PS në zi. Po sikur të flasë “Ai”?

Goditja që ka marrë krahu i armatosur i kryeministrit ka zhytur në zi gjithë PS-në. As Edi Rama e as Saimir Tahiri s’guxojnë të përmendin emrin e Emiliano Shullazit, ndërkohë që Lindita Nikolla shpreh brengën pse s’funksionoi kërcënimi ndaj rektorëve, sipas planit operativ. Në situatën e nderë në korridoret e PS-së pëshpëritet paniku i shefit, se mos i arrestuari vendos të flasë, ndërkohë që përcillet me tmerr dalja e dokumenteve, ku vërtetohen gjobat e vëna tek biznesmenët që s’kanë dashur t’i nënshtrohen presionit të kryeministrit.

Partinë Socialiste e ka zënë zija. Humbja e krahut të armatosur po shoqërohet me shpërndarje hallvasie nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama. Zia është e përmasave të tilla, saqë duket sikur Rama ka humbur zgjedhjet. Medoemos, tani është edhe me e qartë sesi Edi Rama i “fiton” zgjedhjet në Shqipëri. As Edvini e as Saimir Tahiri s’guxojnë të përmendin emrin e Emiliano Shullazit, ndërkohë që Lindita Nikolla shpreh brengën pse s’funksionoi kërcënimi ndaj rektorëve, sipas planit operativ. Në situatën e nderë në korridoret e PS-së pëshpëritet paniku i shefit, se mos i arrestuari vendos të flasë, ndërkohë që përcillet me tmerr dalja e dokumenteve, ku vërtetohen gjobat e vëna tek biznesmenët që s’kanë dashur t’i nënshtrohen presionit të kryeministrit. Arrestimi i padronit të Sajmir Tahirit, ka ardhur nga presioni i SHBA-së dhe si pasojë e një hetimi katër mujor të prokurorisë dhe Shërbimit Informativ Shtetëror. Policia u la jashtë bash për arsyen se ajo vetë drejtohej nga Mili i Partisë, nëpërmjet Tahirit. Prezenca politike e Shullazit u dallua qartë edhe tek ngjarja e denoncuar së fundmi tek kërcënimi ndaj kandidatit për rektor Prof. Dr. Mynyr Koni. Nga të gjithë punët që mund të ketë bërë Shullazi, kjo është më atipikja që një kriminel të zbresë nga gjobëvenia e tritolet, tek kërcënimet e kandidatëve për rektor.  Për këtë mund ta konsiderojmë të “pafajshëm” Emilianon, pasi këtu ka gisht plotësisht Edi Rama. Edvini është i i interesuar për universitetet dhe tanimë atij i janë zbardhur gjurmët e gishtërinjve tek kërcënimet që ka ushtruar Shullazi. Për këtë inkriminim del dëshmitare edhe heshtja e Klodeta Dibrës, “rektores së krimit” e cila nuk reagon edhe formalisht për të dënuar kërcënimin ndaj rivalit të saj.

Këto krime që po i numërohen Emiliano Shullazit, nga gjobëvenia dhe tritole, kanë ndodhur pas 2013, pra me ardhjen e Ramës në pushtet. Emërimi i zarit të tij, Sajmir Tahiri, në postin e Ministrit të Brendshëm i ka garantuar një mega-imunitet Milit të Partisë, madje jo vetëm garanci për t’u mos u prekur, por edhe asistence policie aty ku ka pasur nevojë. Megjithatë, hetimet që janë kryer kanë një qerre me përgjime ku nuk është çudi që të jenë përmendur një e nga një emrat nga Rama deri tek Tahiri, porositë e të cilëve janë ato të kronikës së zezë që kemi dëgjuar përditë. Kësisoj, ndonëse Mili i Partisë gjendet i arrestuar së bashku me disa bashkëpunëtorë, mungon arrestimi i bashkëpunëtorit më kryesor që është Sajmir Tahiri. Ministri nuk pati guximin t’i përmendi emrin në reagimin e tij post-arrestim, duke lënë të nënkuptohej se nuk do të rrinte pa bërë gjë për të shpëtuar padronin e tij. Ky arrestim na jep një shpjegim të qartë të gjithë atyre tritoleve dhe kanosjeve të biznesmenëve që kemi parë në këto 3 vite. Në aspektin politik, i ka dhënë të drejtë denoncimeve të Opozitës, denoncime të cilat janë goditur nga qeveria si gjoja “shpifje”. Ky arrestim është një disfatë e madhe për kryeministrin. Ramën e ka zënë zia, ai do të kishte preferuar të humbiste referendumin sesa t’i arrestohej Mili!

Gazeta55

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top