PRESIDENTI QË POLICI E USHTRI KISHTE FJALËN

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I KOMITETIT TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR

Nuk thuhet kot kot, “fjala ishte e para”!
Çdo të permte, fjalën e ushtronte për ta paisur dhe përgatitur popullin me virtytet e demokracisë duke i treguar rrugën e Pavarësisë. 

Kundërshtarët e tij të shumtë, më pak të zëshëm e më shumë të heshtur, e kritikonin se çdo të premte “derdhte lot” duke u ankuar për represionin serb. Kërkonin nga ai luftë! Ai kërkonte protektorat ndërkombëtar. Kundërshtarët e tij qeshnin e përqeshnin. Kërkonin nga ai çlirimin! Ai na e kishte çliruar fjalën, me të cilën kishte krijuar shkollën publike për edukimin e popullit. Ai nuk kishte nevoje për filma të Che GE Gueverës në salla të errta as ligjërat marksiste as veprime anarkiste për ta mobilizuar popullin!

Donte një ushtri, por të përgatitur nga oficerë profesioninstë, jo dallkaukë që mrizonin në hotel Rognerin e Tiranës, të cilët kishin pas kërkuar humëz dhe perajkë për larjen e rrobave dhe vig të telit për terjen e tyre pasi s’kishn parë askund gardh nga terracat e dhomave.

Çlirimin të gjithë e kemi dashur, por nën urdhërin e Rugovës, i cili aq shumë iu kishte lutur presidentëve Bush (Sr) dhe Bush (Jr), Presidentit Clinton dhe Kryeministrit Blair që të bënin për shqiptarët e Kosovës atë që do ta bënin për popujt e vet.

Në Tiranë, nuk kishte pranuar të përkulet para bustit të Enferr Hoxhes. Këtë mospërfillje komunistët shqiptarë nuk ia kishin harruar dhe ia kthyen gjatë luftës se Kosovës… Megjithatë, nuk ia dolën ta korisin.

Deri në vdekje qëndroi stoik dhe i papërkulur përballë atyre që e quanin tradhtarë!
Ai e dinte misionin e Pavarësisë së Kosovës të cilin e realizoi me përpikëri.

1 thought on “PRESIDENTI QË POLICI E USHTRI KISHTE FJALËN”

  1. Ishte dhe do të mbetet nje nuk dot ketë Lider si ai.
    Ishte njeri i kompletuar që donte popullin më shumë se veten.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top