PSE NUK REAGON Adem Demaçi?!

Komunistët shqipfolës e quajnë simbol të rezistencës dhe të luftës kundër sundimit serb të Kosovës! Ndërsa në realitet, populli shqiptar i Kosovës Adem Demaçin e kujton si simbol të puçit ushtarak, si nxitës të përçarjes dhe të luftës vëllavrasëse në Kosovë.

Po të ishte vërtetë Adem Demaçi hero i Kosovës dhe i shqiptarëve, ai do të reagonte sa më parë dhe të mbështeste me një deklaratë publike rezistencën kombëtare kundër Marrëveshjeve të Brukselit, përmes të cilave vendit tonë po i kanoset integriteti territorial dhe sovraniteti shtetëror!

Adem Demaçi kurrë më të lehtë se sot nuk e ka pasur reagimin! Pse pra po heshtë Adem Demaçi? Prej kujt po frigohet ai? Si është e mundur që njeriu i cili gjatë kohës së luftës pa kurrfarë frike deklaronte se është zëdhënës i UÇK-së në mes të Prishtinës, tani po heshtë dhe po frigohet të flasë e të prononcohet për publikun? Si është e mundur të heshtë Adem Demaçi, njeriu që ishte aq guximtar gjatë sundimit të Serbisë në Kosovë dhe i cili i mbijetonte të gjitha sfidat, përderisa ata që i besonin atij dhe kapnin pushkën e lirisë në dorë vriteshin si lepujt nëpër pritat tradhtare?

Adem Demaçit i ka ardhur koha të flasë edhe për të zezat, jo vetëm për të bardhat? Prandaj, ne po i themi: Fol “baca” Adem, sepse prej plakut, sot pritet Fjala.

3 thoughts on “PSE NUK REAGON Adem Demaçi?!”

  1. Pse po heshtin shume institucione,forca politike,shoqeri civile,individ,jo vetem Adem Demaci.Gjendja e drejtimit shtetror,perhapja e levizjeve fantazem fetare,shkuerja ne ISIS e nje numeri te konsiderushem nga Kosova.Gjendja e shqiptarve ne trojet etnike te pushtuara nuk duron heshtje.Duhet ditur se pa zgjidhjen e ceshtjes shqiptare,ribashkimin e tij,nuk ka paqe e siguri ne Ballkan e me gjere

  2. JO VETEM ADEM DEMACI,POR SHUME SHQIPTAR DUHET TE NGRENE ZERIN PER GJENDJEN E PUNEVE DHE DREJTIMIN SHTETROR NE KOSOVE,-DHE GJENDJEN E SHQIPTARVE NE TREVAT QE NDODHEN NEN PUSHTIMIN SERBO-SLLAV

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top