Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke e hetuar shumë të përfolurin për çështjen e shënimit të vije kufitare në mes të Kosovës e Malit të Zi, Murat Mehën. Veç se, ai nuk është duke u hetuar si kryetarit i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi. Hetimi ndaj tij është duke u zhvilluar si drejtor i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë si zyrtar i shtetit”.
Fillimisht, elemente të natyrës penale ka gjetur Agjencia Kundër Korrupsionit në deklarimin e pasurisë që Meha e ka shpalosur në këtë institucion dhe ka bërë kallëzim penal ndaj tij në prokurori.
Një kallëzim penal të natyrës se njëjtë, AKK-ja e kishte bërë edhe para dy viteve ndaj Mehës, por prokuroria ka pushuar hetimet për shkak të mungesës së provave. Ndërkaq, kallëzimi i dytë është bërë në fillim të këtij viti, raporton lajmi.
“Ndaj drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë dorëzuar dy kallëzime penale nga Agjencia Kundër Korrupsionit, njëri më datë 02.04.2014 dhe tjetri më datë 28.01.2016. Lidhur me kallëzimin penal të datës 02.04.2014 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet, për shkak të mungesës së provave, të cilat do të vërtetonin dyshimin e bazuar se janë përmbushur elementet e veprës penale, ndërsa lidhur me kallëzimin e dytë ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar hetimet përkatëse dhe mbi bazën e tyre pritet te ngritët aktakuzë, ose jo”.
Kjo është arsyeje për të cilën është duke u hetuar Meha.
Zyra e informimit e prokurorisë nuk ka dashur të jap ndonjë sqarim lidhur me këtë rast.
Ndryshe, kreu i Agjencionit Kadastral të Kosovës së bashku me bashkëshorten e tij, Miradije Meha e cila është drejtor në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve, kanë mbi gjysmë milioni para të gatshme në bankë.
Të dy bashkëshortët në deklarimin e pasurisë që e kanë paraqitur në Agjencinë Kundër Korrupsionit kanë deklarua para në vlerë prej 508 mijë e 117 euro të mbajtura në institucionet financiare. Nëse vitin e kaluar, kreu i Kadastrit ka deklaruar para të gatshme, fiks 326 mijë e 650 euro, në këtë vit e ka rritur këtë shumë për njëmbëdhjetë mijë euro, duke deklaruar para të gatshme në vlerë prej 338 mijë e 166 euro. Parat në vlerë të njëjtë, sikurse në vitin 2015 i ka deklaruar bashkëshortja e tij, Miradija, fiks në vlerë prej 169,951.00 euro. Po ashtu Meha ka deklaruar edhe disa parcela me toka të cilat i ka përfituar viteve të fundit dhe shtëpi e banesë.
Pas deklarimit të pasurisë në fundin e marsit të vitet 2015, Murat Mehës i është rritur edhe rroga, si kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, nga kjo pozitë të ardhurat vjetore i ka pasur 5770 euro, pa mëditje, tash i ka 16200 euro. Ai ka edhe burime tjera të të hyrave nga institucionet publike. Si profesor në UP ka deklaruar pagë 800 euro, ndërsa si publikues –autor ka deklaruar të hyra 2500 euro, nga Oda –EK ka deklaruar të hyra 600 euro. Bashkëshortja e tij ka shënuar se pagën mujore në KQZ e ka 1161 euro. / BotaSot