SHKRUAN: EDISON YPI
Këtë prag vjeshte injorantët e diplomuar që nuk do ti pranojë Gjermania do ti vërsulen Bangladeshit ose Zanzibarit.
Pas qefit nëpër shkuma party, qejfllinjtë e plazheve me Banza dhe Toyota që do thyejnë qafën në Llogora, do kthehen në Tiranë me arkivola.
Femrave me minifunde si breçka, flokë të gjata, shalë të nxira, kërthiza dhe cica përjashta, do tu thuhet; Goca, mos se na çmendët. Nji nga të dyja; Besimtare ose qejflesha. Mbulohuni nga koka te këmbët si porosit Allahu, ose dilni lakuriq si ju ka bërë mami.
Banditat e Parlamentit, hajdutat e zyrave, karapiçkat e Shoqërisë Civile, do iu bjeri damllaja dhe do mbyllen në çmendina.
Ideologët e vetshpallur të konservatorizmit, një çetë me injoranta barkderra në kërkim të ndonjë leku dhe të një pune për gruan, do vazhdojnë ta kalojnë kohën nëpër restoranta dhe kafenera duke thënë çdo ditë e më tepër broçkulla nga ato që komunistave u sigurojë marshimin nga fitorja në fitore, ndërsa të gjithë të tjerëve rrokullimën nga gremina në greminë. Le të rrinë. Më mirë këta këllira se ata që s’e luajnë bythën vendit.
Nga 16 tetori që është ditlindja e kurvit, deri më 21 dhjetor që është ditvdekja e Stalinit, do ketë një sërë aktivitetesh mes të cilëve sympoziumi me temë; A i duhet vënë kazma mozaikut të muzeumit ? Nëse po, pse jo ? Nëse jo, pse po ?
Sheshit 21 Dhjetori do ti vihet emri i kryeheroit Tajar Suma për merita të shquara në shpartallimin me sukses të mbetjeve të konservatorizmit që për mungesë kohe nuk arriti ti pushkatojë kurvi.
Kriteret meritokratike, kush gënjen më tepër, kush llap më tepër, kush tymos më tepër, këtë vjeshtë do zëvendësohen nga një kriter i vetëm; Kush pjerdh më tepër.
Motivet e preferuara për të cilat do buçasin mediat do mbeten ato që ishin; historitë e kurvit me kush ja futi e kush ja qiti.
Bravat e banjave nga brima e çelsit të të cilave burrave ose dashorëve e dashura apo gruaja që bën dush u duket më joshëse, do zëvendësohen me brava të sofistikuara brenda të cilave, nga inati se kanë shtuar disa kile dhe nuk duken aq erogjene si kopertinat e revistave, gratë dhe të dashurat do derdhin atak të lëngët nga ai që pasi ngurtësohet hapjen e derës së banjës e bën të mundur vetëm tritoli, ose ustai që kërkon 100 mijë lek.
Gjatë kësaj vjeshte, ndërkohë që do cicërojnë zogjtë, do këndojë bilbili, do pëshpërisin ujrat, do shushurisin gjethet, pauzat e budallenjve do mbushen nga të qeshurat e idiotëve.