Shkruan: Rexhep SHAHU
Kur të kujtohen e ta kuptojnë gjithë shqiptarët se çfarë po ndodh aktualisht me fatin e tyre, me atdheun e tyre, me të sotmen e të ardhmen e tyre, kur të bëhen esëll e t’u duhet vetja, do të gjejnë, e shumta, nga një gur përmbi varrin e çdo ëndrre, në mos nga një gur mbi kokën e varrit të sejcilit prej tyre e të fëmijëve të tyre.
Disa vjedhin, vjedhin shumë, populli fle. Kur zgjohet i duartroket hajdutët që mbajnë fjalime për ndershmërinë e virtytin. Populli është gati të hajë bar vetëm që hajdutët të jenë të lumtur, që qeveritarët të kenë humor të mirë.
Populli ynë zemërmadh ngihet kur hanë të tjerët por jo vetë. Qan me lotë nga lumturia kur qeveritarët e drejtuesit e lartë janë të lumtur. Ua fal vjedhjet se populli ynë e di dhe ka mësuar se burrat e mirë kanë shpenzime shumë, burrat e mirë nuk mund të jetojnë në një shtëpi të zakonshme, por duan disa shtëpi sin ë bregdet, në mal, në kodër, në bllok, ndaj populli lumturohet, i fal, i toleron vjedhjet e burrave të mirë të vendit. Populli ynë nuk mërzitet për vjedhjet e mëdha, për vrasjet e mëdha, për tradhëtitë e mëdha ndaj atdheut, nuk mërzitet pse udhëheqësit tanë me veprime e mosveprime u shërbejnë për mrekulli armiqve tanë. (Për politikanët tanë nuk ka më armiq të kombit e të popullit shqiptar, për politikanët tanë armiq e miq janë bërë një, si ajo kategoria e atyre që e hanë para e mbrapa dhe janë të lumtur). Jo. Populli ynë mërzitet për fjalosjet e politikanëve si gratë te kroi i fshatit, mërzitet nëse një nxënës vjedh një laps a fletore, mërzitet nëse dy fëmijë shahen e zihen me grushte te dyqani i lagjes, kur gratë i thonë kurvë njëra – tjetrës. Populli ynë vdes për të drejtat e të tjerëve, të vetat në pidh të s’ëmës. Vdes për të drejtat e pakicave çfarëdo pakice qoftë, etnike, kulturore, pederaste, pakica me ngjyrë, pakica e burrave kurva që ecin më krenarë se krenarët në udhë e sheshe, në zyra e holle, në seli e parti e qeveri, pakica e grave kurva që ua nxjerrin gjuhën grave jo kurva dhe u thonë se jeni shëmtira se nuk jeni të zonjat të zini ndonjë dashnor drejtor. Për këto pakica e të drejtat e tyre populli ynë jep jetën, bëhet hero. Të drejtat e veta nuk i do. Se e ka mësuar
Enveri se ka vetëm detyra pasi të drejtat i ka partia dhe udhëheqja.
Populli ynë nuk ngrihet në protesta kur duhet, por vetem kur nuk duhet dhe kryesisht në protesta që cënojnë rëndë atdheun dhe raportet e tij me miqtë e vërtetë. Populli ynë ka karakter, nuk shitet as blihet, por vetem për punën e votave e han lekun se është i bindur se është krejt kot kjo puna e votave. Populli ynë e di se si me vota si pa vota, si me pare si pa pare, më të paditurit e të paduhurit bëhen pushtetarë, deputetë, guvernatorë, hajdutë. Populli ynë është i mrekullueshëm për të dalë në sheshe kur xhirohet ndonjë film, (film është edhe çdo protest sepse filmohet…), pasi vdes të jetë aktor-spektator, të jetë figurant, të jetë në foto a në film diku pranë ndonjë të madhi, e kryesisht ndonje të pasuri hajdut, por jo ndonjë të pasuri që është bërë i tillë me djersën e tij. Edhe hajduti derdhka djersë…!! Jo, s’e kisha menduar keshtu. Të ndershmit s’i afrohet askush – specie në zhdukje, populli nuk i do të ndershmit e tij pasi i duken si pasqyra ku ai sheh shëmtinë e vet. Të ndershmit s’bëhën bashkë, të pandershmit bëhën koloni të mbrojnë njëri – tjetrin.
Populli ynë, pasi i hyn kallami deri në rrënjë kujtohet dhe nervozohet dhe proteston pse guvernatori i bankës së shtetit shqiptar, që është institucion i shtetit shqiptar, merr pagë shumë herë më të lartë se presidenti i vendit, (të cilit I duhet ndalë paga fare meqenëse po hesht), se kryeministri i vendit që i përkulet pa turp guvernatorit e që duhet të shkojë në shtëpi me guvernatorin, të cilit i duhet sekuestruar edhe parcela e varreve të të parëve të tij e të fisit te tij. Populli ynë knaqe dhe është shumë lumtur që politikanët e shtetarët e tij të lartë rrogën e konsiderojnë sa një drekë dhe si kusur për kamarierin. Populli ynë llush, shan nsër dhëmbë por asgjë më tej dhe i duartroket sërish pushtetarët e djeshëm që e kanë vjedhë, që I ka parë duke vjedhë dhe I ndjek sërish nga pas si dele. Populli ynë nuk jeton nëse nuk udhëhiqet nga hajna, nuk bën përpara nëse nuk ndjek hajnat e tij, pasi modeli që është krijuar prej gati një shekulli ky është, hajnat në krye…
Populli ynë që thotë s’kam tru se tru kanë vetëm qeveritarët dhe drejtuesit gjithmonë e han dhe proteston pasi bëhet dëmi. Proteston sa për ta shfryrë dufin me fjalë në shesh dhe pastaj shkon I lumtur në shtëpi dhe sheh kronikat televizive duke pritur ku e kur do të dalë në televizion. Populli ynë kurrë nuk beson kur i thonë se është keq kështu. Populli ynë është fëmijë i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm, krenar, mendjemadh. I thua mos e prek sobën e skuqur se të djeg, ai nuk beson pa e vënë dorën mbi pllakën e skuqur të sobës. I thua mos e voto këtë se është hajdut, të thotë, ti i ke inat të pasurit. Jo të pasurit o popull i dashur se ata janë rrënjët e këtij atdheu, por ata qe janë bërë të pasur duke vjedhë.
Populli ynë ka një fat të madh. Nuk i duhet asnjëherë të mendojë. Ka kush mendon për të. Është mësuar me Enverin. Ai mendonte për popullin, ai hante për popullin, ai ia bënte nënën popullit dhe populli knaqej sikur po e bënte vetë.
Ai popull i Enverit është, nuk ka ardhe popull tjetër këtu. Ndaj knaqet populli kur e vjedhin guvernatorët e tij, kur ua bën nënën qeveria e tij, kur pasurohen qeveritarët e tij. Se populli ynë bujar e famëmadh i do të pasur e të kamur qeveritarët, jo morra bythe që s’kanë lekë të pinë as kafe.