PROTESTA ANTIKOMUNISTE E OPOZITËS SHQIPTARE

Çfarë do të ndodhë në protestën e sotme? Sot do të shpallet falimentimi i Republikës së vjetër dhe do të inaugurohet Republika e re, e vlerave dhe e shpresës së madhe për çdo familje shqiptare. Pas 84 ditësh protestë të pandalshme në çadrën e lirisë, dita e sotme është nisja e një marshimi të ri për të mos lejuar që Shqipëria të kthehet pas në partinë-shtet dhe monizëm. Protesta do të jetë më e madhja e zhvilluar në historinë e këtyre 27 viteve dhe do të sjellë bashkimin më të madh popullor kundër arrogancës, krimit, korrupsionit dhe narko-republikës.

“12 javë, pra 3 muaj qëndresë dhe nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e re, nga ky shesh i bashkimit më të madh të shqiptarëve në historinë e tyre.

Ja pse e nesërmja do të hyjë në historinë tonë kombëtare si një ndër ditët më të mëdha të kombit shqiptar. Sepse është dita e një bashkimi të paparë e të padëgjuar ndër vite e dekada.

Me një qëllim, sigurimin e të ardhmes së shqiptarëve të një të nesërme të sigurtë, të një ekonomie të fortë e të dinjitetit të çdo shqiptari e të çdo shqiptareje, pavarësisht prej statusit social, prejardhjes krahinore, bindjeve”, tha Basha.
Bashkimi i sotëm popullor ka një çelës të artë dhe kjo është vota e lirë. Shqiptarët nuk do të shesin liritë e tyre dhe për këtë janë gati të sakrifikojnë gjithçka.

“Çdo shqiptar bashkohet sot përmes çelësit të artë, votës së lirë, të hapim derën e një të ardhmeje të re, për çdo shqiptar e çdo shqiptare. Ky është bashkimi i madh për të cilin flitet tash një javë, në çdo shtëpi, në çdo vatër kudo ku shqiptarët bisedojnë dhe mbështesin e bëhen gati të derdhen drejt këtij bashkimi sot, në orën 12.00 në këtë shesh të lirisë, të qëndresës dhe shpresës që po lind.

Asgjë më e rëndësishme, asgjë më e rëndësishme nuk do të ndodhë këto 24 orë. Asnjë investim më të madh nuk ka bërë secili prej jush që vjen nesër, për veten e tij, për veten e saj dhe për fëmijët tuaj.

Forca e bashkimit, drejtësia e kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, premtimi i Republikës së re, që është republika ku fatin tuaj do ta keni vetëm ju në dorë dhe askush tjetër, janë arsyet, motivet, të cilat me bekimin e Zotit të madh, do t’i mbledhin shqiptarët në këtë bashkim, në këtë rrugëtim, në ditën e parë të Republikës së re, realitetit të pakthyeshëm që nuk ka krim, drogë e oligarki ta ndalë.
Ndaj me vendosmëri, me paqe dhe gëzim në zemrat tona, me besimin e patundur që sjell forca më e madhe e një shoqërie, inkurajimi më i madh i një kombi, që është bashkimi më i madh rreth vlerave:

Mirësevini, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetare dhe qytetarë, nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, në orën 12.00, në sheshin e historisë, në sheshin e vlerave, në sheshin e të ardhmes sonë europiane!”, u shpreh Basha.

Nis rrugëtimi i shpresave të shqiptarëve

Dita e sotme është cilësuar nga kreu i PD, Basha si nisja e rrugës pa kthim të shqiptarëve drejt të ardhmes. Basha tha se, sot në shesh do të bashkohen gjithë shqiptarët, të cilët në katër vite u përballën me papunësinë, varfërinë, korrupsionin, krimin e drogën. Basha tha se kjo është dita ku shqiptarët do kërkojnë t’i jepet fund kaosit që ka shkaktuar Rama, me qëllimin e vetëm mbajtjen e pushtetit.

“Nesër (sot) nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet Republikën e vjetër të vesit, Republikën e vjetër të korrupsionit, Republikën e vjetër të krimit dhe drogës, Republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, Republikën e vjetër të kupolës së vjetër politike, që luajti gjithë këto vite teatrin e ndyrë, teatrin e kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër përmes forcës së bashkimit Republikën e qytetarëve shqiptarë.

Nesër bashkohen në këtë shesh si kurrë më parë shqiptarët.

Bashkohen të papunët, të cilët në 4 vite u gënjyen, u zhgënjyen, u mashtruan, u përbuzën dhe u nëpërkëmbën sepse paratë që duhet të hapnin vende pune përmes investimeve publike apo uljes së taksave për biznesin që të krijonte vende pune i përpiu kuçedra e oligarkisë.

Mirësevini të papunë e të pashpresë sot! Shpresa nesër merr rrugën e zgjidhjes së problemit të papunësisë, të një ekonomie të fortë, të një të nesërmeje të sigurtë përmes Republikës së re të taksave të ulëta, të investimeve publike dhe çlirimin ekonomik për Shqipërinë.

Nesër bashkohet në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, studentë dhe gjimnazistë sepse e dinë që me bashkimin e tyre, me vendosmërinë e tyre për të mos lejuar dhe as pranuar zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga, por për të luftuar dhe fituar vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, në Republikën e re, do t’i hapim rrugën arsimit dinjitoz, arsimit cilësor, një ligji të ri për arsimin e lartë me tarifa të përballueshme që secili prej të rinjve shqiptarë të ketë mundësinë të ndjekë studimet, pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike të prindërve të vet.

Kjo që sot është një iluzion në Republikën e vjetër, tash 84 ditë është një ëndërr e çadrës së lirisë dhe nesër do të sanksionohet me pjesëmarrjen tuaj si ligji i parë i Republikës së re që lind nga bashkimi.

Do të marrë fund kaosi korruptiv me maturantët. Merita dhe preferenca, vetëm merita dhe preferenca do të përcaktojnë mundësinë që çdo maturant dhe çdo
maturante të zgjedhë degën që dëshiron të studiojë me Republikën e re në krahun e tij dhe të saj, duke iu uruar lundrim të mbarë anijeve të shpresave të gjimnazistëve shqiptarë”, tha Basha.

Kush do t’i bashkohet protestës së opozitës?

E gjithë Shqipëria do të mblidhet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e qeverisjes Rama dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Me ne bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar 4 vite terrori, taksat e larta, inspektorët e pashpirt, korrupsioni që i ka detyruar në kufijtë e ekzistencës dhe shumë prej tyre të mbyllin binzeset e tyre familjare. Republika e re sjell me vete premtimin e çlirimit tuaj nga taksat e larta, nga abuziviteti dhe arroganca e taksidarëve. Çlirimi i biznesit të vogël është mision parësor i Republikës së re që themelojmë nesër në këtë shesh.

Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim, të cilët në 4 vite përjetuan prapakthehun më të madh të investimeve tyre dhe të familjeve të tyre, zero subvencione, zero investime, konkurrencë e pandershme, dogana të vëna kryekëput në funksion të oligarkëve dhe korrupsionit qeveritar.

Por nesër fermerët bashkohen në bashkimin më të madh të shqiptarëve këtu në këtë shesh dhe nga ky shesh me votën e lirë, me Republikën e re do t’i kthejnë fermerëve shqiptarë jo thjesht shpresën, por mundësinë përmes subvencioneve të drejtpërdrejta, investimeve në bujqësi dhe sigurimit të tregut që produktet e tyre të shiten cilësisht dhe me çmime të përballueshme për çdo qytetar shqiptar.
Nesër bashkohen në këtë shesh 650 mijë pensionistë, të cilët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, me pensione që u rritën më pak se inflacioni, me fuqi blerëse të degraduar, me fatura energjie të shtrenjta, me bileta autobusi të shtrenjtuara, ilaçe të shtrenjtuara. Pensionistët shqiptarë bashkohen me Republikën e re nesër në këtë shesh dhe Republika e re brenda 4 viteve do të mundësojë që pensioni miminal të jetë jo më pak se 250 mijë lekë në muaj për çdo pensioniste dhe çdo pensionistë shqiptar”, tha kreu i PD.

Përgjysmim i çmimit të biletave të urbanit

Çmimi i biletave të urbanëve, i cili njohu rritje me ardhjen e Veliajt në krye të Bashkisë, do të përgjysmohet nga qeveria Basha. Kreu i PD tha në sheshin e lirisë se një nga vendimet e para që do të ndërmerren nën qeverisjen e djathtë do të jetë rikthimi i listave të ndihmës ekonomike, ku mijëra familjeve u është privuar e drejta për ndihmë ekonomike dhe janë lënë në mes të katër rrugëve.
“Dhe një nga aktet e para të Republikës së re do të jetë përgjysmimi me ligj i çmimit të biletave të urbanit në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër. Sepse paratë e pensionistëve do të jenë për pensionistët e jo për lali fikun me të korruptuarit e tij.
Bashkohen qindra mijëra shqiptarë, në shtrëngesë ekonomike, që humbën padrejtësisht ndihmën ekonomike, sepse paratë e ndihmës ekonomike i vjedh Edi Rama me çetën e tij të oligarkëve. Bashkohen sepse Republika e re, do të realizojë që në ditën e saj të parë, rikthimin e listave të ndihmës ekonomike, të çdokujt që ka nevojë për ndihmë ekonomike”, u shpreh Basha.

Pagesë e faturës së energjisë deri 300 KV për të varfrit

Një paketë tërësisht mbështetëse për konsumatorët e energjisë që e kanë të pamundur të paguajnë faturat në fund të muajit për shkak të pamundësisë ekonomike u prezantua dje nga Basha në sheshin e lirisë. Basha tha se PD parashikon pagesën e faturës së energjisë deri në 300 kilovat për të varfrit.
Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se e njëjta filozofi do të ndiqet edhe për faturën e ujit të pijshëm. Kreu i PD garantoi se qytetarëve do t’u kthehet në shërbime çdo qindarkë e vjedhur nga pushtetit në katër vite.

“Dhe jo ndihmë falso, 10 mijë, 30 mijë, 40 mijë lekë, të cilat jepen me një dorë dhe në dorën tjetër shteti ua merr me faturat e energjisë. Por ndihmë ekonomike dinjitoze dhe pagesën e faturës së energjisë deri në 300 KV në muaj për çdo familje në ndihmë ekonomike dhe bashkë me faturën e ujit të pijshëm.
Paratë e qytetarëve shqiptarë që sot i vjedh dhe i shpërdoron oligarkia, Republika e re që themelojmë nesër, do t’jua kthejë atyre më në nevojë. Ata do të jenë të parët në listën e përfitimit.

Nesër bashkohen me ne punëdhënësit dhe punëmarrësit, për platformën tonë të taksës së ulët, të taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan 9%, që do të injektojë në ekonominë tonë kombëtare çdo vit, 1 miliard euro, të cilat do të kthehen në investime, do të kthehen në punësim, do të kthehen në rritje rrogash për punonjësit shqiptarë.

Paratë që sot vidhen dhe shpërdorohen nga çeta e Edi Ramës, plot 2.8 miliardë në tri vite, përafërsisht 1 miliard çdo vit, para me të cilat kanë blerë, hotele, vila, prona dhe banka, kjo do të marrë fund me Republikën e re.
Ndaj bashkohet nesër çdo punëdhënës dhe çdo punëmarrës, në Republikën e re.
Horizonti i mirëqenies dhe i prosperitetit do të matet vetëm me mundësinë për të konkurruar me djersën e ballit. Asnjë pengesë, asnjë kufizim. Talenti, kreativiteti, djersa e shqiptarëve, do të jetë vetëm për mirëqenien e shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Në protestë ish-të përndjekurit dhe pronarët

Ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët, dy nga shtresat e urryera nga qeverisja Rama do të jenë sot në krye të protestës së opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kreu i PD tha se qeverisja e djathtë do të ketë prioritet shtresën e ish-të përndjekurve dhe të ish-pronarëve.
Basha tha se protestës i bashkohen intelektualët, akademikët, sportistët, artistët, truri dhe shpirti i kombit, të gjithë nën një kauzë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nesër (sot) bashkohen me ne qindra mijëra të përndjekur politikë, bijtë dhe bijat e tyre. Bashkohen jo thjesht për reflektimin e madh të Republikës së re, për shlyerjen totale të borxheve financiare për vitet e tyre të vuajtjeve. Por mbi të gjitha, për më të madhin shpagim, shpagimin moral që Republika e re do ta ketë në themelin e saj për të përndjekurit politikë.

Për pronarët e ligjshëm shqiptarë, të cilët duke u bashkuar nesër në manifestimin më të madh referendar të shqiptarëve, votojnë për hedhjen poshtë të ligjit të ndyrë komunist, që është ligji i shpronësimit të dytë, votojmë për ligjin e dëmshpërblimit, kthimit dhe kompensimit të pronave, sipas tregut, sipas standardit europian.

Nesër bashkohen me ne, të zhgënjyerit dhe të mashtruarit, vëllezërit dhe motrat tona, të majtë, socialistët e ndershëm shqiptarë që bashkë me ne do t’i thonë ndal krimit, ndal drogës, që njësoj si ne duam një Shqipëri që qeveriset përmes votës së qytetarëve dhe jo përmes diktatit, drogës dhe krimit. Që po aq sa ne dhe me të drejtë, më shumë se ne duan ta pastrojnë të majtën shqiptare nga kriminelët, nga trafikantët, nga dallkaukët dhe kështu së bashku ballë për ballë nga formacionet tona të vërteta politike, por vetëm në synimin tonë për një Shqipëri europiane, të bëjmë garën e ndershme, të alternativave që do të mundësohet vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Me ne bashkohen nesër intelektualët, akademikët, sportistët, artistët, truri dhe shpirti i kombit. Elita e vërtetë e kombit, e cila sot rri mënjanë me sytë përdhe, sepse është zëvendësuar nga kriminelët, nga trafikantët, nga oligarkët barkderra dhe pushtetarët e korruptuar me në krye Edi Ramën”, tha Basha.

Përse populli proteston sot

Një ditë përpara marshimit të 13 majit, në sheshin e lirisë qytetarët deklaruan arsyet se përse do të protestojnë sot.
Të rinjtë i bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, gjithë rinisë shqiptare, të bërtasin më fort se kurrë zhgënjimet e tyre dhe të kërkojnë të drejtat si çdo qytetar europian. Frika nga pushteti mori fund 84 ditë më parë dhe do të kulmojë me protestën e së shtunës.
Të papunët, ata që mbyllën qepenat e bizneseve të tyre për shkak të politikave dërrmuese të qeverisë thirrën çdo sipërmarrës të mesëm e të vogël t’i bashkohet protestës.

Të ardhur nga i gjithë vendi, qytetarët u bënë thirrje nga sheshi i lirisë bashkëqytetarëve të tyre në Durrës, Korçë, Laç, Shkodrër, Vlorë e gjithë Shqipërinë, që më 13 maj të bëhen pjesë e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, në mënyrë që të ngrenë kokën si qytetarë dinjitozë nesër.
Lulzim Basha e quajti 13 majin si kurorëzimin e qëndresës dhe bashkimit më të madh të shqiptarëve që riktheu forcën dhe besimin se gjërat mund të ndryshohen vetëm nëse qytetarët ngrihen.

“Nesër nis rrugëtimi i bashkimit të shpresave të çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershëm, i besimit të patundur në të ardhmen më të mirë që na pret, i vendimit të madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit nga themelet Republikën e vjetër të vesit, të korrupsionit, krimit dhe drogës.

Mirësevini të papunë e të pashpresë sot! Shpresa nesër merr rrugën e zgjidhjes së problemit të papunësisë, të një ekonomie të fortë, të një të nesërme të sigurtë përmes Republikës së re të taksave të ulëta, të investimeve publike dhe çlirimin ekonomik për Shqipërinë”.

Basha i tha qytetarëve se në këtë marshim e gjen veten çdo qytetar, i majtë e i djathtë, i cili është përballur me padrejtësi dhe nëpërkëmbje këto katër vjet dhe si përgjigje ka marrë vetëm injorim dhe arrogancë.

“Nesër bashkohet në këtë shesh qindra mijëra të rinj e të reja, studentë dhe gjimnazistë sepse e dinë që me bashkimin e tyre, do t’i hapim rrugën arsimit dinjitoz, cilësor, një ligji të ri për arsimin e lartë me tarifa të përballueshme që secili prej të rinjve shqiptarë të ketë mundësinë të ndjekë studimet, pavarësisht prej mundësive apo pamundësive ekonomike të prindërve të vet.

Nesër bashkohen në këtë shesh 650 mijë pensionistë, të cilët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, me pensione që u rritën më pak se inflacioni, me fuqi blerëse të degraduar, me fatura të shtrenjtuara. Një nga aktet e para të Republikës së re do të jetë përgjysmimi me ligj i çmimit të biletave të urbanit në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër.

Bashkohen qindra mijëra shqiptarë, në shtrëngesë ekonomike, që humbën padrejtësisht ndihmën ekonomike, sepse paratë e ndihmës ekonomike i vjedh Edi Rama me çetën e tij të oligarkëve.

Nesër bashkohen me ne qindra mijëra të përndjekur politikë. Bijtë dhe bijat e tyre bashkohen jo thjesht për reflektimin e madh të Republikës së re, për shlyerjen totale të borxheve financiare për vitet e tyre të vuajtjeve, por mbi të gjitha, për më të madhin shpagim, shpagimin moral që Republika e re do ta ketë në themelin e saj.

Nesër bashkohen me ne punëdhënësit dhe punëmarrësit, për platformën tonë të taksës së ulët, të taksës së sheshtë më të ulët në Ballkan 9%.
Bashkohen nesër qindra mijëra sipërmarrës të vegjël, të cilët kanë përjetuar 4 vite terrori. Çlirimi i biznesit të vogël është mision parësor i Republikës së re që themelojmë nesër në këtë shesh”.

“Nesër bashkohen me ne qindra mijëra fermerë të lënë në dëshpërim.
Bashkohen sepse Republika e re, do të realizojë që në ditën e saj të parë, rikthimin e listave të ndihmës ekonomike, të çdokujt që ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe jo ndihmë false”.

Kryetari Basha tha se në Republikën e re bashkohen intelektualët, artistët, sportistët dhe mendimtarët me qëllim sigurimin e një të nesërme më të mirë për shqiptarët e çdo statusi social, bindje politike apo prejardhje krahinore.

“Çdo shqiptar bashkohet nesër që përmes çelësit të artë, votës së lirë, të hapim derën e një të ardhme të re, për çdo shqiptar e çdo shqiptare.
Ky është bashkimi i madh për të cilin flitet tash një javë, në çdo shtëpi, e bëhen gati të derdhen drejt këtij bashkimi ditën e shtunë, në orën 12.00 në sheshin e lirisë, qëndresës dhe shpresës që po lind”.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top