SHKRUAN: GANI MEHMETAJ
Sepse ushtarët e policët e tyre përdhunuan e pastaj masakruan mijëra gra e vajza tona? Sepse vranë foshnjë, fëmijë, gra e burra të pambrojtur? Sepse kryen gjenocid të paparë ndaj popullatës shqiptare në Dardani? Sepse as pas njëzetë vjetësh nuk u përkulën para varreve të viktimave të tyre, nuk i kërkuan falje kombit tonë? Sepse, vazhdojnë të bëjnë shantazhe e të pengojnë shtetin tonë me të gjitha mjetet? Sepse e ushqejnë me urrejtje të sëmurë popullin e tyre kundër kombit tonë? Sepse nuk ndjejnë pendesë as nuk duan t’ia dinë për ato që bëri ushtria e policia e tyre?
Serbinë duhet ta shpërblejmë me territore tona edhe për faktin se janë arrogantë e primitiv ndaj nesh si ai rrugaçi që të ka rrahur e keqtrajtuara dhe prapë të kërcënon se do të te rrah e do të te keqtrajtojë.
ShBA-të me Bill Klintonin dhe Britania e Madhe me Toni Blerin, krahas Francës, Italisë, Gjermanisë etj. e bombarduan Serbinë, për t’i shpëtuar shqiptarët nga shfarosja dhe për ta ndëshkuar Serbinë për gjenocid. NATO e çliroi Dardaninë dhe e dëboi ushtrinë serbe që të na e jepte mundësinë ta bënim shtetin tonë të lirë e të pavarur, në kufijtë që na i pranoi bota.
Pse sot disa qarqe ndërkombëtare e harruan gjenocidin serb dhe përpiqen ta trajtojnë të barabartë xhelatin (Serbinë) e viktimën (Dardaninë)? Pse nuk ua nxjerrim sërish në sheh krimet e përdhunimet serbe, por heshtim si qyqe? Pse takohemi me udhëheqjen e Serbisë sikur të mos kishte ndodh asgjë, ndërsa nuk ia përmendim asnjëherë të kaluarën?
Pse kreu i shtetit tonë me mediat që e mbështesin përpiqen ta bindin popullatën se nuk është asgjë t’i japim copa territoresh Serbisë? Pse i kemi bërë militantët partiakë koka delesh që vetëm të blegërijnë dinë? Pse po përgatitëm për të keqen me gjakftohtësi të frikshme?
Kush është ai që do të guxojë të jep copa territoresh dhe të mos e mallkoj historia brez pas brezi? Pse duhet ta lejojmë kreun e shtetit shqiptar ndërmjetës, apo mesit për faljen e territoreve tona, kur i njohim dhe e dimë se ata janë të gatshëm të shesin nanë e tatë, prandaj nuk e kanë vështirë të shesin edhe një copë tokë ‘kosovare”. Pse duhet të lejojmë të bëjnë tregti territoresh me Serbinë kreun e shtetit tonë, kur e dimë se ata akuzohen për krime lufte, akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, territorin e të cilëve duana t’ia falin Serbisë?
Problemi i kosoves me serbi nuk mun te zgjidhet deri se pergjegjsit e shtetit te kosoves e fajsojn vetin dhe luften e shejt UQK dhe i akuzojn herojt e gjal te ksaj lufte ne gjugjin nderkomtar te Hages si fajtor te ksaj lufte kjo ndodh ne kosov e askun tjeter nebot Dasht zoti e dote merr rinija nedor ket qeveri per shpetimin e kosoves fajtort te da lin para drejtsis kosovare R.K.Sh.Kosoves me seli ne Bruksell Grupi i Heroit Enver Hadri 09-11-2019- Pergjegjs Rizah Kadriaj Dasht zoti drejtsia dote punon