirimtar ne Kosovë), si formë për te ecur ne luftën tonë te madhe çlirimtare. Nëpërmjet tyre do të ndalem tek puna, aktiviteti dhe pengesat për ndërtimin e këtij sistemi. Këtë do ta përcjell edhe me disa letra që Kryesia u ka dërguar subjekteve dhe UÇK-së, te cilat i kam në pika te shkurtra, përkatësisht projektet e tyre te cilat ia pata paraqitur organeve udhëheqëse për t’i miratuar. Ato qenë dërguar në emër te LPK-së. Natyrisht, ne këtë libër do té bëhet fjalë edhe për grupin politik (klikën) e krijuar ne kuadër te LPK-së e UÇK-së, si dhe për faktorët që kanë ndihmuar ne ndërtimin e klikës se tille, jashtë sistemit tonë te përcaktuar né programin e LPK-së, që mori nën kontroll UÇK-në. Nuk do të lihet pa u vënë ne shqyrtim edhe roli i subjekteve politike ne Kosovë,, sidomos i disa politikanéve, të cilët bënë çmos te mos lejonin ndërtimin e saj, kuptohet, për shumë fakte, po mbi te gjitha nga pozitat e tyre karrieriste, bajraktarë, financière e frikacake, sepse ai sistem kërkonte kalimin tonë ne vendin e çliruar duke qenë të lidhur me popullin. Po këtu do te shqyrtohet edhe roli i Tiranës zyrtare që ne periudhën 1997-98, ishte mjaft negativ dhe pengues. Një punë jashtëzakonisht negative ka qenë lufta për të mos e ndërtuar Frontin. Ne këtë anë, ka punuar vête grupi politik i UÇK-së,Kryesia Teknike e Degës se LPKj.v. dhe klika e ndërtuar nga ana e tre anëtarëve te Kryesisë se vjetër për te mbizotëruar UÇK-në jashtë sistemit. Për te arritur formën e tashme te organizimit dhe këtë klikë e tille, ata krijuan grupe akuzuese ndaj Kryesisë se vjetër, duke e ngarkuar atë me akuza te pavërteta dhe pa fakte mbi vrasjen e shokëve ne Kosovë. Çdo gjë u vërtetua, sepse botërisht ishte treguar se ata kanë rënë në përleshje e sipër me pushtues, si ne Vushtrri ne janar te vitit 1997, kur ranë tre heronjtë e kombit tonë. Veç kësaj, bënë bllokimin politik te UÇK-së dhe me shpejtësi, duke u ndihmuar nga Kryesia Teknike e Degës se LPK-së jashtë vendit, e cita nuk ftoi për me se tre muaj asnjë mbledhje te KP e LPK-së, u devijuan përcaktimet politike dhe u ndërtua baza aktuale politike e UÇK-së, jashtë sistemit politik te përcaktuar ne Front Çlirimtar, si dhe nuk lejuan lidhjet me te. Nuk kam dëshirë që ky punim te keqkuptohet, ne mënyrë që nga ai te kalohet ne hakmarrje fizike, ndonëse as asaj nuk i frikësohem. Por, jam i mendimit se ata që do te vihen ne spikamë, nëse kanë prova te paraqesin mendimet e veta dhe po ashtu të vihen ne ballafaqim faktet, ne mënyrë që lexuesi t’i peshojë faktet pa qenë nën presion.
Kjo është demokratike.
Lexo më tutje në verzionin pdf.