Pse frikësoheshin “komandantët” e UÇK-së nga Ministria e Mbrojtjes dhe FARK-u?

“Gani, mos harro se nëse e gjen diçka Jakupin, unë kam me të hyp me dy shkelmat në bark e m… kam me ta qit për goje!”

Shkruan: Sinan Kastrati

Çka shkruante “Zëri i Kosovës” e çka thoshte zëdhënësi i UÇK-së Jakup Krasniqi për Jakup Kastratin, Cen Deskun, Agim Krasniqin dhe Ramiz Hoxhën e Selman Binishin?

Jakup Krasniqi, si zëdhënës i “UÇK” -së (?), viktimat, të vrarët, të burgosurit i quante koloboracionistë… pa asnjë fakt dhe nuk skuqej atëherë as tash, tash së pakut nuk kërkon “falje” (?) për dëmin që ia kishte shkaktua bashkimit të faktorit politik e ushtarak dhe dhimbjen, mallin e mërzinë që iu kishte sjell, në shumë shtëpi, shumë familjeve shqiptare duke i akuzuar për diçka që ata nuk e meritonin aq më pak, ata nuk kishin bërë asgjë të keqe kundër luftës dhe luftëtarëve të saj e as popullatës e vendit, përkundrazi, e kishin ndihmua popullsinë me ushqime e ”ushtrinë” fantazmë me pare.

Faktet i kemi edhe ne e ju përveç fjalëve kallaballëk tash e akuzoni njëri tjetrin se nuk keni luftua, ama bash hiq. Ramiz Lladrofci i thotë Rexhep Selimi se nuk ke luftua ndërsa Ibrahim Kelmendi i quan Hashimin, Azem Sylen, Xhavit Halitin, sabotator, përçarës, hajna e mashtrues, përfitues të disa miliona markave ndërsa për UÇK-në flitet si për përrallat e Qelit, Qosit e të Qyrranave. Por më i “sinqerti është tregua Hashim Thaçi. Ai thotë: Kam qenë larg fronteve të luftës.

“Zëri i Kosovës” ishte zëri i Kubës (së Fidelit), Kinës (së Maos) dhe Kim Jong-ut të Koresë Veriore!

“Zëri i Kosovës…” shkruante: ”…Në bazë të të dhënave të shërbimit informativ të UÇK-së për veprimtarinë e tyre kundër luftës çlirimtare të UÇK-së, të lartpërmendurit kanë propaganduar për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Binishi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja si dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me Agim Krasniqin, anëtar i Kryesisë së LDK-së, i cili, shërbimit informativ të UÇK-së i është i njohur si inspirues i luftës speciale kundër UÇK-së dhe nismëtar i njëfarë policie autonomiste të Kosovës. …” (Zëri i Kosovës, e enjte, 5 nëntor 1998.).

E vërteta është se Agim Krasniqi nga fshati Vll. Drenofc  kurrë nuk kishte biseduar me Jakup Kastratin për formimin e një policie  (“autonomiste”?) ushtarake.

Agim Krasniqi ishte një ish ushtarak, oficer, epror aktiv i ish APJ-së, kapiten i klasit të parë, i burgosur politik dhe aktivist i LDK-së, më vonë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Pse frikësoheshin “udhëheqësit” e UÇK -së nga Ministria e Mbrojtjes e më vonë nga FARK-u?

Bazat e para të organizimit të luftës në teritorin e “çliruar” të Malishevës nuk fillojnë me Krasniqët (jakupat) e Thaçjanët (hashimat) e as me LPK-në e UÇK-në. Ato kishin filluar në mënyrë institucionale nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës në fillim të viteve të 90-ta.

Ishte Ismet Ali Bytyqi, mësues i anglishtes nga fshati Lubizhdë që ishte zgjedhur komandant për Bashkësinë lokale të Lubizdës ndërsa Jakup Kastrati ishte zëvendës i tij. Gani Krasniqi i dinte mirë këto të vërteta, sepse vete ai ka qenë me ta dhe i ka propozuar po ata njerëz (Ismetin dhe Jakupin, të dytë ish shokë të klasës dhe të gjimnazit në gjimnazin e Malishevës). Këto tashmë dihen dhe nuk mund të mohohen nga askush përveç “qorrave” e hajnave të lpk-së, ish UÇK-së së hashimave, SHIK-ut dhe tash PDK-së, nismës e disa anëtarëve të Vetëvendosjes, parti të majta, brigada të kuqe.

Në nivel të Komunës udhëheqës ishin edhe Gani Krasniqi, Isni Kilaj, Cen Desku, Nazmi Hajdar Kastrati nga fshati Maxharrë, Rifat Halilaj nga fshati Llapqevë etj.  Këta dy të fundit, Nazmiu dhe Rifati ishin eprorë ushtarakë me grada të larta, oficerë rezervë, …ndërsa në nivel të Kosovës që ndihmuan vullnetarisht në organizimin, formimin, shtrirjen dhe forcimin e Mbrojtjes, ishte Hajzer Hajzeri, Ministër i Mbrojtjes, qeveria në ekzil dhe ish eprorët ushtarakë të larguar nga APJ-ja, në mërgatë dhe në Kosovë me dijen dhe mbështetjen e Ibrahim Rugovës” (A. Mehmeti “E vërteta për FARK-un”, fq. 18.). Ato vepronin në formë të TRESHES. Edhe këto i dinin kuqaloshët e nanosave të Kosovës dhe asaj të Llapushës.

Në Hagë “dëshmitarët” si Jakup Krasniqi, Sylejman Selimi, Shukri Buja (“gjeneralë”?) dhe të akuzuarit Fatmir Lima, Ramush Haradinaj, të dytë “komandantë”,  të zonës së “Pashtrikut” dhe Dukagjinit” të cilët lirohen nga burgu, ndërsa dënohen ushtarët e tyre, Hajredin Balaj me 13 vjet burg dhe Lah Ibrahimaj me 6 vjet burg  … por që nuk ishin të pa gjynahe, “kishin shkua për ta mbrojtur Kosovën dhe luftën e pastër të UÇK -së” thoshin lpk-istët, zëdhënësja e tyre RTK-ja, e gazetat e majta dhe istët e tjerë ndërsa njerëzit udhëheqës të LDK-së dhe të partive të tjera, punëtorët e ndershëm e luftëtarët e lirisë që kishin punuar para tyre, pa hile e pa pare i quanin pacifistë, dezertorë…. e kolaboracionistë. Fatmiri dhe Ramushi u liruan nga Gjykata e Hagës ndërsa ushtarët e tyre u dënuan (Lah Ibrahimi, Bala, çudirat s`paska fund edhe nga gjykatat ndërkombëtare).

-Jo zotërinj, “lufta e pastër” nuk mbrohet në Hagë. Aty është vendi ku të dyshuarit dhe kriminelët  për krime lufte kundër njerëzimit gjykohen ndërsa dëshmitarët si Jakup Krasniqi janë bashkëpunëtorë të atyre të akuzuarve për krime, bashkëpjesëmarrës në krime, që i kanë dit ato krime e nuk i kanë “tregua”, i kanë fsheh ose i kanë tjetërsua. Ti Jakup ke qenë “zëdhënës” i UÇK -së e nuk mundesh me i ikur kësaj përgjegjësie. Ia pafsh “hajrin” turpit! “Virre vath në vesh e shkruaje në ballë këtë marre !”

Presione të tjera, shantazhe, kërcënime

Presione, shantazhe, kërcënime që ta mbyllim Zyrën e LDK-së në Malishevë kemi pas edhe më herët. Hasan Dula e Hisni Bajraktarin nga Palluzha, fshat afër Drinit të Bardhë, komuna e Rahovecit miqësisht me kanë thënë që ta mbyllim Zyrën e LDK-së. Dy javë pa u vra Gani Paqarizi, në korrik të 1998-ës më ka “urdhëruar” me fjalët kërcënuese: – Ti shti dy kamt me ni këpuc, nëse nuk e mbyll Zyrën e LDK-së në Malishevë! Këto fjalë Gani Paqarizi mi ka thënë në qajtoren e Milaim Mazrekut nga Malisheva, në Malishevë. Aty, Ganiu ka sharë dhe fyer Ibrahim Rugovën me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë të pranishmit dhe ti frikësoj të tjerët. Hajdin Maloku i fshatit Plloqicë, familje shumë e njohur ka qenë aty. Ai është ngrit në këmbë dhe i ka thënë Gani Paqarizit:

– O Gani, a po më njeh mua?

– A e din ti kush është Ibrahim Rugova? Ai është kryetari i Kosovës që ne e njohim dhe e nderojmë! Ndërsa Jakupi është kryetari i LDK-së i komunës së  Malishevës dhe ne i besojmë më shumë se sa ty!

-Gani, mos harro se nëse e gjen diçka Jakupin, unë kam me të hyp me dy shkelmat në bark e m… kam me ta qit për goje!

VIJON

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top