PSE DUHET TË RRËZOHET EDI RAMA?

Është rasti i parë në historinë Europiane të shteteve që një kryeministër ka formim arsimor për Piktor. Për këtë ka hyrë në librin Gines. Ngjashmëri ka vetëm me Neronin e Romës. Nuk e di çfarë është ekonomia dhe ligjet. Si i tillë është apriori i paaftë për të qeverisur. Duke mos kuptuar asgjë nga qeverisja edhe ministrat kryesorë i emëron të paaftë dhe joprofesionistë. Mjafton të përmendim dy ministrat më të rëndësishëm të qeverisë së tij, Arben Ahmetaj me profesion bazë mësues Anglishte, që keqdrejton ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, si dhe Niko Peleshin, me profesion inxhinier elektronik që keqdrejton Ministrinë e Bujqësisë. Ka pesë vjetë që Edi Rama është kryeministër mediatik, qëndron çdo ditë-natë 4-5 orë në televizion, duke formuar edhe televizion privat ERTV me paratë e taksapaguesve shqiptarë për të shpërlarë trutë e tyre me batuta dhe histori banale të reformave propagandistike.

Ndërkohë 10 arsye për të rrëzuar Edi Ramën janë:

1-Ka humbur 2 miliardë Euro në gjygjet e arbitrazhit ndërkombëtarë në Europë me prishjen e kontratave me operatorët investues të huaj në Shqipëri. Borxhi i jashtëm i shtetit Shqipëtar deri tani është 70 % e GDP-së, pra 7 miliardë dollarë plus çështjet tjera ne gjykim. Kjo do të thotë që pas vendimit përfundimtarë të arbitrazhit ndërkombëtarë borxhi i jashtëm i shtetit Shqipëtarë do të jetë 9 miliardë dollarë pra 90 % e GDP-së. Pra qytetarët shqipëtarë do të paguajnë 3000 Euro për frymë në 20 vitet e ardhshme për të paguar këtë borxh. Opozita Shqipëtare duhet të bëjë një interpelancë parlamentare për këtë qëllim, sa më shpejtë që të jetë e mundur.

2-Borxhi për kompensimin financiar të ish pronarve llogaritet rreth 40 miliardë dollarë, pronarët me kohë do ti fitojnë gjygjet në gjykatën Europiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg. Kjo do të thotë që taksapaguesit Shqipëtarë do të paguajnë për një periudhë kohe, si ta vendosë gjykata e Strasburgut edhe 40 miliardë dollarë në vitet në vazhdim.

3-Qeveria Rama, për 4 vjet ka dhëne me konçesion në shendetësi 300 milionë Euro kompanive klienteliste, oligarkëve pranë kryeministrit, para që do ti paguajnë taksa paguesit shqipëtarë, fëmijët e tyre në vitet e ardhshme.

4-Skandali i kompanisë Armo prej 704 milion dollarë është një barrë tjetër ekonomike dhe sociale e qeverisë Rama 2 ku 1200 familje kanë mbetur pa asnjë mjet jetese.

5-Marrëveshja për 1 miliardë dollarë për PPP, ( Partneritetin Publik Privatë ) në investime do ta rrisë edhe me 10 % borxhin e jashtëm të shtetit Shqipëtarë, gjë që i siguron falimentimin financiar në periudhën që vijon këtij shteti.

6-Qeveria e Rilindjes investoi rreth 2 miliardë Euro për 4 vjet në projektin Rilindja Urbane, duke mbjellë palma që u thane dhe duke ndërruar pllaka trotuaresh nëpë sheshe. Për 15 Km të rrugës Tiranë – Elbasan, ka 5 vjet që janë shtuar në projekt 50 milionë dollarë, për paaftësinë totale të qeverisjes.

7-Reforma e Ujit do të sjellë edhe 40 000 të burgosur të tjerë, si për masakrën e energjisë që bërën me 38 000 të arrestuar. Asnjë pushtues e as Enver Hoxha nuk ka bërë një terror të tillë mbi Shqipëtarët.

8-Shëndetësia është bërë kryedështimi i yt kryesor. Spitalet e onkologjikut janë pa ilaçe për kimioterapi dhe ti bën show me arsimtarë nëpër televizione.

9-Reforma arsimore që ke promovuar për 5 vjet të ka dështuar totalishtë me rritjen e tarifave dyfish për studentat Shqipëtarë.

10- Emigrimi masiv i 500 000 qytetarve shqipëtarë në perendim për pamundësi jetese është kulmi i shfarosjes së popullsisë shqipëtare. Ky eksod biblik do ta shpopullsojë këtë vend dhe këtu do të mbesin vetëm pensionistë e fëmijë të droguar që nuk kanë asnjë shpresë.

Nëse nuk e ke kuptuar se ku po e çon këtë vend me argumentin e votave të vjedhura me 25 Qeshor 2017, do të jetë fatale për ty dhe partinë që sundon me anë të policisë represive. Padija jote nuk është argument. Të gjithë diktatorët kanë të njëjtin fat në Histori.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top