SHKRUAN: KSENOFON DILO
ZOTERINJ, NJEREZIT E BEJNE SHQIPERINE!
Burimi kryesor për rilindjen e atdheut të dashur janë : virtyti, ndershmëria dhe trimëria.Këto i kemi trashëgim prej të parëve tanë dhe duhet t’i ruajmë e ti përforcojmë , sepse janë të shenjta e të vulosura me gjak e sakrifica.
Atdheu na ka vënë mbi shpatulla,detyrën e rëndë por fisnike të ringjalljes, ndaj çdo moment është i vlefshëm. (Ç’të bëjë Shqipëria e shkretë-shkruan dhimbshëm një atdhetare e thjeshtë dhe duke vazhduar jep me një mënyrë konçize thelbin e dhimbjes, nëpër një avull malli përvëlonjës për mëmëdheun, që mbeti pas detit , duke pasur parasysh realitetin e kohës i cili ka krijuar një pikëllim fin…
-Kush u kujtua për ‘të?
Kush e pa lëngimin e saj?
Kush?
Ti?
Ai?
Ajo?
Ku është dora grusht e fuqisë patriotike? “
Shqipëria lëngon!
Duhet goditur qendra e metastazave. Sidomos zbatimi i platformes se Katovices nga regjimi komunist ,harriti qe dhe deri ne Sheper-Zagorie pruri te vlefshmit vetem per krime , n’ere hodhi parimet e drejtesise !
Hipokrizia u be moral !
Servilizmi – mjet jetese .
Krimi u vu ne jete me permasa te gjera .
Pro çelsi gjyqesor maskarade propagandistike !
Fjala e poetit oshetin fort:”
Ke mbetur shtet gangesteresh me kobure ,
Qe nuk shohin me larg se nje karrige . …….
Ta moren frymen ,moj shqipe,nene fisnike” (H.Ismaili)
Fidani i mbjellur mbi rrere s’ka ndonje zhvillim . Shembull njerëzish me shpirt të dhëmbur dhe të ekuilibruar duhen.
I duam fisnikët!
Atdheu mbi gjithçka e mbi të gjitha ! Botkuptim rigoroz!Të mos plotësosh këtë detyrë të shenjtë kundrejt Athdheut është njësoj sikur nuk plotëson detyrën karshi familjes , prindërve… Të japësh edhe jetën për atdheun dhe idealin e Tij , është fisnike , është burrërore! Na thënka klasa politike e sotmja- Opozitarë ,por vëllezër?!Dhe krekosen se ,duke thënë këto fjalë u derdh urtësia e u vendos vëllazëria…Në anën tjetër, vazhdojnë avazin e
Mukes…Kush je ti e..kush jam unë,duke e kthyer politikën në një kazan ,ku gatuhet çorba e katrahurës që sundon sot në Shqipëri .
Nuk mund të bëjnë dallimin midis interesave private dhe interesave të shenjta kombëtare! . Morali shihet pengese . Fshatare pa rrenje ne token e vet,me ligjin 7501 .Qindra fshatarë u çrënjosën prej tokave , i lanë ato djerë të shterpëzohen në …zjarrin e braktisjes. Ku është politikani që të punojë e me punën e përpjekjet e tij të gëzojë besimin e popullit!
Ulërijnë si djajtë e ferrit:-Prona – e shenjtë!E drejta e jetës të mos shkelet…etj ..etj ! Thërresin për dënimin e korrupsionit në drejtësi… thua se ju ka ndaluar dikush dorën të dënojnë kriminelët!!
Turp e faqja e zezë!E mjera drejtësi! Deri kur do të vazhdojë masakrimi i turpshëm në emrin tënd,?? Kontradiksioni(opozitare- hipokrizi!) Klasa politike , pasurohet duke shkelur pa skrupull mbi të vërtetën! Dhe…sa çudi..Flasin për ideale ! Thua se bota nuk sheh, papritur u verbua, të gjithë janë budallenj e veç ata të zgjuar ! Kujtojnë se janë të pazëvendësueshëm e duan të lidhen me vargonj pas kariges, duke vjellë vrer majtas e djathtas , duke lehur si qena mbi trupin e përgjakur të Shqipërisë që lëngon…
Ç’po ndodh kështu vëllezër?Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje e vajtushme ! Drejtësia po vret DREJTËSINË , krimineli bredh i lirë..,shqiptari vidhet, vritet dhe e drejta është në burg! Mukja akoma kullon gjak !
Ku është virtuti i vëllazërisë kur i merr lirinë , të drejtën e jetës , tokën e atit, AT-dheun e shenjtë të mbrujtur me gjakun e derdhur në shekuj?
“ Një komb, -thotë Xhorxh Washington-duhet të jetë i virtutshëm,po qe se do të jetojë i LIRË! “
Idealet e larta fisnikee zbukurojnë njeriun.Vetëm ato do të na çojnë në shkëlqimin e bashkimit dhe rilindjes së kombit.
Lufta e kiasave na bëri lëmsh me njëri tjetrin .Shqiptari është i virtutshëm , zemër madh Bajroni ishte njeri që e njeh bota dhe nëpërmjet tij bota njohu shqiptarin fisnik , mikpritës e trim besnik!
Shqiptarët nuk e kanë sot bashkimin e dëshiruar shpresëdhënës shpallja nga qeveria “ditë zie për opozitarin Sokol Olldashi “. Misioni urgjent i shqiptarit të vërtetë sot ,është lufta kundër përçarjes e urrejtjes sepse një popull i i përçarë , është i humbur.!
Mësim i madh dhe i vlefshëm në këtë kohë , fjala e Sokol Olldashit .I mirë , i sjellshm , me shpirt human, i pastër e me vullnet i pavdekshmi Sokol tha :” : «Jemi ç’jemi në çdo parti, duhet të jemi bashkë si ‘Shqipëri’!» . Vërtetësia e fuqishme e këtij Dielli ndriçues, rrezaton ngrohtësi nga dita në ditë ndaj , jo te bertasim si thote dhe mençuria popullore : “Ujku,ujku.. dhe çakalli te beje kerdine” se, djeshmja na vihet ne majmeri ne kete tranzicon te stergjatur…dhe , asnje statistike e vrajeve s’jepet ne kohe dhe hapesire!!! Shume domethenese fisnikeria e te persekutuarve… Pa shume fjalè , i persekutari permetar (K. Puraveli) ndodhur ne shtratin e vdekjes amanet birit :” Mos me pyet kush me ka bere keq ne jetè, mor bir, po,veshtro kush na ka bere mire qe,te mos turperohemi “
Lartesim dinjiteti Shqiptar, kasraktere te tilla , japin shpresë për entusiazëm të vërtetë, e si thote poeti Hyda Ismaili :” ia vlen per ta festuar e per tu ndier krenar .
Te bashkuar ,me zemer te bardhe , nje zeri
Le ta brohorasim:-Rrofte,NENA JONE E PERBASHKET SHQIPERI ! ” bëhet duke u madhuar opinion shoqëror, se pari te bashkohet mendimi qe buçet nga zemra : mos leme korografin e padrejtesise qe,drejtesia t’ i jap oksigjen krimit dhe vellavrasjes se harritur qe,nuk te merr malli per regjimin komunist!
Ne se nuk ka Drejtesi, nuk ka te ardhme per shqiptarin .
Kjo eshte pjese e jetes reale ! Bile, duke mos pasur vellazeim ,pèr te cilin na therrasin dhe deshmoret nga varri kalohet ajo ç’ka prodhoi dhe vete industria çnjerezore !
Kushdo mund te luftojè me armiqte po,te kesh te besh me shpirtra çnjerezore eshte shume e vestire . Ekziston nje rrezik i fshehte, kur pritej gjithçka ne normalitet?!
Veç, nje shkendi kenaqesie pershkon gjithe shqiptaret e ndershem sa , asgje nuk jep force shoqerise me tepèr se BASHKIMI i shqiptareve te ndershem ! Zien nje zjarr ne shpirt Burri shqiptari me nje force karakteri :Jeta e te deklasuarit ,e atij qe ç’do gje qe ka bere eshte nje lloj pavdekèsie , vlen shume pak –vrasesi bredh i lire ! Ne kete aspekt siptoma e kesaj semundjeje –intriga komuniste ! Ndaj , ti themi ndal Katovice ! Shqiperia tani kufomat e krimeve i ka perpara syve
Per dite e me shume shqiptari i ndershem perserit me vehte aresyetimin e ditur:”Me i rrezikeshem se vrasesi ,ai qe te mba duart lidhur” dhe,nuk gjendet tjeter fjale shqipe te kete me vehte poshtersi e se fjala “I PABESI” Vellezer,ah, ta shporrim kete semundje ! Krimineli te mos bredhè i lire !
Shqiperia bij te denje kerkon ! Shtetas te ndershèm né mes te shoqerisè qe mbushin detyrat NJEREZORE .Vetem kjo çel ne drite dyert e zemres dhe tè mendjes njeriut,vetem kjo shpeton nga gjendja shtazore kriminale. Drejtesia – detyrè ! Virtytet tona na grene.
Perpara Vèllezèr !
TA BËJMË SHQIPËRINË TË VËLLAZËRUAR!!.
Ky entusiazëm si një zjarr të ngrohë zemrat e të gjithëve . Gjithë shqiptarët kudo , një moto:
JEMI SHOKË, TË BËHEMI VËLLEZËR! Realizimi i kësaj dëshire=DEMOKRACI!