Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
më 16 Maj 2017, partizanët e veshur me petkun e “ballistit”, të mbështetur nga mentorët e tyre kuaziballist dhe djathtist të shtirur në Shqipëri, vrapuan të bëjnë koalicionet e turpit, duke shkelur mbi gjakun e 70 000 dëshmorëve nacionalist të Kosovës, luftëtarëve që mbrojtën me gjakun e tyre tërësinë territoriale të Shqipërisë etnike.
Sekretariati Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, distancohet publikisht nga të gjithë partizanët e veshur me petkun e ballistit dhe fton elektoratin e djathtë në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë, që me votën e tyre, t’ju japë referencën e merituar kuaziballistëve dhe kuazidjathtistëve.
Ju mirëpresim më 28 Nëntor 2017 në Prizren, në Kongresin e Madh të Ringjalljes së Nacional-Demokracisë Shqiptare.