SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI
LPK, këta kanë ndejt gjithë kohën nëpër bahnhofa të shteteve perëndimore, sidomos të Gjermanisë dhe Zvicrës dhe kanë pritur nga punëtorët e shkretë (analfabetë politik shumica) të dalin për t’iu paguar ndonje kafe.
I kanë mbushur me parulla dhe literaturë marksiste e trakte të ndryshme. Kanë rrahur gjoks për patriotizëm, por gjithmonë duke shpallur çdo kundershtar UDB-ash. Kur i kanë harxhuar kundershtarët, iu kanë kthyer të vetëve dhe gjithashtu i kanë shpallur UDB-ash e tradhtarë.
Në fund doli Adem Jashari me baben, nanen, vëllain, gruan, dajen Osë dhe nje tubë fëmijë, e nisi luften dhe u vranë të gjithe nga serbi – 58 me mbiemrin Jashari! Lëvizja hante e pinte si në dasma në shtetet e perëndimit, në restorane me yje michelin. I harruan kafenetë e bahnhofave, sepse tash vidhnin fondin “Venlindja bërtet”, në emër të Adem Jasharit.
Një natë ranë ne gjumë si LPK dhe u zgjuan si UÇK. E shpallën Ademin komandant legjendar të SHP të UÇK-së, pas vdekjes, pa pasur Shtab fare, por e harruan ta shpallin Hamzën anëtar Shtabi e për axhën Shaban e Nanen Salë s’menduan fare, pasi asnjë rrugë, bulevard apo institucion s’e mban emrin e tyre.
Kontributi me i madh i LPK-se eshte vrasja e kundërshtarëve politik, sidomos bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit Rugova si dhe vetë Rugovës.
Të gjitha i kanë bërë në emër të UÇK-së – fatkeqesisht!