PRIZRENI HSTORIK PRET ZEMËRHAPUR HEROIN KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTIN- SKENDERBEUN

Shkruan: Avni Bilalli – E diel, 10.11. 2019, Kiel- Hamburg

Në Hamburg të Gjermanisë filloi Aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për ngritjen e Bustit të Heroit Kombëtar GJERGJ KASTRIOTIT- SKENDERBEUT!

Sipas marrëveshtjes paraprake me zotëri Mr. sc. Nue Oroshin- Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Mbarëkombëtarë „Trojet e Arbërit“, intelektualin, studijuesin, atdhetarin, publicistin, poetin, politikanin e palodhshëm, ideatorin dhe inciatorin për ngritjen e Bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, u nisëm nga Kieli për t‘u takuar me veprimtarët dhe atdhetarët e devotshëm të Çështjes së Shenjtë Kombëtare të cilët të njoftuar për fillimin e aksionit në fjalë dhe rëndësinë e tij erdhën si gjithmonë gjer më tani për të dhënë ndihmesën e tyre të pakurësyer që Prizerenit të Besëlidhjeve të Mëdha kombëtare ( Lidhjes së Parë dhe të dytë të Prizerenit), këtij qyteti të bukur me vlera të çmuara historike, trashigimore e kulturore t‘i dhurohet Bustit i Heroit tonë Kombëtar.

Në restorantin e bashkëatdhetarit tonë Florin Markaj u takuam në Hamburg- Harburg, ku Komisioni për grumbullimin e mjeteve financiare në përbërje të zotërinjëve : Selman Etemi, Florin Markaj dhe Nikollë Domgjonaj të gjithë afaristë shumë të sukseshëm na njoftuan me punën e tyre rreth aksionit të lartëcekur. Ata të gjithë kanë bërë një punë të shkëlqyer e cila dha rezultate të suksesshme.

Si çdoherë bashkëatdhetarët tanë zemërhapur e dorëlirë e mbështeten me gjithë shpirt veprimtaritë kombëtare, kulturore e sportive si para lufte, gjatë dhe pas saj.

Në foto shihen disa nga bashkkombasit tanë të cilët ishin prezent në takim, nga e dhjathta zotërinjtë Florin Markaj, Nikollë Domgjoni, Arif Shala, Selman Etemi, Xhelil Musa, Nue Oroshi dhe autori i këtij shkrimi. Ndërsa në foton tjetër në restorantin e intelektualit, veprimtarit, publicisit dhe afarisit të mrekullueshëm zotëri Albert Bisaku, i cili së bashku me të atin Nduen na bënë një pritje të ngrohtë tipike tradiconale shqiptare për çka iu jemi shumë mirënjohës!

Aksionin përveç Bisakëve me shumë kënaqësi e mbështetën edhe humanistët dhe afaristët e nderuar Gjon Berisha, Burim Osmani,Florin Markaj,Gjok Konaj,Nikoll Domgjoni, dhe një numër bukur i madh i bashkëqytetarëve tanë që jetojn, veprojnë e punojnë në Hamburg!

Këtë inciativë janë duke e ndihmuar me sukses të plotë edhe bashkëkombasitë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroaci, Zvicër dhe disa shtete tjera.

Aksioni është në vazhdimin e sipër andaj iu bëjmë me dije se secili bashkëvendas i yni mund të informohet në mënyrë shumë korrekte dhe të hapur nga zotëri Nue Oroshi!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top