Shkruan: Zef Dodaj
Kur ishim ndër okupime, vetëm me nacionalizem e ruajtëm identitetin tonë. Sot, as që mundëm ta përmendim më këtë fjalë, se nevet menjëhere na quajn nacistë, ballistë e tjera fjalë.
Serbët që e kishin dhe e kanë këtë fjalë si BAZAMENT, e zmadhuan shtetin e tyre në vendet tona dhe prap po e zgjërojnë! E ne, lere se nuk e praktikojmë më atë fjalë, por randësin më të madhe ja dedikojmë përçarjes në mes veti dhe jua plotësojm dëshirat armiqve tonë okupues.
Ata që e kan një vëlla serb në trojet tona, të gjithë i shkojnë mbrapa ashtu si bleta deri ta nxjerrin nga kriza vllaun e tyre. Kurse ne, lere se nuk lodhemi për atë gjë, por edhe ju ndihmojmë me e shpetue serbi serbin! Kjo është për të ardhë keq, pse nuk mësuam pak nga sundimi njëqind vjeqar i serbit mbi shqiptarët.
Nuk më dhimben serbët pse ndahen prej nesh, përkundrazi gëzohem që ndahen. Nuk më dhimbet as toka që jetojnë në tokën tonë, sepse e pa mundshme një popull që na sundoj më shumë se një shekull në vendin tonë, pa i lënë edhe fëmijt e tyre pas, gjë që, shkon paralel me popullsinë e tyre, njëqind vjet – njëqindmi pasardhës të tyre. Nuk është numër shumë i madh. Por, serbi për serbin po kujdesët që ta shtetësoi, që ta afroj, që ta siguroj dhe të ja bëjnë të drejtat si shtetas të shtetit serb.
E neve shqiqptarët asgjë nuk bëjmë dhe nuk kemi bërë në këtë drejtim.
Sa më vjen inatë që nuk e kemi edhe ne shqiptarët të zhvilluar këtë ndjenjë nacionalizmi në kokën dhe në zemrën tonë, sepse e vërteta është se, me nacionalizëm na i muarën dhe po na i marrin para syve tonë tokat dhe të drejtat për popullin e vllazërin e tyre.
Pse dhe kush ua vrau shqiptarëve nacionalizmin dhe ua mbolli urrejtjen në mes veti!?
Nacionalizmin, dmth ndjenjёn e natyrёshme tё kombёsisё, shqiptarve ua vranё e po ia vrasin dy faktorё : 1.Armiqtё historikё e tё betuar tё tyre sllavo-greko-turk, qё kanё dashur e duan kurdoherё çkombёtarizimin dhe asimilimin e shqiptarve, kudo ndodhen, nё trojet e tyre etnike dhe kudo gjetkё, pёrfshi shtetet e tyre, ku u ndodhёn qё lashti apo si rezultat i pushtimeve dhe deportimeve. 2.Fuqitё e Mёdha, duke zgjidhur krizat rajonale kurdoherё nё favor tё armiqve tradicionalё tё shqiptarve dhe nё favor tё interesave dhe ekuilibrave politikё midis tyre. Kjo ndodhi mё 1878 (Kongresi i Berlinit), 1913, 1915, 1920 (Konferenca e Paqes, pas L.I-rё Botёrore, ku SHBA ishte e vetmja qё asi kohe doli kundёr copёtimit tё plotё tё Shqipёrisё, se ashtu ia donin interesat), 1939 -1945, kur nuk u protestua dhe kundёrveprua ndaj pushtimit italian tё Shqipёrisё dhe kur, mё pas, 1941-1945, Kosova dhe Shqipёria londineze, nё marrveshjet e fshehta midis Aleatёve anglo-ameriakano-rus, me kёmbёngulje tё Jugosllavisё dhe Bashkimit Sovjetik, iu lanё sё parёs, kurse Epiri Greqisё. (Ishte koha kur Anglia, e tmerruar deri nё palcё nga sulmet gjermane, sё bashku me SHBA dhe BS, i kishin njohur Jugosllavisё njё rol me peshё nё Evropёn Juglindore, pra dhe premtime tё majme, gjat e pas Lufte, aq sa qё madje Çёrçilli dёrgoi pran Titos djalin e tij, Randolf Churchill).Qё kjo ishte vendosur kёshtu edhe nga aleatёt anglo-amerikanё, u duk nga fakti se ata qenё kundёr Shqipёrisё Etnike,tё krijuar dhe mbrojtur me me shpirt ndёr dhёmbё nga nacionalistёt atdhetarё, 1941- 1944, duke sfiduar kёta e duke pёrkrahur hapur komunistёt dhe tutorёt e tyre, jugosllavёt, si rikthimin forcёrisht tё Kosovёs Serbisё dhe tё Epirit Greqisё. Edhe tash, nё kushtet e shpёrbёrjes sё ish Jugosllavisё dhe luftёs pёr ndryshime demokratike edhe nё Shqipёri dhe trojet etnike shqiptare, miqtё tanё euro-atlantikё pёrsёri zgjodhёn komunistёt dhe bijtё e tyre pёr qendrim nё pushtet e bashkёpunim, (madje duke u falur edhe mёkatet fatale e duke i mikluar) dhe jo nacionalistёt. Madje duke u kujdesur qё kёta t’i qendrojnё larg rimёkёmbjeы ekonomiko-politike dhe pozicionimit pushtetor..! Pse? Thjesht e vetёm prej frikёs se nacionalistёt atdhetarё mund t’u hapin atyre telashe tё padёshiruara e t’u prishin llogaritё, me pathosin e tyre atdhetar dhe vendosmёrinё pёr realizimin e çёshtjes sё shenjtё kombёtare..! Kurse tё shiturit e tё gjitha kohёrave, pёrfshi komunistёt dhe bijtё e tyre biologjik e shpirtёror, kanё dhёnё mjaft prova se mund lehtёsisht tё manipulohen dhe lёpihen pa kurrfarё skrupulli, pёrballё mbajtjes nё pushtet dhe pёrfitimeve egoistike prej tij..! Ja pra faktorёt jashtshqiptarё e shqiptarё qё kanё vrarё nё kohёra dhe vrasin ende nacionalizmin shqiptar. Vetёm rizgjimi i ndjenjёs kombёtare, dmth nacionalizmit atdhetar tё shqiptarёve dhe bёrja e tyre faktor e aktor nё rajon e mё gjerё, do t’i ndihmojё ata tё marrin nё duart e tyre fatet e veta; sigurisht, nё bashkёpunim e bashkёrenditje edhe me faktorin mik euro-atlantik. Petrit Belliu,28.8.2016.