SHKRUAN: REXHEP SHAHU
Partia socialiste pasi beri martese ne Shkoder me LSI, nen kujdesin e ish presidentit serb Tadiq, mezi arriti te fitoje zgjedhjet parlamentare te 2013 bashke me LSI.
Nje force politike apo kualicion, nuk rrit vota zakonisht gjate qeverisjes perkundrazi votat i pakesohen.
Mandatin e dyte Edi Rama e fitoi pa LSI dhe pas nje konsumimi te madh, per shkak se e ktheu vendin ne plantacion droge, ne prodhues e tregtues drogash edhe me avione.
E fitoi mandaatin e dyte pa program, me shaka, pasi ai kishte mbaruar pune me zgjedhjet para fushates zgjedhore, pra i kishte blere votat qe i duheshin. Kishte blere bile me shume se sa i duheshin.
Pre kete gje, une si individ me kaq informacion e formim qe kam, nuk duroj te flasin, mbrojne apo avokatojne te huajt qeverine Rama. Asnje i huaj qofte dhe presidenti aktual amerikan apo qofte dhe Klintoni a Bushi ndaj te cileve kam admirim e mirenjohje pa kufi per krijimin e shtetit te dyte shqiptar – Kosova.
Si shoqeri kemi fute kryet te bolet, media eshte e qeverise pothuaj totalisht, opinionberesit apo ata qe kane zene gjithe frengjite e kullave te rojeve te qeverise jane ata individe qe kane sjelle Edi Ramen ne pushtet duke grupuar gjithe maskarejtye e vendit.
Opinioni po bindet perdite se pushteti aktual eshte nga vota e vjedhur dhe e blere dhe i mungon kolona morale por qendron ne kembe nga dhuna dhe arroganca e mediave dhe kryeministrit tellall.
Kryeministri vjell vner, ngre zerin sic e ngre frikacaku ne kurth.
Nuk e di si do rrjedhin ngjarjet, por personalisht nuk i besoj asnje diplomati te huaj qe ka bere tave Tirane me Edi Ramen.
Dhe kam filluar te mendoj shume rreth asaj qe me kane treguar se behet lufte e madhe nga te huajt per me ardhe diplomat ne Tirane. Tash po besoj se nuk vijne vec per diellin e Tiranes.