PROFESORI QË MBRONË DEMARKACIONIN MORI TENDER GJYSMË MILIONI NGA QEVERIA

Profesori Tomor Çela i ka dalë në krah Qeverise për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi duke konstatuar se ai është në rregull. Kompania që ai ka krijuar vite më parë vjet u shpërblye me një tender prej afro gjysmë milioni euro nga një agjenci nën Zyrën e kryeministrit Isa Mustafa, agjenci kjo që pretendon se gjithçka është në rregull, por Auditori i Përgjithshëm i ka dyshimet e veta për këtë tender. Express sjell detajet për tenderin në fjalë, për të cilin kompania e Profesor Çelës nuk ka komentuar

Pak muaj më parë, kur në publik doli debati për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilën opozita kosovare shpreh dyshime, por as një pjesë e deputetëve të koalicionit qeveritar PDK-LDK nuk pajtohen krejtësisht me të, në publik u shfaq profesori Tomor Çela.

Ai tha në një emision televiziv se Komisioni Qeveritar për Demarkacionin e kufirit në fjalë e ka kryer punën si duhet, dhe ofroi disa fakte që, sipas tij, tregojnë që ky demarkim është në rregull dhe se Kosova nuk humb tokë.

Por, mbi një vit më parë profesori Tomor Çela nënshkroi një kontratë prej afro gjysmë milioni euro me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) që është agjenci në kuadër të zyrës së kryeministrit e drejtuar tash nga Isa Mustara, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Tenderi i fituar nga kompania “Data GISConsulting” e regjistruar në vitin 2011 në emrin e Tomor Çelës u shpërblye nga ASK’ja e Zyrës së Kryeministrit Mustafa me tenderin “Intervistimi dhe grumbullimi i të dhënave statistikore në terren”.

Për këtë tender dyshime ka shprehur Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), duke konstatuar se ASK kishte nënshkruar kontratë kornizë për tre vite në vlerë 497,168€, pa dërguar letër për shpjegim te përfituesi i kontratës “Intervistimi dhe grumbullimi i të dhënave statistikore në teren” edhe pse kishte një artikull më çmim jo-normalisht të ulët dhe mjaft të rëndësishëm”.

LEXO EDHE
Para vizitës së Bidenit, Mustafa kujton fjalët e Rugovës për SHBA’në
ZAP sqaron tutje se bëhet fjalë për shërbime që kompania e profesor Çelës i ka ofruar për vetëm 13 cent, lloje të anketimeve për të cilat kompanitë tjera që konkurruan në këtë tender kanë ofruar shërbimin e njëjta për 2 euro, apo kompania “Data GISConsulting” ka ofruar shërbim për afro 18 herë me të lirë se sa çmimi kompanive në garë.

“Nënshkrimi i kontratave pa analizuar çmimin jo-normalisht të ulët mund të rezultojë që shërbimet të mos ofrohen në sasi dhe cilësinë e kërkuar”, konstaton Auditori i Përgjithshëm duke nënvizuar se ky është rrezik me prioritet të lartë.

Sipas auditorit që ngreh këto dyshime për tenderin e kompanisë së profesorit Tomor Çela, ASK’ja nën zyrën e Kryeministrit mund t’i kërkonte sqarime për këtë ndryshim kaq drastik të çmimit, por nuk e bëri.

“Në rastin konkret nuk e kemi parë të arsyeshme të kërkojmë sqarime për çmimet e ofruara nga Operatori Ekonomik (OE)”, thuhet në përgjigjet e ASK’së për Gazetën Express.

Express ka pritur për më shumë se tri javë përgjigje edhe nga kompania “Data GISConsulting”, por të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Deri tash debati i nisur për Marrëveshjen e Demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi ka ndarë spektrin politik në taborë komplet të kundërta, pozitën që këmbëngul që është gjithçka në rregull me opozitën që deklaron se me këtë marrëveshje i kalojnë mijëra hektarë shtetit fqinj.

Kjo e fundit madje ka organizuar edhe protesta brenda Kuvendit të Kosovës dhe jashtë tij, derisa edhe veprimet kriminale nga autorë ende të pazbuluar nuk kanë munguar në përpjekje për ta ndalur ratifikimin e marrëveshjes në fjalë siç ishte sulmi me artileri të rëndë në ndërtesën e Kuvendit dhe vendosja e bombës në shtëpinë e kryetarit të komisionit qeveritar për këtë proces, Murat Mehës.

Ratifikimi eventual i kësaj marrëveshje është planifikuar që të bëhet në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator të këtij viti. / GazetaExpress

1 thought on “PROFESORI QË MBRONË DEMARKACIONIN MORI TENDER GJYSMË MILIONI NGA QEVERIA”

  1. ILMI FEHIM PRODANI

    MBSI E DI SE KOSOVARET DERDHEN SHUM GJAK PER ATO TOKA , QE JAN TE KOSOVES, SI KAN TE DREJTA CA VAGABONDE QE TE SHKELIN MBI GJAKUN E HERONJVE TE KPMBIT, JO VETEM UNE QE CUDITEM POR DHE ISH PRESIDENTI SHPETIM TARI I KOSOVES HEROJ I KOSOVES BILL KLINTONI, KA SHKRUAR NE ENTER NET, QE SKA KUPTIM PA JYSTIFIKIM MARVESHJE DHE SHITJA E TOKAVE KU AKOMA GJAKU I PATRIJOTVE NUK ESHTE PASTRUAR AS NGA SHIRAT , PRANDAJ JU MORE PROFESOR TOMOR CELA MOS GABO DHE NEN SHKRUAJ ATE DEKUMENT , MOS U BEJ I MIRE ME TA SE AEA JAN KRIMINELET E POPULLIT SHQIPTAR, LARK NGA SHKAU SKAN BESE SKAN FJALE POR JANE ME TE MENCEM SE JU, , MOS JEPNI AS NJE METRO TOK TE KOSOVES ESHTE E POPULLIT SHQIPTAR, GABIM TRASHANIK PO TA BENI ATE BUDADALLEK LERI TOKAT TUAJA TE JEN TUAJT

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top