I pari pas lufte! I pari në qeveri! I pari në Rio de Janeiro dhe i pari me pasuri!
Meqenëse Hashim Thaçi po na del gjithmonë i pari, kjo na bënë të mendojmë, që me siguri ma tepër se çdo kush prej nesh, ai e ka në zemër Kosovën!
Pse jo!? Ai posedon edhe fakte per atdhedashurinë e tij! Më poshtë po i japim disa prej tyre:
- Kur të tjerët u vranë, ai mbeti gjallë për ta mbjelë Kosovën.
- Kur paramilitarët e Arkanit plaçkitjet e tyre i bartnin në Serbi, Hashimi me vëllezërit e tij investoi në Kosovë!
- Për dashurinë e madhe ndaj shtetit, ishte në gjendje t’i vrasë të gjithë!
- Tani, nga pozita e Presidentit, Hashimi filloi t’a dojë edhe më shumë Kosovën!
Se a do i sjellë Hashimi Kosovës dhe shqiptarëve ndonjë medalje të kontrabanduar nga Rio de Janeiro, pritet të shihet! Jemi me fat, sepse në disiplinën sportive të “KUNKURIMIT”, nuk kemi fare konkurrencë!