POROSIA E SHOKUT MAO – SI TË RRËZOHET EDI RAMA

SHKRUAN: ADRIATIK RIZA DOSTI

Ju tregoj se si rrezohet Rama…

Mbreme tek Xingu, bixhozxhiu i politikes shqiptare qe fatkeqesisht eshte edhe Kryehorri – Kryeminister i Shqiperise, ju tha shqiptareve se: mjafton te mos shihni nje jave televizor, lajme, te mos lexoni gazeta e portale online, te mos rrini ne fb, etj., dhe Shqiperia ime e sotme do t’ju duket shume me e bukur se sa mendoni ju…

Dhe kulmi i hipokrize dhe i cinizmit eshte, qe kete porosi e keshille ta jep pikerisht AI qe ka vite qe 24 oret e dite-nates i kalon pikerisht aty ku i ndalon te tjeret te bejne te njejten gje, aq sa me te drejte shqiptaret e sotem te gjore jo pa shqetesim pyesin pa rreshtur: more po ku punon ky kodosh Kryeministri yne?

Ok, ja ta zeme se shqiptaret e vune ne jete porosine e shokut Mao, por serisht mbeten te pakenaqur se Shqiperia e tyre pas nje jave ”Block and Black Out” informativ te detyruar jo qe nuk ju duk kerkundi me e mire por perkundrazi edhe me e shemtuar akoma , me e korruptuar akoma, me e pa shprese akoma, etj. etj., sepse terri informativ i sherbeu vetem cubit te nates, ndaj dhe populli ne te tilla raste nuk thote kot se Ujku mjegull do…

Atehere, he pra do te pyesni ju me te drejte na jep nje mendje, si ta rrezojme , ta largojme e ta shporrim Ramen qe na ka hipur ne qafe e as qe ka ndermend te na zbrese me, madje sikurse thote edhe AI vete, do iki kur te doje ai e jo kur ti themi e kur t’ja kerkojme ne!

Se pari, vete fakti qe Rama e beri si zakon e udhe qe Mbledhjet e Qeverise se tija ti zhvilloje tashme ne Vlore e ne Elbasan pikerisht ne dy qytetet ku Shqiperia ka te vetmet spitale Psikiatrike, ose siç njihen ne gjuhen popullore Çmendinat, duhet te bindi perfundimisht edhe shqiptarin me skeptik se Edvini e qeveria e tij kane kohe qe jane marrosur, budallallepsur, çmendur e dale duarsh perfundimisht, aq sa nuk ka Doktor e Zot – Nene t’ju beje me derman …

Se dyti, Rama largohet nga aty ku eshte me te njejten rruge siç erdhi, me force e me dhune pa patur kurrfare meraku e frike se obobo, çfare do thote bota, si do reagoje Europa e pjella e saj e shemtuar BE, çfare do thone amerikanet etj. etj.!

He me thoni, a thane gje keta te siperpermendurit kur Rama erdhi ne fuqi me dhune, e kur la te vrare ne mes te Bulevardit 4 shqiptare te pafajshem viktima te politikes se tij te dhuneshme e antishqiptare ?

Cicerine dy a tre here, e vetem kaq… Poshte Mbreti e Rrofte Mbreti, mjere vendi e mjere mileti!

As mos t’ju haje hiç fare meraku per kete, sepse çudia me e madhe vetem 3 dite zgjat, sepse i zoti e di se ku i pikon çatia, sepse i zoti e nxjerr gomarin nga balta, dhe Shqiperine kurren e kurres as e kane bere e as e kane ndermend ta bejne me te mire per ne shqiptaret as euro-BE-istet, as amerikanet, as kinezet, as ruset, as ballkanasit e askush tjeter perveçse ne vete shqiptareve, kete me mire se kushdo tjeter e ka treguar vete historia jone kombetare, qe fatkeqesisht deri me sot pse pikerisht kemi degjuar e marre mendjen e botes e te dynjase jemi ketu ku jemi…

Ndaj Derri do plumb, e hekuri rrihet sa eshte i nxehte, ndaj te gjithe bashke qe neser aty ne shesh me studentet, sepse punet e shtepise sone i dijme NE me mire se sa ”komshiu” qe na predikon Rama se duhet te jete i mire, te sillemi mire me te, te ndajme te miren me te e te tjera kinezerira te semundjes se tij psikike…ok!

Se treti, Rama na tha ne shqiptareve te rrijme nje jave ne terr informativ, ndersa kush eshte shqiptar i mençur dhe ka kohe qe e ka kuptuar se Ramen e horrat e tij, por edhe te gjithe klasen e ndyre politike shqiptare ka kohe qe e mban ne kembe e ne fuqi Media e qelbur dhe perverse e tyre shqipfolese, duhet qe per here te pare e te fundit perpara se ti laje hesapet siç duhet me te [ me Median e vet], ti kerkoje kesaj zaberzaneje media nje favor apo me sakte nje kompromis ne interes te Shqiperise e te shqiptareve, por edhe shqiptaret njeri – tjetrit ti kerkojne nje lloj mirekuptimi e bashkepunimi ne te mire te tyre e te vendit te tyre, qe konsiston ne ate se:

Duke qene se Rama eshte i semure e manjiak pas Medias, pas te dalit tre here ne dite a me shume ne ne ekranet e TV, i dashuruar çmendurisht pas mikrofoneve qe i drejtohen pa reshtur si pika shiu, pas gazetave, pas mediave elektronike dhe online; pas fb. Whats-up, sms-ve, inbox-eve, mesenxhereve, pas ERTV se tij private, ne te cilat shpenzon komplet dite-naten e tij, dhe keshtu pa fund do tu rekomandoja e do t’ju ftoja qe:

Bllokojeni kudo, ne fb, ne meseng, What-s, tv, shtyp, radio, kudo, largojeni si te semurin me kolere dhe do te shihni seç do te ndodhe me te, mos i jepni asnje mundesi as te flase e as te shfaqet gjekundi, as te shkruaje e te publikoje e as tu shkruaje e tu ktheje xhevap, more po hiç kerkundi lereni siç thote populli: te vetem e si Muti ne Shi!

BOJKOTOJENI TOTALISHT jo nje jave por vetem 3 dite dhe do te shihni se si do te xhindoset, se si do te ndihet i vetmuar e si Robinson Kruzoja ne xhunglen qe ka krijuar vete, si do te çakerdiset e çakordohet komplet, si do te zihet e si do te shaje e mallkoje veten, por edhe kelyshet qe mban reth vetes, si do te nise te flase me vete e ka te ngjare te hipe edhe mbi tarracen e Kryeministrise e te hidhet prej andej se te gjitha i duron por bojkotimin e abandonimin e mesiperm e te ketij lloji kurresesi, dhe kush e njeh mire e sidomos nga afer tipin e natyren e tij, jam mese i sigurte se me kupton fare qarte e me jep plotesisht te drejte ne keto qe them , shkruaj e publikoj.

Studentet e refuzuan te flasi me ta dhe shiheni se si po turfullon e dialogon e monologon me vete si Dem i terbuar, e ka kaq kohe qe ecen e flet me vete duke i thene gjithkujt qe i del perpara, he kur do flasim, pra goditjen e pare knockdown e ka marre, tani ju mbetet ta hidhni ne K.O. sa me pare e me shpejt aq me mire!

Nuk dua ta krahasoj me ata se gjithesesi qe te dy ishin qytetare te nderuar e te respektuar te Tirones sone, fjalen e kam per Shaban Qosen e Sefer Dajen, por Rama i sotem ka perfunduar pikerisht si historite qe ne te hershmit qytetare te kryeqytetit tregonim per dekada me radhe per ta e ndodhite apo batutat pa fund te tyre, qe na mbanin gjalle e me humor ne ato kohe te mizerrabilitetit te madh te izolimit e territ komunist.

Edhe Rama si Shaba, po se ngacmove te ngacmon vete, edhe Edvini si Seferi, po si the gje ti, te thote ai!

Ndaj, lereni vetem ne çmendurine e tij dhe do te shihni qe rrezik se as 3 dite por edhe me pare i çmenduri do te rikthehet vete ne origjine e tij, e aty prej nga ka dale, pikerisht aty ku edhe ka kohe qe i zhvillon mbledhjet e tija qeveritare, ne Çmendine, pak rendesi ka egzaktesisht se ku ne Vlore apo ne Elbasan, boll qe do te mbyllet aty ku edhe nga eshte ”arratisur” dhe aty ku edhe e ka vendin, prapa hekurave ku duhet te qendrojne nje i çmendur kaq i demshem, agresiv e i rrezikshem per shoqerine e mjedisin njerezor!

Vetem ne keto forma e ne keto menyra Rama mund te ike e shqiptaret nuk do harxhojne me kohen e tyre te vyer neper mitingje, greva e protesta, madje do kursejne edhe ndonje cope litar a ndonje koqe plumbi qe kane kohe qe ja kane taksuar se i ka merituar prej kohesh vertet…

Provojeni, ju siguroj se do ja dilni e do ta largoni…

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top