POEMA “PROSOPOPEA”, NJË VEPËR E PANJOHUR E PROF. ISUF LUZAJ

PËRGATITI PËR BOTIM: Enver MEMISHAJ – LEPENICA

Isuf Luzaj autori poemës “Prosopopea”, dhe i shumë veprave të tjera në letërsi, histori, filozofi etj., ishte luftëtar i vijës së parë antifashist dhe antikomunist, personalitet i shquar i kulturës shqiptare që e mbylli jetën e tij sipas parimit të Shekspirit: “E dua mirësinë e atdheut me një respekt më të ndjeshëm, më të shenjtë e më të thellë sesa dua jetën time”.

Ka shumë figura të shquara te patriotizmit dhe kulturës, të cilat kanë mbetur në harresë, apo ndërkohë është thurë një intrigë destruktive nga komunistët për t’ua mohuar vlerat që kanë pasë disa intelektualë shqiptar, që pas ardhjes së komunizmit në fuqi në Shqipërinë londineze u detyruan t’i marrin rrugët e mërgimit dhe të treten në botën e huaj me mall të pashuar ndaj atdheut, familjes, farefisit dhe më të dashurve të tyre, që nuk i panë më kurrë në jetë. Një fat të tillë, plot hidhërime e brenga përjetoi edhe intelektuali dhe atdhetari vlonjat Isuf Luzaj.

Ai lindi në Kaninë të Vlorës më 21 shkurt 1913. Gjimnazin e kreu në Shkodër, në vitin 1933, me rezultate të shkëlqyera dhe u regjistrua në Universitetin e Sorbonës në Paris. Studimet i vazhdoi deri në nëntor të vitit 1935, kur u detyrua ti ndërpres për arsye financiare.

Në vitin 1936 emërohet mësues i gjuhës frënge në Normalën e Elbasanit, më pas në Liceun e Korçës dhe në vitet 1938-1939 u gjënd në Institutin Tregtar të Vlorës si mësimdhënës i letërsisë.

Me 7 Prill 1939, kur Italia fashiste sulmoi pabesisht vendin tonë Isuf Luzi u bëri thirrje fshtarëve të tij dhe me armë në dorë luftoi në Skelë të Vlorës kundër zbarkimit italian.

Si element i rrezikshëm në vitin 1941 u internua në ishullin e Ventotenës, në Itali, së bashku me 12 studentë të tij. Në Qershor të vitit 1942 u lirua nga burgu i Tortona d’Arezzo dhe u kthye në atdhe i sëmurë nga vuajtjet në burg.

Në Vlorë, Isuf Luzaj inkuadrohet në Organizatën Balli Kombëtar dhe bashkëpunon me hysni Lepenicën, Skënder Muçon etj. I ndjekur nga policia Luzaj detyrohet që të jetë ndër të parët që hidhet në ilegalitet dhe në krah të hysni Lepenicës e Skënder Muços bëhet një ndër anëtarët e Komitetit Qarkor të Ballit Kombëtar dhe merr pjesë në disa luftime kundër pushtuesit.

Në burimet britanike ndërmjet çetave të tjera antifashiste flitet për çetën nacionaliste të Isuf Luzajt të Ballit Kombëtar, data e përafërt e krijimit janar 1943, numuri i përafërt i forcave 50, mundësia e personave që thirren nën armë 600 luftëtarë.1)

Isuf Luzaj ka qenë delegat i Organizatës Balli Kombëtar në Mbledhjen e Mukjes, 1-2 gusht 1943.

Në përfundim të Marrëveshjes së Mukjes Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar vendosi të të krijojë dy komanda ushtarake një në Jug me komandant hysni Lepenicën dhe një në Veri.
Për të formuar Komandën e Veriut shkoi një grup me në krye Mid’hat Frashërin i cili mori me vete edhe Isuf Luzin për patriotizmin dhe aftësitë e tij oratorike sepse në atë pjesë të Shqipërisë Lëvizja Antifashiste nuk ishte në lartësinë e Jugut.

1) Pro. FO 371/43549/2468. Lista e çetave luftarake në veprim në Shqipëri, prill-maj 1943, përpiluar nga misioni britanik në Shqipëri, cituar nga Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu “Shqipëria nën pushtimin italian 1939-1943”, “mësonjëtorja”, Tiranë 2005, f. 271

Ifuf Luzaj ishte edhe një politikan vizionar prandaj ishte një ndër nismëtarët për formimin e Partisë Socialdemokrate, e që u formua në tetor të vitit 1943.

* * *

Më 15 Nëntor 1944, Isuf Luzaj detyrohet ta lëshoi atdheun, duke lënë në Kaninë gruan me 5 fëmijë.
Vajza e vogël i vdiq në Kampin e Përqendrimit në Fushë Krujë nga sëmundja e urisë dhe mungesa e ilaçeve, ndërsa për të tjerët as që dinte në se jetojnë apo edhe ata kanë vdekur ndër torturat e gjaksorëve komunistë.

Nga viti 1945-1948 u punësua si mësimdhënës i latinishtes në seminarin Breshja në Itali. Në vitin 1948 emigron në Argjentinë. Fillimisht punësohet si përkthyes në Ministrinë e Arsimit.

Më 1954 fiton me vota të plota diplomën në filozofi dhe një vit më von po me vota të plota fiton diplomën në letërsi.
Më 1957 fiton me vota të plota pranimin në Universitetin e Buenos Airesit të Argjentinës si profesor i rregullt.
Më 1960 emërohet drejtor i Institutit Frëng për studimet e larta në Argjentinë. Gjatë viteve 1961-1965 emërohet këshilltar i direktoriumit të Ministrisë së Arsimit në Argjentinë për hartimin e programeve akademike, për universitetet e atij vendi.
Më 1965 emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku fiton me konkurs titullin profesor.
Me 1967-1968, e gjejmë titullar katedre në Universitetin e Nju Hamshirit; për Filozofinë e Përgjithshme. Për arsye shëndetësore, të klimës së ftohtë e ekseseve, jep dorëheqjen.
Më 1969-1970 profesor i letërsisë frënge në St. Joseph Kollege of Indiana.
Më 1970-1980, Titullar Katedre në Universitetin e Indianës.

Në vitin 1980 doli në pension.

* * *

Në emigracion Mit’hat Frashëri ishte munduar t’i mbante të bashkuar anëtarët e BK, me qëllim të propagandës kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. Pas vdekjes së Mid’hat Frashërit udhëheqësit e BK në mërgim thirrën Kongresin e IV në Napoli të Italisë. Në këtë kongres organizata e BK shndërrohet në Parti Agrare. Pas kësaj kohe mosmarrveshjet e ballistëve të emigracionit nuk u shuan asnjëherë dhe ata mbetën të përçarë e të ndarë në disa grupe.

Më 5 dhjetor 1965, Anëtarët e BK që nuk kishin pranuar shndërrimin e Organizatës të BK në Parti Agrare, në të cilin bënte pjesë edhe Isuf Luzaj, organizuan Kongresin e tyre , të 4-tin në radhë, për të zgjedhur kryetarin e vet, mëqenëse më 24 shtator 1963 kishte vdekur kryetari karizmatik i kësaj organizate, Ali bej Këlcyra. Një grupim i këtij kongresi zgjodhi kryetar Isuf Luzin.

Isuf Luzaj ka bashkëpunuar me revistat “Mbrojtja Kombëtare” dhe “Besa” qe botoheshin, e para nga aktivisti i mirënjohur Sami Çaushaj dhe “Besa” si organ i Degës së Ballit Kombëtar në Kanada.

Ndër faqet e këtyre dy revistave lexuesi gjen një mori poemash dhe vjersha te botuara me pseudonime ose edhe pa emër fare, por që identifikohen lehtë si prodhimtari e pendës së Isuf Luzajt.

* * *

Nisja e Isuf Luzajt në udhën e letërsisë fillon në vitin 1937 kur botoi në Korçë ”Rrefime”, vargje lirike. Libri u konfiskua dhe autori u burgos për 94 ditë. Po këtë vit bashkëpunon me revistën “Përpjekja” të Branko Merxhanit. Vepra e Isuf Luzajt është thellësisht atdhetare dhe përshkohet fund e krye nga parimi:

“E keni për detyrë kombëtare dhe fetare, që për atdheun ta jepni jetën, pa u menduar fare”. Ndërsa në poemën “Pranë vatrës së zjarrit”, kumbon fuqishëm parimi i Ballit Kombëtar, amaneti shpirtit të vet me fjalët:

Një amanet Ismail beu na la,
Kur të keni të lirë Kosovën dhe Çamërinë, vetëm atëherë do keni bërë Shqipërinë.

Më 1946 botoi “Ideologji e falimentuar, si interpretim materialist i historisë“.

Më 1954 botoi “Lumenjtë derdhen të kuq”, novelë politiko- shoqërore filozofike kundër marksizmit. Pas tre ditë në shitje, Partia Komuniste Argjentinase bleu të gjithë tirazhin dhe i dogji.

Më 1965 botoi “Metodologji për studimin e filozofisë, përdorim për shkollat e mesme”.

Gjatë viteve 1973-1990 botoi artikuj mbi Filozofinë e Historisë dhe “Marksizmi në teori e në praktikë”.

Më 23 Dhjetor 1990, Shoqëria e Gazetarëve të Amerikës i jep medalje nderi për 94 artikuj të botuar.

Ata që kanë vizituar arkivin e tij kanë konstatuar se prof. Isuf Luzaj kishte edhe 32 volume në dorëshkrim, në shqip mbi historinë e Shqipërisë, letërsinë, filozofinë etj.

Isuf Luzaj, atdhetari, luftëtari i vijës së parë kundër fashizmit dhe komunizmit, politikani, shkrimtari, poeti, historiani, filozofi dhe gazetari vdiq më 25 Nëntor 2000.

Kufoma e tij u soll në atdhe, u varros me nderime, në kodrinën më të lartë të Kaninës, ku të afërmit e tij i ndertuan një përmendore dinjitoze. Pas vdekjes Isuf Luzaj vazhdoi të nderohet e të kujtohet si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

* * *

Duhet kuptuar se ne si komb kemi shumë borxh ndaj atyre që na shërbejnë, në kohë lufte dhe në kohë paqje si Isuf Luzi. Burra si ai e shkrinë jetën për atdhe por edhe pse u baltosën e u anatemuan padrejtësisht për më se gjysëm shekulli, ata ndriçojnë e hedhin dritë për të ardhmen tonë me veprën e tyre. Kombet e qytetëruara i nderojnë elitat e tyre.

Duke parandjerë gjëmën që do të përjetonin shqiptarët nën komunizëm, Isuf Luzi u largua nga Shqipëria por jo për të shpëtuar kokën, por për të vazhduar luftën për çlirimin e atdheut nga dogma bolshevike. Ai krijoi në mërgim një korpus veprash filozofike, historike, letrare, pedagogjike etj.

Mbi të gjitha ai mbeti një denoncues i diktaturave komuniste dhe një politikan vizionar.

Më 25 Nëntor 2000 Isuf Luzi mbylli sytë në Çikago. Ai u varros në vendlindje me shpenzimet e familjes, pavarësisht detyrimeve që kishte shoqëria dhe shteti ndaj këtij atdhetari, kështu ne mbetemi larg Shqipërisë që e deshi aq shumë Isuf Luzi.

Kontributet e Isuf Luzit i japin atij një vend nderi në historinë tonë kombëtare, por baltosja e gjatë ka bërë punën e saj. Mes problemeve të shumta shqiptarët nuk kanë patur mundësi të thellohen dhe ende nuk e njohin mirë Isuf Luzin. Megjithatë, botimi disa veprave të tij, i poemës “Prosopopeja” është një përpjekje për të hedhur dritë mbi veprën e këtij atdhetari dhe njeriu të madh të kulturës sonë.

Për kontributet e mëdha të jetës së tij, për aktualitetin e mësimeve që na ka lënë dhe për nevojën urgjente që kemi ne si shoqëri për të reflektuar, Isuf Luzi mbetet burim frymëzimi për dashamirësit e së vërtetës. Ai mbetet referencë e patrotit të përkushtuar dhe njeriut mendjemprehtë të kulturës sonë. Sido që të jetë, Isuf Luzaj i shërbeu kauzës kombëtare në mënyrën e vet me bindje, se i ka kontribuar çështjes kombëtare.

Për veprën jetësore të prof. Isuf Luzajt mendimi shqiptar duhet të ndihet krenar, ashtu siç ndihet krenar për medaljen “Profesor i Amerikës”, që vetë presidenti Regan, në atë ditë të shënuar të 1984-s, vari në gjoksin e profesor Isufit.

Me interesimin intelektualit të shquar dhe e deputetit Bujar Leskaj, Isuf Luzaj u dekorua “Mjeshtër i Madh”, nga presidenti Bamir Topi dhe përsëri po me interesimin e zotmisë së nderuar Bujar Leskaj u dekorua “Nder i Kombit”, nga presidenti Bujar Nishani.

Mendoj se ka ardhur koha për të filluar promovimin e vlerave shumëdimensionale të Isuf Luzajt në Shqipëri, e shprehur në disa dhjetëra vëllime të botuara dhe apo të lëna në dorëshkrim, të pabotuara.

Poema “Prosopopea”

Në vitin 1996, ndërsa po punoja për veprën “Hysni Lepenica…”, në gazetën “Liria A”, gjeta poezin “Martiri”, me vlera ideoartistike, kushtuar Hysni Lepenicës, sipas gazetës krijim i Musine Kokalarit.

Po në këtë gazetë, Makensen Bungo në artikullin “Një vepër e panjohur”, bënte të ditur se gjatë hulumtimeve të tij kishte gjetur në fondin e Musine Kokalarit poemën “Prosopopea”, pa emër autori, të panjohur më parë dhe të pabotuar. Z. Bungo bënte thirrje që, nëse ndokush e dinte emrin e autorit të kësaj poeme, ta publikonte atë.

Poezinë, apo poemthin “Martiri”, e përfshiva në librin tim “Hysni Lepenica…”, që botova në vitin 2000, me këtë post shënim:

“Marrë nga “Zëri i Lirisë”, Tiranë, Organ i Partisë Socialdemokrate, dt.1 janar 1944. Ka mendime se autorja nuk është Musine Kokalari. Kur punoja me këtë libër u njoha me z. Hektor Kokalari, i cili ruan origjinalin e librit “Prosopopea”. Atë e posedonte i ati Vesim Kokalari para pushkatimit. Hektori pohon se babai tij këtë libër ia ka marrë autorit të saj që është z. Isuf Luzaj që banon në Çikago, ShBA”.2

2 “Hysni Lepenica…”, Geer, Tiranë 2000, f. 106 – 108, 175-176

Pavarësisht nga këto informacione, unë e botova poezinë si krijim të Musinë Kokalarit. Më pas gjatë hulumtimeve në fushën e historisë gjeta në Arkivin Qëndror të Shtetit, poemën “Prosopopea”, të plotë, e cila ashtu si edhe Makesen Bungos më tërhoqi vëmendjen për vlerat e sajë ideo – artistike. Aty gjeta se poezia “Martiri” ishte pjesë e kësaj poeme dhe ishte nxjerrë prej saj e botuar në gazetën “Zëri i Lirisë”, organ i Partisë Socialdemokrate, nr.1, datë 1 kallnor 1944 ditë e shtunë, nënshkruar me shkronjën L.

Përmbajtja e poemës dramatike “Prosopopea”

Vepra është daktilografuar me makinë shkrimi në 36 faqe të formatit të zakonshëm. Titulli është “Prosopopea”, që në shqip do të thotë libri i shenjtë, pjesë nga ungjilli. Autori nuk shënohet, ndërsa shënohet viti dhe vendi i përfundimit të poemës: Vlorë, fruer 1944.

Vepra është një poemë epiko-lirike, ose poemë dramatike. Autori i panjohur ua kushton poemën: Dëshmorëve të Kombit me citimin: “Asnjeri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe aq sa bën heroi në një çast”. Fjalë Varri.

Më poshtë shënohen personazhet veprues të poemës:

1. Plaku i Vlorës – Ismail Qemali
2. Heroi i Dragobisë – Barjam curri
3. Pashai i Shkodrës – Preng Bib Doda i Gjon Markaj
4. Bilbili i Frashërit – Naim Frashëri
5. Martiri i Korçës – Themistokli Gërmenji
6. Dervishi i Salarisë – Selam Musai
7. Misionari – Një misionar i Kryengritjes Kombëtare

Në këtë poemë janë himnizuar denjësisht heronjtë dhe dëshmorët që u dalluan në betejat për liri dhe pavarësi të popullit shqiptar që nga plaku Ismail Qemali e deri tek Selam Musai, duke mos harruar Bajram Currin, Preng Bib Dodën, Naim Frashërin e Themistokli Gërmenjin.

Vepra i bën jehonë heroizmit të popullit tonë në shekuj dhe veçanërisht vullnetarëve të lirisë gjatë Lëvizjes Antifashiste, 1939 – 1944. Poema dramatike, fillon me “Proemio”, ku autori i drejtohet Zotit:

Ndihmë o Zot në qoft` Kombi Shqiptar Në udhë të vërtetë për të drejtën e tija Ta fitojmë lirinë, e heronjve mbi varr, me shkronja shqip t`u këndohet trimëria.

Në poemë, nëpërmjet deklarimit të personazheve dhe përshkrimit të tyre prej autorit vihet në dukje krenaria e tyre për prejardhjen e lashtë të popullit shqiptar. Kështu Ismail Qemali thotë:

Ne jemi një komb i vjetër, që kur nisi qytetaria,
Kur filluan qimekuqtë të dilnin tëhu nga Azia.

Ndërsa Heroi i Dragobisë për Kosovën martire që vuante nën zgjedhën e egër të asaj kohe shprehet:

Po njashtu si ta thotë zemra, burrë i mirë duhet përpjekur Ta shpëtojë këtë radhë Kosovën zgjedhës së serbit barbar.

Ngjarjet e poemës në një pjesë të madhe të saj, përfishijnë Lëvizjën Antifashiste të popullit shqiptar. Më tutje autori përshkruan luftën që bëjnë forcat e Ballit Kombëtar kundër pushtuesit fashist italian. Autorit i shfaqet një hije që është Palku i Vlorës i cili fillon t`i flas për historinë heroike të shqiptarëve dhe më tutje deri në fund përmbajtja e veprës zhvillohet nëpërmjet deklamimit të shtatë personazheve të renditura në hyrje të librit.

Gjatë gjithë zhvillimit të veprës Shqipëria mendohet dhe deklamohet me Kosovë e Çamëri, që është në fakt edhe programi i Ballit Kombëtar. Misionari fillon të ngrejë himne për disa personalitete të historisë sonë, veçanërisht për veprimtarinë patriotike dhe sakrificat e komandantëve të Ballit Kombëtar:

Ndonjë këngë nga këto që janë lot e psherëtima
Ndonjë vaj të shokut t`onë që janë britm` e ulërima
T`u këndoj duke vajtuar
Dy tri këngë burrash dëgjuar
Sa të kem guxim e lot…

Më tutje autori u ngre himne Qazim Koculit, Hysni Lepenicës, Safet Butkës, Neki Saliut:

Qazim Koculit

Ti ngjeshe shpatën e zjarrtë të Kastriotit
Besove burrërisë shqiptare dhe Zotit

Hysni Lepenicës

Njëzet vite mallkuar ta lanë shenjën në ballë Kosova e Çamëria!
Të dogji i shkreti mall
Flamurin Kombëtar e shpure në fitore
Me bes, e fjalë e nder, e burrëri arbërore
Do të qaj duke i kënduar një djepi e një varri

Safet Butkës

Si vigan përballove tmerr e shtypjes çnjerzore
Trim i ndjenjës kombëtare, bir i shqipes arbërore
Shpirt i fortë e i vendosur në një lufte me okupatorë

Lumthi ti që i dhurove jetën çështjes kombëtare
historisë emrin ia le,
shembullin rinisë shqiptare
Punën tënde si apostull i shkollës shqip për Shqipëri
Neve jemi shokë t‘vërtetë, shokë të lidhur besa besë
Kështu kombi si u përlesh,
asnjë prapa nuk do mbesë
Pritna, se do vijmë me radhë
vullnetarë për liri!

Neki Saliut

Kujtoj fundin e betejës, grirë flamuri e coptuar
Që kish qenë në vijë të parë, e shtrëngoje fort në duar
Të qaj moshën aq të re, të qaj ndjenjën e therorisë
Pritna, se do vijmë me radhë: Vullnetarë për liri.

Autori i kushton vëmendje të veçantë katastrofës shqiptare, luftës vëllavrasëse të hapur nga Partia Komuniste, e të nxitur nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha:

Janë thyer me çekan
eshtra njerëzish për së gjalli
Janë nxjerrë foshnja nga barku
me një thikë për së gjalli
Janë prerë vesh e hundë
janë nxjerrë sytë nga balli
janë prerë pjesë trupi
që ka turp t`i shoh i gjalli
janë prerë duar e këmbë
qënkej njeriu i shëmtuar
Në mes trungjesh me një sharrë
është prerë trup burri
është djegur femra e gjorë
më i nxehtë ku ish furri.

Në vepër vihet re edhe ndonjë korrigjim me dorë, që mendojmë siç do të provojmë më poshtë se këto korrigjime nuk i ka bërë autori i poemës.
Nga kqyrja që i bëjmë poemës, përmbajtjes, idesë, vlerës artistike etj., arrijmë në përfundimin se vepra është shkruar nga një poet i talentuar, me figura letrare, me një varg të pa rregullt, kryesisht me strofa 16 rrokshe.

Poema është ndërtuar në strofa me gjashtë vargje të rimuar me skemën A_A, B_c_c_B.
Vepra përshkohet fund e krye me figura të bukura letrare të ndërtuara me ndjenjë e mjeshtëri. Autori ka përdorur një gjuhë të pastër të krahinës së Vlorës dhe pa barbarizma.

Cili është autori kësaj vepre?

Kjo është pyetja e parë që lexuesi i bën vetes. Më poshtë do të mundohemi jo pa sukses që kësaj poeme t`i kthejmë autorsinë.

Nuk ka asnjë dyshim se kjo vepër është shkruar në Vlorë, nga një poet vlonjat, sipamtizant apo anëtar i Ballit Kombëtar, antikomunist, përfundim që arrihet nga:

– Gjuha e përdorur që është gjuha që flitet në Vlorë dhe krahinat për rreth saj, nga ngjarjet kryesore të veprës që zhvillohen në Jug të Shqipërisë, kryesiht në Vlorë.
– Nga hollësitë që përshkruhen personazhet, p.sh. për hysni Lepenicën, që në atë kohë nuk diheshin hollësi mbi veprimtarinë e tij atdhetare, Neki Saliun një patriot, komandant çete i Topalltisë, i Ballit Kombëtar, vrarë pabesisht nga komunistët në Gumenicë të Vlorë në dhjetor të vitit 1943, i cili pothuajse nuk njihej jashtë Vlorës.
– Autori poemës ka një kulturë të mirë në fushën e letërsisë dhe njohuri të mira për historinë tonë, pra është njeri i arsimuar dhe i kulturuar.
– Autorja nuk mund të ishte Musine Kokalari edhe për faktin se nuk njohim prej saj asnjë poezi origjinale.3

3 Shih: Musine Kokalari, Vepra, Vëllimi parë dhe i dytë, Geer, Tiranë 2009. Përgatitur nga Novrus Xh. Shehu.

Nisur nga sa më sipër dhe nga argumentet që do të trajtojmë më poshtë arrijmë në përfundim se autori i kësaj poeme dramatike është Isuf Luzaj, lindur në Kaninë të Vlorës, më 21 shkurt 1913, vdiq në Çikago më 7 nëntor 2000 dhe u varros në vendlindjen e tij. Isuf Luzaj është njeri nga ideologët dhe udhëheqës i Ballit Kombëtar, shkrimtar në prozë dhe poezi, autoritet i shquar i kulturës shqiptare.

Mendimin tonë e vë në dyshim një fakt që nuk mund të nënvleftësohet: Në shtypin e përditshëm është botuar lista e veprave të Isuf Luzajt, prej 100 titujsh, baras me 122 vëllime. Në këtë listë nuk figuron një vepër e titulluar “Prosopopea”

Isuf Luzaj në letrën e datës 9.2.1996, drejtuar botuesit të veprave të tij në Shqipëri shkrimtarit Xhevat Beqaraj, i dërgon atij listën e veprave të tij me 93 dorëshkrime, por edhe në këtë listë nuk përmëndet vepra e titulluar “Prosopopea”. 4

Po kështu edhe studjuesi Uran Butka, shprehet me dyshim për autorsinë e veprës: “Vepra “Prosopopea” është shkruar në Vlorë, në fruer të vitit 1944. është dërguar në Tiranë për botim, por, për shkak të ngjarjeve të luftës, nuk u botua. Në këtë vepër nuk është shënuar emri i autorit. Mendoj që mund të jetë një i internuar politik nga Vlora, ndoshta edhe Isuf Luzaj, sepse në këtë poezi vendin më të madh e zë rezistenca antifashiste në ishullin Ventotene, ku kanë qenë internuar edhe Safet Butka edhe Isuf Luzaj e shumë patriotë të tjerë”.5

Për këto arsye të vënies në dyshim të autorsisë së poemës duhet të vazhdonim kërkimet për të bërë të pakundërshtueshëm autorin e poemit ”Prosopopea”.
I pari që ka pohuar se vepra është e Isuf Luzaj është hektor Kokalari, djali Vesim Kokalarit, vëllai i Musine Kokalarit, nga Gjirokastra, pushkatuar nga komunistët. Dihet se Musineja ishte bashkthemeluese e Partisë Socialdemokrate me Isuf Luzaj e Skënder Muçon, por edhe vëllai saj porofesor Vesimi ishte në krah të saj dhe mik që nga viti 1932 i hysni Lepenicës. Këto janë arsyet që poema e Isuf Luzajt u gjend në arkivin e Musine Kokalarit.

4 Arkiva e Xhevat Beqaraj, cituar nga Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e Isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 8
5 “Safet Butka”, Maluka Tiranë 2003, f. 729. Përgatiti Uran Butka

Makensen Bungo në shkrimin e vitit 1996, nuk kishte mundur të identifikonte autorin e kësaj poeme dhe nuk ka dhënë asnjë mendim për autorin e saj, por në vitin 1997 ai shkoi në Amerikë dhe atje pati korespodencë me Isuf Luzin për të cilin shkruan:

”Me të unë këmbeva vetëm tri letra. Kur i shkrova së pari, ai pranoi të bisedonte me mua me gëzim, megjithëse nuk njiheshim…
Isuf Luzi, kur u largua nga Shqipëria dorëshkrimet e disa veprave që kishte bërë gati për botim, nuk i mori me vete, i la në atdhe. Kështu më ka shkruar në njerën nga letrat që më dërgoi këtu në Amerikë. Fati tyre është për të ardhur keq se duhet të kenë humbur.

Njëra nga këto më ka rënë mua në dorë rastësisht. U lidha me atë dhe me anë të një letërkombimi të thjeshtë mësova të dhëna mbi formimin e Partisë Socialdemokrate, më
12 tetor 1943 dhe veç të tjerave edhe se kur ishte larguar nga Shqipëria Porf. Isuf Luzaj kishte lënë në Atdhe disa vepra të pabotuara, midis të cilave edhe një poemë titulluar “Prosopopea”.

Nga ky letërkëmbim me Prof. Dr. Isuf Luzaj mësova se cili ishte autori i veprës ”Prosopopea”.

6. Edhe studjuesia Mimoza hysa pohon autorsinë e Isuf Luzajt për poemën ”Prosopopea”, kur shkruan: “Pas kapitullimit të Italisë Isuf Luzaj kthehet në Vlorë i lodhur, i dërrmuar, i zhgënjyer nga politika e krerëve të Ballit Kombëtar. Me largimin nga radhët e Ballit përpiqet të realizojë ëndërrën e projektuar që në burg në Itali, krijimin e Partisë Socialdemokrate. Kësaj here ia arrin qëllimit së bashku me Musine Kokalarin, Vesim Kokalarin, Kujtim Koculin, Manush Peshkëpinë dhe Selami Çelën. Partia e posakrijuar e shtrin aktivitetin e saj në Tiranë, Shkodër e Vlorë dhe nxierr gjithashtu shtatë numura të gazetës “Zëri i Lirisë”, ku profesori do të botojë me pseudonim, shkrime dhe krijime: programi i Partisë Socialdemokrate, artikuj edhe shkrime filozofike e vjersha, poezi për hysni Lepenicën”.

Çfarë gjetëm në dosjen e Raile Muhamet Luzi?

Për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e veprës, pas këtyre të dhënave mendova të shfrytëzoja dosjen e Raile Luzit, motrës së vogël të Isuf Luzit, e cila ishte dënuar për motive politike. Është me interes të mësojmë diçka më tepër për këtë vajzë të re 25 vjeçare që u burgos e persekutua egërsisht nga komunistët e Vlorës.

Raile Muhamet Luzi, kishte lindur në vitin 1928 në Kaninë dhe banonte në lagjen Uji i Ftohtë Vlorë, fshatare e mesme, shtëpiake, me arsim fillore pa triskë fronti.
Ajo u arrestua më 29 janar 1953 dhe në proçesverbalin e kontrollit të banesës së kësaj date shënohen shumë materiale të sekuestruara. me interes historik si thirrje, Statut i Partisë Socialdemokrate, proçesverbal mbi formimin e kësaj partie, historik i ngjarjeve të luftës, etj., por që nuk u gjetën në dosje. Këto materiale ose janë marrë nga studjuesit komunistë ose janë zhdukur për shkak të injorancës së hetuesve.

Pavarësiht nga shqetësimi im që materialet e sekuestruara nuk i gjeta në dosje më gëzoi fakti se në faqen 15-16 të dosjes gjeta dorëshkrimin e poezisë “Martiri” që i dedikohej hysni Lepenicës.

Po shënojme për interes të lexuesit se vajza 25 vjeçare, Raile Luzaj, u akzua dhe u dënua se:

7 AQSH F. 270/7, V. 1944, D. 2/2, Gazeta “Zëri i Lirisë”, Tiranë, nr. 1-7;
Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e Isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012, f. 22, 140, 150

“Familja e saj ka ndihmuar deri në fund Organizatën e Ballit Kombëtar, vëllezërit e saj Isuf dhe Ifrahim Luzi kanë qenë udhëheqës dhe organizator të Ballit Kombëtar, të arratisur jashtë shtetit në vitin 1944.

Ka pasur dijeni për Organizatën Rilindja Kombëtare dhe ka ndihmuar anëtarët e kësaj organizate si Dervish Hodon dhe Petref Bajramin, duke u dhënë atyre edhe një makinë shkrimi nga fundi i vitit 1948.

Ka bërë agjitacion dhe propogandë dhe ka kërcënuar qytetarët se kur të kthehen vëllezërit e saje do të hakmerren.
Ka bërë fushatë për mbledhje ndihmash për të burgosurit e Burrelit dhe mbante në shtëpi një pushkë të të vëllait, Ifrahim Luzit”.
Gjyqtarët kriminelë komunistë e dënuam vajzën e re pa asnjë faj me 10 vjet burg.

Vendimi për arrestimine saj e ka marrë Punëtori Operativ Ramadan cano dhe është miratuar: prej Kryetarit të Degës n/kolonel Petrit Hakani, zv/kryetari i Degës Qëndër n/kolonel Dhosi Progri, Kryetarit i degës së hetuesisë n/kolonel Nevzat haznedari.

Në përfundim të hetuesisë, hetuesit komunistë konkludojnë se: “Qëndrimi i Raile Luzit në Hetuesi ka qënë shumë i keq, është munduar të mashtronte organet e hetuesisë dhe të mohonte aktivitetin e saj armiqsor, i ka qëndruar deri në fund udhës së tradhëtisë, aktivitetit armiqësor të saj dhe të shokëve… E pandehura shoqërisht është shumë e rrezikshme e vendosur në aktivitetin e saj armiqsor deri në fund dhe që nuk e ndryshon kurrë këtë rrugë”. 8
Kjo zonjë e nderuar pas daljes nga burgu u martua me patriotin dhe luftëtarin e palodhur për liri dhe demokraci, Ceno Caushin nga Mallakastra dhe vdiq e nderuar në Ujë të Ftohtë të Vlorës në vitin 2014.

8 Arkivi i MPB, F. 1, D. 8682

Tani, pasi u njohëm me vuajtjet e padrejta të kësaj zonje, le të shqyrtojmë poezinë “Martiri”, që gjetëm në dosjen e saj kushtuar Komandantit të Përgjithshëm të Ballit Kombëtar, Hysni Lepenica.

Poezia është shkruar me shkrim dore në format të zakonshëm, po në atë format që është daktilografuar edhe poema ”Prosopopoea”. Nga krahasimi i kësaj poezie me atë të botuar në poemën ” ”Prosopopoea” dhe në gazetën ”Zëri i Lirisë”, të cituar më lart, del se është e njëjta poezi fjalë për fjalë.

Autori nuk e shënon emrin e tij në këtë poezi, por mendja vetvetiu na shkon se ai s`është tjetër, veçse Isuf Luzi, vëllai i Ralile Luzit.
Sipas hetuesve kriminelë kjo poezi ishte kaq e rrezikshme sa që e kanë detyruar z. Raile të konfirmojë me dorën e saj pas letrës format ku është shkruar poezia: ”Vërtetoj që u gjet në kontrollin që u bë në datën 26.1.1953. Firma”

Por për të mos lënë asnjë dyshim për autorin e kësaj poezie dhe për pasojë edhe të poemës ”Prosopopea”, dorëshkrimi i poezisë së bashku me një letër të Isuf Luzit, datë 16.11.1992, drejtuar deputetit Ibrahim Vasiari në Vlorë, shkrimi iu nënshtruan një kqyrje dhe analize nga një specialist i Ministrisë së Brendshme.

Specialistit iu kërkua t`i përgjigjet pyetjes: Dorëshkrimi i poezisë tek e cila nuk është shënuar autori dhe letra e shkruar nga Isuf Luzaj a janë shkruar nga e njëjta dorë nga i njëjti person?

Përgjigja e z. Arvit Mitkolli ishte: “Po Poezia dhe letra janë shkruar nga i njëjti person”, gjë do të thoshte se autori poezisë dhe poemës “Prosopopea”, ishte pa asnjë dyshim Isuf Luzi.

Edhe një detaj tjetër duhet marrë parasysh se Raile Luzi ka disponuar një makinë shkrimi të cilën ia ka dhënë Petref Bajramit nga Vlora, të dënuar më vonë me pushkatim, për pjesmarrje në organizatën antikomuniste ”Rilindja Kombëtare”.

Ky fakt na bën të mendojmë se edhe poema “Prosopopea” është daktilografuar në shtëpinë e Isuf Luzit dhe Raile Luzit me këtë makinë shkrimi.

Rëndësia e poemës “Prosopopea”

Rëndësia e kësaj vepre qëndron në faktin se është vepër unike e shkruar gjatë luftës dhe për pasqyrimin e luftës që bëjnë shqiptarët për liri, pa harruar për asnjë moment Kosovën dhe Çamërinë si pjesë të pandara të Kombit shqiptar.

Nuk ka asnjë vepër tjetër të shkruar gjatë luftës 1939-1944, që në mënyrë të plotë të evokojë të kaluarën e lavdishme të popullit tonë dhe të pasqyrojë heroizmin e luftëtarëve të Ballit Kombëtar, si pjesë e kryengritjes së përgjithshme që bëri populli shqiptar.

Prosopopea është një vepër letrare origjinale që paraqet mendimin politik të kohës me besnikëri dhe origjinalitet, veçanërisht të Ballit Kombëtar. Pikërisht në këtë këndvështrim duhet analizuar kjo vepër.

Vetëm kjo vepër hedh poshtë me neveri dhe përbuzje fallsifikimin e historisë prej komunistëve se Balli Kombatar nuk ka asnjë këngë!!!
Gjithashtu vepra paraqet ndjenjat atdhetare me qëllim që ngrejë ndërgjegjen e shqiptarëve në luftë për liri, por edhe në luftë kundër ideologjisë komuniste.
Vlerën e kësaj poeme duhet ta analizojmë në kontekst me kohën që është shkruar dhe pse është shkruar.

Përdorimi i fjalës Prosopopea (Fjalë e greqishtes së lashtë) nga poeti Isuf Luzi, dhe krijimi i poemës sipas këtyre parimeve flet qartë për kulturën e gjerë të tij dhe mënyra se si ai i drejtohet dhe i flet popullit të tij për të luftuar për liri kundër pushtuesit është shprehje e pakundërshtueshme e patriotizmit të tij.

Në studimin e sajë Mimoza Hysa nuk e ka parë të arsyeshme të ndalet në analizën e kësaj vepre.9

Studimi është botuar së pari në Internet: Gazeta “Dielli”, SHBA, Boston, dt.19. 6. 2015
Gazeta “Tribuna shqiptare.net”, Kanada, dt. 20. 6. 2015
Gazeta “55“, Tiranë, dt. 2. 7. 2015, f. 22-23 Libri: Enver Lepenica “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, Tiranë 2017

9 Shih: Mimoza Hysa “Esenca dhe ekzistenca e isuf Luzajt”, Ombra, Tiranë 2012.

U kushtohet Dëshmorëve të Kombit të Ballit Kombëtar!

Asnjeri gjatë jetës së tij nuk bën për Atdhe aq sa bën heroi në çast.
Fjalë varri

Kushtrimi
Që në Vardar e në Kockë, Me një trastë e me një vockë, Trokëll shtëpi më shtëpi.

U, jam Fakiri Qabesë,
Kam ardhur që t’ju thërresë
“Të luftojmë për liri”

Isuf Luzaj

PROSOPOPEA
(Fjalë nga ungjilli)

Personazhet:

1. Plaku i Vlorës: Ismail Qemali
2. Heroi i Dragobisë: Bajram Curri
3. Pashai i Shkodrës: Preng Bib Doda i Gjon Markajt
4. Bilbili i Frashërit: Naim Frashëri
5. Martiri i Korçës: Themistokli Gërmenji
6. Dervishi i Salarisë: Selam Musai
7. Misionari: Një misionar i Kryengritjes Kombëtare

Prosopopea. Vjen nga greqishtja e lashtë dhe fjalë për fjalë do të thotë të krijosh fytyra, personazhe. Në letërsi fjala të jep mundësinë që poeti ta paraqes veten në një dialog ose në një situatë për dikë apo për diçka.

Është një figurë retorike e bazuar në personifikimin e objekteve të pajeta ose abstrakte, si Atdheu ose Lavdia. Zëri i njerëzve të vdekur është gjithashtu prosopopoeia. Ajo mund të shoqërohet me trillim, një ese të shkurtër në të cilën kafshët ose objektet jepen me zë.

Zingarelli në fjalorin e zakonshëm të gjuhës italiane jep këtë përkufizimin: “Një figurë e fjalës e cila konsiston në përfaqësimin si gjëra të pajustifikuara ose abstrakte si njerëz që flasin”. (Shih edhe Angelo Marchese “Fjalori i retorikës dhe stilistikës” Milano, 1991)

Ne duhet të kuptojmë jo vetëm gjëra të pajustifikuara apo abstrakte, por edhe kafshë të gjalla që flasin.
Personifikimi, është përdorur gjerësisht në poezi, ku ajo lejon shprehjen e fatit, koncepte filozofike ose idetë e autorit. Më pak përdoret në tregim, dhe në histori, nëse ka vepra që bëjnë një përdorim simbolik të personazheve.

Shembuj të famshëm të prosopopoeisë janë ato të Kritonit të Platonit, ku ligjet e Athinës flasin me Sokratin dhe pretendojnë se ato janë për shkak të bindjes edhe kur ato janë të pafavorshme, ose atë të Katilinës në të cilën autori imagjinon se atdheu i privuar qorton Katilinën që është fajtor për organizimin e komplotit kundër Ciceronit.
Një shembull tjetër i njohur i prosopopoeisë gjendet në Bibël kur Urtësia Hyjnore është e personifikuar dhe i flet popullit dhe lexuesit. Shembuj ka edhe në romanin Boris Pasternak “Doktor Zhivago”, botuar në Tiranë në vitin 2002.

Përdorimi i fjalës Prosopopea nga poeti Isuf Luzi, dhe krijimi i poemës sipas këtyre parimeve flet qartë për kulturën e gjerë të tij dhe mënyra se si ai i drejtohet dhe i flet popullit të tij për të luftuar për liri kundër pushtuesit është shprehje e pakundërshtueshme e patriotizmit të tij.

PROEMIO

Zotit:

Ftillku i thirrjes 1

Ndihmë o Zot në qoftë Kombi Shqiptar, Në udhë të vërtetë për të drejtën e tija, Ta fitojmë lirinë e heronjve mbi varr,
Me shkronja shqipe t’u këndohet trimëria.

Zëres:
Broj njëherë moj Zëre e malit,
O moj Jare e bij’ e Jarit, E bij e Margaritarit.

1 Proemio, preambulo = hyrje në një ligjërim apo në një traktat, paralajmërim se diçka do të ndodhë.

Ftillk-u, = ftilloj, zgjidh, shpleks, sqaroj…, pra, është një emërtim i këtyre foljeve, d.m.th.: ftillim, zgjidhje, shpleksje, sqarim…
Zëre = pa dyshim do të thotë zanë, zana e malit, figura e besimit popullor tek ne, që përfytyrohej si një vajzë e bukur dhe luftarake. Në Labëri përdorej fjala: Zëre
Fatë e vendit tonë = Përsëri kemi të bëjmë me qenien mitologjike, figurë e besimit popullor. Është, zana, fatthëna, ajo që parashikon fatin, të ardhmen e njeriut, apo të vendit, si në rastin konkret: Fatë e vendit tonë.

Jare bijë e Jarit… = mund të jetë edhe emër i përveçëm.
Fjalët: ftillk, zëre, jare, fatë, me siguri janë pasuri e shqipes që përdoreshin dikur…, por që, fatkeqësisht, nuk i ka as fjalori i fundit i shqipes, më i madhi, me 80.000 fjalë.

Fatës:

Fluturo të lutem moj Fatë e vendit tonë,
Që shortet e kombit i vren mbi Dodonë,
Ndiz zjarr të Apollit të këndojmë trimërinë.

Që i dha jetën dragoi, që i dha jetën arbëreshi. Me armik djali i gurit kur u mat shesh për sheshi. Dha kokën e gjakun për të marrë Shqipërinë.

Yjeve:

Dilni nga varret o të Mëdhenjtë e Kombit shqiptar,
T’i shihni arbëreshët si lëftojnë në këmbë. Ja djegin armikut barotin në dhëmbë, Flakë ndizet shkëmbi e dheu e era zjarr.

Dëshmorët:

Ra Labi n’armik, si mbi pula sqifteri,
E vuri përpara, në koje e ndau, Te e shtroi synë, jetën ja thau,
Arbresh i zemëruar bie në luftë si Pantheri.

O shqiptar i shkretë, kur vendos luftimin, E zë jetën të tepërt pasi bëri betimin, Fitimtar të kthehet në vatrën e zjarrit.

Ose dëshmor me vendim të prerë, hedh këngën me gaz në zjarr e në erë,
Ja shtron burri krahët me dëshirë baltës varrit.

Pantheri: Pantera, kafshë e egër e pyjeve tropikale, e cila shquhet për guxim. Pra, është e njohur kjo kafshë edhe te populli ynë dhe përdoret për të krahasuar një trim që sulmon me guxim të madh armikun.

Lufta:

Qaf’e Vreshtave mbi Vlorë u ndez flakë e ylyver
Ranë djemtë e suferinës
luftë e madhe për beter
Topa, bomba, mitraloza
u dogj flakë era dhe reja.
hidhej djali sorkadh mali
binin kokat si bostanë
Derdhej gjaku si rrëke
majë kodrash të çdo ane
Dridhej dheu si tërmeti
afër kur qëllon rrufeja.

Malet tanë u dogjën flakë, qëllon deti, qëllon era
U pleksën të dy ushtritë
në sulmim me bajonetë.
Si lumenj përpiqen kurmesh
kur shkrin bora ndaj pranvere.
Shkulme – shkulme shkonte gjaku
si ai shiu që mbush rrëketë.

Çuka, kodra u dogjën flakë dhe kështjella mu n’atë majë,
Si vullkan villnin topat, ju qep djalëri e asaj.
Rreth e rreth një zjarr i dendur, u ndez lufta lemeri.

Dhe të dilte vetë Ferri, me ç’ushtri që ka n’atë jetë
Me krijesa të përtej varrit, të digjte malet përpjetë,
Nuk do derdhej më shumë sheshit, mish e gjak për batërdi.

Guri zi gjer buzë lumit, te lag Vjosa e ç’pret Izvori,
Binin burrat rrafsh dheut, si kalli që drapri korri,
Binin djemtë e atij vendi, therorë për atë dhé.

Poeti evokon, kujton e përshkruan luftën heroikë të Vlorës më 5 qershor 1920 deri më 3 shtator 1920. Beteja më e madhe u bë më 22 korrik 1920 kur Vlora ku ishte dislokuar pushtuesi italian u sulmua nga të gjitha anët nga kryengritësit. Qafa e Vreshtave, emër vendi në periferi të Vlorës. Është një thirrje që poeti u bën vlonjatëve dhe shqiptarve të rrëmbajnë armët për të hedhur në det pushtuesin italian që ripushtoi Shqipërinë më 7 prill 1939.

4 Kështjella e Kaninës.
5 Lumi i Shushicës, Izvori lumi i Tragjasit.

U pleksën malet me male,
valë detesh ushtritë,
Shtyheshin njëra kundra tjetrës,
duk’u ndeshur mizërite,
Ec e eja shty e zmbrapsu,
tym e zjarr e gjak i ri.

U përleshën nëpër fusha,
në lumenj e brinja mali,
Kurme-kurme kryqëzuar
palosur një sërë djali,
Nëpër ferra, nëpër shqope, nëpër tela mizëri.

U përzjenë kaskat armike
bashkë me qylahet e bardhë
U përleshnë burrat me thika,
binte koka porsi dardhë,
Valë-valë rrëmbente gjaku
si rrëketë kur bie shi.

Ndaj agimit sulm’i fundit
tym e flakë mbuloi dhenë,
Djem’ përpara me Flamur
kush të vdesë për Mëmëdhenë.
U futnë çetat të gjalla brenda
në flakë e zjarr të zi.

Luajti toka, luajti bota,
luajti foshnja barkut të nënës,
Dukej sikur binin yjet,
sikur ra dhe gjysm’ e hënës
E armiku u shpartallua,
mori ikjen në lemeri.

Fushë e luftës:

Përmbi fushën e luftimit
ka rënë hëna ergjendare,
Hijëzon flet e ullirit dhe e pishës legjendare,
Kryetrimi i betejës
qerthullon mbi kalë të bardhë.

Topa, qerre, rrota e bomba
shkapërderdhur më çdo anë,
Kryqëzuar krah e këmbë,
e kurme e kuaj e mushqe vrarë,
Pirgje, pirgje koka njerëzish,
porsi shporta që derdh dardhë.

6 Telat me gjemba që rrethonin pozicionet e pushtuesve italianë. 7 Luftëtarët e fshatrave të Vlorës mbanin në kokë qylaf të badhë.

Armë e thika e fishekë,
mitraloza mbetur shkretë,
Pleksur burrat dy nga dy,
zhytur n’bark nga nj’ bajonetë.
Eja oj ti nënë e armikut
në e njohsh djalin tënd.

Shpartalluar batalione
këmishzesë e bojë hiri,
Tufa-tufa oficerët,
gradat me ngjyrë floriri,
Ngrirë gjaku nëpër pellgje
nëpër shqopa e në çdo vend.

Oh një luftë e fituar
është gjak që derdh Heroi,
ësht’ përpjekja e një kombi
që vendos i lirë të rroi,
E fal jetën pa ju dhembsur
për lirinë q’e ka të shenjtë.

Hije varri:

Ndrin Beunin e bekuar
hën’e ftohtë malësore,
Zbardhen malet legjendare
të mbuluar një prej bore,
I zbardh shoqe Këndrevicës
kurora majës Skivoit.

Ndriçojnë yjet në qiell
porsi sy prej Perëndie,
Gëzon Zoti kur i drejti
me gjak fiton ditë lirie,
Fluturojnë drita në erë.
Engjëj janë a shpirt heroi?

Në një shpellë të mërguar,
Pranë Dëshmorëve Kombëtarë,
Vjen një hije e ndriçuar,
Me dy sy margaritarë.

8 Shqopja = një lloj shkurre që rritet në malet e kodrat e rrethit të Vlorës. Me rrënjën e saj punohen çibuqe.
9 Beuni, Këndrevica, Skivoi, malet e fshtarave të Vlorës ku u mblodhën luftëtarët e vitit 1920 dhe vendosën të lëftojnë me pushtuesin italian.

Fol të lutem ç’je ti, hije?
Yll a dritë shenjtërie?

Oh, të njoh drit’e shenjtë
Plaku i Vlorës së bekuar,
O Profet i shqiptarizmës
që për shqipen shumë ke vuar,
Gjer sa bëre Shqipëri.

Prindi ynë të qofshim falë, Udhëheqës i ndriçuar.
Oh, lavdi i qoftë Zotit, që për ne ka mëshiruar.
Deri këtu të dha liri!

MRIZI I HERONJVE

Plaku i Vlorës: 11

Po kremtonin shqiptarët, Ditën e Pavarësisë,
Ditën që ngritën Flamurin, kundra zgjedhës së Turqisë,
Kur ç’të ndjeja? Këmb’ e huaj, po më shkelte sipër varrit.

Çizme shtypëse armike, që sundonte Shqipërinë,
Ushtarë të kombit të huaj, që përtej detit vinë,
Më ra nj’angushi e madhe, një haver me dil kufarit 12.

E si foshnja qan për t’ëmën, q’e la vetëm derëzinë.
Më vanë dy tre lotë në faqe, edhe mua për Shqipërinë.
E tek qaja ngashëryer, m’erdh një engjëll nga shumë larg.

Më qëndroi mbi kokë të varrit, më këndoi një këngë të bukur.
Hem këndonte duke qarë, hem fluturonte porsi flutur,
Hidhej fjala aq e ëmbël, nëpër erë varg e varg.

10 Vend i freskët e me hije për të pushuar e çlodhur.
11 Ismail Qemali (Vlorë, 16 janar 1844 – Peruxhia, 24 janar 1919) ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, deputet në Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar, 28 nëntor 1912. Ismail Qemali ishte firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë. Dekoruar Hero i Popullit.
12 Havër = nxehtësi, kufari = gjoksi

Kurrë ndonjëherë më të bukur
këngë nuk kishja dëgjuar,

Kurrë m’e bukur melodia
për të vdekur s’ësht’ takuar
harmoni të tillë në yje
në pastë qielli për shenjtori.

Më muar engjëlli bashkë me këngën
nëpër dritë të Parajsit
Te Abdyli pikë floriri, që është nderi i këtij fisi
Nderi i fisit shqiptar, mend e zemër e urtësi.

“Diç kam parë nj’ëndërr të keqe”, – më tha sa më pa Abdyli, Ish gëzuar burri i Frashërit, i qeshte syri dhe ylli:
“Pashë një re të zezë të madhe, që ikte nga Shqipëria”, është armiku që do iki do shpëtojmë nga robëria,
I thash Dules vëlla i dashur, do fitohet prapë lirija,
-Po vëlla e më përqafoi, kur e ndjeva se po qante.

Diç më thosh, diç më ankohej, të fshehtë sikur e mbante,
Siç dilte fjala nga dhëmbët, me gjuhë të vogël të tija,
Se ç’më tha? Mbase na i thotë kur të vijë pranë nesh tani.

Do ta pyesëm Abdyl, Mendjen ç’më thosh vallë që s’e shqiptoi, Kur më puthte e kur qante, e që dot nuk ma tregoi,
Mos ish fat, që s’e shoh të lumtur, për Mëmëzën Shqipëri.

Pa më thuaj paç bekimin, ç’ndodh në tokën shqiptare,
Diç dëgjoj për malet tona, gëzon jeta kombëtare,
Si punuat ju të gjallët, si luftuat për liri?

13 Abdul Frashëri lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër të Përmetit, vdiq më 23 tetor të vitit 1892 në Stamboll të Turqisë. Ishte patriot dhe demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit. Vëllai i madh i Naim Frashërit e Sami Frashërit.

Misionari:

Nën peshë të robërisë, dergjej bota shqiptare,
Shkelte rëndë këmb’ e armikut, përmbi ndjenjën kombëtare.
Mëmëdheu ynë dridhej nën tmerr e lebeti.

Një grusht burra atdhetarë, mblodhën fjalën e kuvendin
Kryengritja Kombëtare, me luftë do ta lirojë vendin,
I gjithë populli shqiptar, të vdesë për Shqipëri.

Nëpër male, nëpër fusha, në qytete buzë deti,
Dhanë kushtrimin arbëror, asnjë bir shqiptari s’mbeti,
U mblodh çeta malësore
Vullnetare për LIRI.

U përhapën misionarët, në çdo anë të Shqipërisë,
Që nga malet e Kosovës, te Liqeri Çamërisë,
Fshat më fshat e mal më mal, gjer në stanin e vetmuar.

U dërgua djalëria e mësuar nëpër shkolla,
Nga qytetet nëpër male, tek ishin ndjenjat e holla,
Tek u dhembte për Atdhen e robëris, tek kishin vuar.

Tek ish Vlora e gjakosur,
Tek ish ndjenja armiqësie, me një dregëz të picmosur,
Tek urrejtja më e madhe, kundra armikut të përçmuar,

Djemt’ e shqipes burrërisht, i përgjaknë male e shtigje.
Oh, armik barbar, sa keq doket tona na i përligje,
Dhe nga burgu more e vrave, si pëllumbat nga kuvlia.

14 Dregëz të picmosur = Plagë e lënduar. Poeti dallon Vlorën pasi ajo kishte qenë e pushtuar edhe gjatë viteve 1914-1920 nga i njëjti pushtues italian.

Dhanë kushtrimin, ra malësia,
krisi lufta, u hap zjarri.
Pesë vite robërie, ditë për ditë i mblidhte varri
Djemt’ e shqipes, që dëshmorë i kërkonte Shqipëria.

Plaku i Vlorës:

Falë i qofshim djalërisë!

Misionari:

Falë të qofshim Plaku i Vlorës,
shpëtimtari e profeti,
Që kur pe rrëzik për Kombin
s’të mbajti toka dhe deti,
Ment e zemër ia dhurove, këtij populli të mjerë.

Nëpër kombe të mëdhej derë më derë trokëllite,
Gjersa t’u dëgjua zëri e Shqiponjën n’ajër e ngrite,
Flamurtar i Rilindjes, zemërbardhë, mend me vlerë.

Të të kishim për ditët e sotme
Udhëheqës për Fitore, Ta mirrje popullin tonë ashtu si di ti për dore,
Dhe një herë prapë Flamurin t’ja shtjelloje për Liri.

Oh, dikona shpirti i shenjtë shpresë jete e shpëtimi,
Oh, tregona o Profet fat’n e Kombit se jetimi
është lot që shkon së koti, dhe se ndjen kjo njerëzi.

Plaku i Vlorës:

Ndonëse u duket ju të gjallëve fati i Shqipes i errësuar
Se nga Jugu e nga Veriu u tremb reja që vjen shtruar
E mbi dete e mbi male rreth e rreth mjegull mbuluar.

E si tha një ditë Naimi,
Buzë e plasur e jetimit,
shpirt fatzi i pagëzuar,
Buza që s’ka qeshur kurrë as të kremten e përgjuar.

Që s’mund të ketë lumturi, E zë floririn e i del baltë.
Kurse ai që ka fat, E zë baltën e i del flori.

Prapëseprapë kam besë Zotin, e në të drejtën e tija,
Përmbi dhe e nën diell, do rrojë e gjithë njerëzia,
Se vetë dorë e Perëndisë e premtoi me krijim.
Gjaku i derdhur i shqiptarit është fisnik e s’rrjedh së koti.
Vetë premtoi jetë të lirë, që kur e krijoi Zoti
E Ai vetë, për ligj të tij, do e lejojë për gjallim.

Diç dëgjoi një këngë në erë,
Këng’ e bukur e me vlerë,
Vjen bilbili i bekuar.

Vjen Naimi me gjithë shokë,
me të vjetër, me të parë,
Janë hapur të gjithë varret, edhe trimat legjendarë,
Do i kini në mes tuaj, në këtë ditë për lumturi.

15 Naimi = Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 – Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit kombëtar.

Duall dëshmorët nga dheu, vijnë burrat e historisë,
Se Shqiptarin s’e mban varri, kur është ditë e Shqipërisë.
Vijnë heronjtë duke kënduar:
Fiton Atdheu liri. (Dëgjohet së largu Himni i Flamurit)

Biblbili i Frashërit:

Mu në gjumë te kisha rënë, nëpër baltë te kok’ e varrit,
Erdh dy engjëj më kënduan këngë malli,
këngë zjarri, Këngën tonë të Shqiponjës,
të Flamurit Kombëtar.

hapa sytë tek e dëgjova nëpër ëndërr, nëpër gjumë.
Ngrehu, më tha një zë si hije, ngrehu Naim se fjete shumë,
Sot fiton lirinë e tij, i gjithë Kombi Shqiptar.

Më erdh shpirti fluturimthi, nëpër rrathët e Parajsit,
Më erdh mendja si pëllumbi, nëpër krahë qiparisi,
Më erdh dritë e syve të mi, nga një shtizë e fortë e djellit.

Menjëherë dola nga varri,
Më dogji malli, më dogji zjarri,
Ta shoh Shqipërinë të lirë, pa le të futem prapë në varr.

E u nisa me guxim, me engjëllin e djathtë të Zotit,
Q’e kam pasur shok në jetë, kur këndonim punët e motit.
Udhëtuam si vëllezër, nëpër gjithë shtresat e qiellit.

Udhës Zotit nga do shkoja, Nëpër male këngë dëgjoja,
Bekoftë Zoti djalërinë.

Gjithë e mbarë dhe e bekuar,
Shqiptarë e të mësuar, Shpresë e mirë për Shqipërinë.

Nëpër buzë të djalërisë, Fluturon këng’ e lirisë,
Që më dehu si magji:

Këndo engjëll urtësinë, Edhe gjithë mirësitë,
Skënderben’ e trimërinë, Që i dha Shqipërisë dritë.

E më tej në një gardh shkolle
Pashë një foshnje faqe molle
Që këndonte me gëzim:

Ku kemi lerë,
Ku na bëjnë nderë, Në Shqipëri.

Nga gëzimi që e pashë, djalërinë si e mendoja,
Që këndonte atë këngë, që unë vetë dikur këndoja,
M’u përzjenë gaz e lotë, i putha të gjithë me radhë.

Lavdi pastë Perëndia,
Qoftë e lumtur Shqipëria,
E Shqiponja dykrenore, fluturoftë me fat të bardhë.

O malet e Shqipërisë, e ju o lisat e gjatë,
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mend ditë e natë, Ju bregore bukuroshe e ju lumenj të kulluar,
Çuka, kodra, brigje, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar.

Misionari:

Kur bota përgjunjur nën vese të njerëzimit,
Prapësirës si nata e fundit e thellimit,
cipë e zezë nëm e tmerr jetën sundonte 17.

Kuçedër e Osmënit t’Azisë egërsuar,
Mbi popujt e Ballkanit sundonte e zemëruar,
Padija njerëzinë që n’agim e mallkonte.

Kur biri i Shqipes në gërxhin e prerë, Tulatej i gjori nën re e nën erë,
Se mos duke folur një fjalë shqip dëgjohej.

Atëherë o i shenjtë dolle si Orfeu, 18
Bilbil zëmadh i këtij kombi e guxove,
Me notën shqip shqipen e këndove.

Dëshmitarë të jenë qielli e dheu,
Kënga fatbardhë që në breza shtjellove, Dhe Zoti q’e dëgjoi lutjen q’i drejtove.

17 Nëmë = mallkim
18 Orfeu i biri i zotit Apoloni ose i Eagarit, zotit të ujit dhe muzës. Kaliopa, këngëtari dhe muzikanti më i madh i miteve greke. Është në harmoni të përsosur me botëkuptimin antik që Orfeun e kanë konsideruar në botë për hero.

Në trëndelinë të malit vargu mërmëroi,
Bariu barinë nga gjumi e zgjoi:
“Dëgjoje shqip këngën sa bukur tingëllon”.

O Profet i shqiptarizmës, o Apostull i lirisë, 19
Bilbil i Frashërit bekuar, o martir i Shqipërisë.
Zgjove ndjenjën kombëtare, n’atë kohë q’ish kohë e zisë.

O mësonjës i pandarë i të gjithë shqiptarisë,
O këshilltar aq i matur,
O dervish i mënçurisë,
Të gjitha të qofshin falë, ty shenjtori porsi hy.

Bilbili i Frashërit:

Priteni se vjen një burrë, vjen dervishi Salarisë,
Q’e mori sharkun për cepi, për në Vlorën e lirisë,
Vjen Selam Musai shkretë, që ra në luftë porsi rrufeja.2 0

Me arbër dorë për dore, nga ata që i thertë beja,21
Që s’ktheheshin më prapë nëpër tela t’e bën vapë,
Nëpër tela lab’i shkretë me shokë dorë për dore.

19 Profet = Profetët e lashtë të Izraelit ishin jo vetëm zëdhënësit e Zotit, posaçërisht në kohën e krizave fetare ose politike. Në të vërtetë profetizoj do të thotë në thelb flas ose shkruaj ose vendos kanonin e Shkrimit të shenjtë, nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë.
Apostull = I dërguar. Në Krishterim është një njeri të cilit i është dhënë detyra si “i Dërguar” drejtpërdrejtë nga Jezus Krishti për të përhapur Lajmin e mirë në botë. Për apostujt rrëfehet në Bibël, veçanërisht në Besëlidhjen e Re dhe në Historinë e apostujve.
20 Selam Musai lindi më 1869 në fshatin Salarì të Tepelenës nga një familje me tradita patriotike. Në Luftën e Vlorës më 1920 luftoi me trimëri. Më 12 qershor 1920, në luftimet që shkuan trup me trup në “Qafë të Koçiut” dha jetën për çlirimin e vendit. Heroizmin e Selam Salarisë, populli e përjeton me këngë. Është dekoruar Hero të Popullit.
21 Kryengritësit e vitit 1920, ishin betuar se do të ktheheshin ose me fitore ose në tabut, arkivol, prandaj çetat u urdhëruan të luftonin larg vendbanimit, psh. Lepenica luftoi në Qafë të Llogorasë, Tragjasi e Dukati në Gjorm etj. Beja = bëri be, u betua.

I kaloi pusí e tela, u bënë copa, u bënë thela,
Po Selam Musai shkretë vetë u fut brenda në Vlorë, E armiku pa tmerrim.

Dervish i Salarisë:
Tek i lutesha engjëllit të djathtë të më thosh diç për Atdhenë,22 Çfarë ndodhte, si i kish punët e si shkojnë shqiptarët?
-Struku, më tha nën fletë, s’është koha për të gjallët, Që harruan Zotin e tyre e që s’janë ata që parët.
Sapo më paska goditur lehtë një erë dremije,
Në Pashaliman m’u bënë dy vela të gjëra gjemie,23 Një i vdekur që po dilte lakuriq nga arqia e varrit,24
Krahëhapur, gojë shtrëmbëruar sikur i lutej shqiptarit.

Që t’i shkelte dhen’ e tij. Erdh një tym e erdh një mjegull,
Pabesisht porsi lugati zbriti e doli në tokë,
N’atë tokë ku shqiptari ka dhënë kokë e ka marrë kokë.

Pas të vdekurit me mija një ushtri e panumëruar, Zbriti në tokë shqiptare, ecnin me këmbë e me duar, Si të vegjël si të vdekur, të sëmurë e të shëmtuar.

22 Sipas mësimeve të fesë islame në krahun e djathtë qëndron ëngjëlli që të mbron. Në krahun e majtë qëndron ëngjëlli që të sulomon për keq.
23 Pashalimani = Orikumi i Vlorës 24 Arqia = arkivoli, tabuti.

Zuri mjegulla lehtësohej, erdh një re si bojë floriri, Si ca drita nëpër qiell që zbrisnin nga Empiri,25 Ndrinin varret e dëshmorëve porsi varr i një të miri.

Përmbi male ca sorkadhe gjithë me brirë ergjëndi, Lakuriq ushtria u kthye prapë për vendi,
E u mbyt në det e gjallë kush nuk pati mend që s’iku, Kështu e gjet përhera kur na vjen për keq armiku.
Nëpër ëndërr dhashë një britmë hem me frikë, hem i hidhëruar, Oh armik, o i pabesë shtrenjtë ke par ta paguar,
Me gjak tënd marrëzinë, s’jemi komb që rri robëruar. Kombi ynë vdes për liri.

Misionari:
Falë të qofshim o hero, trim i nëndëqindenjëzetës,26 Të këndon kënga shqiptare edhe fyelli i çdo bariu, Nëpër stane, nëpër male kur bje shi e fryn garbiu.27

E kujtim’ i veprës tënde mbrujti ndjenjën kombëtare, Shëmblla jote adhuruar si në kohët legjendare,
Dritë e parë e shqiptarizmës, këng’ e parë e së vërtetës.

25 Empiri = nga greqishtja duke u përpjekur për një veprim dhe të marrë një vendim.
26 Poeti evokon luftën heroike të Vlorës të vitit 1920 që fitoi mbi një mbret 40 milion, ashtu duhet të ngrihet edhe tani në vitinet 1943-44, kundër të njëjtit pushtues.
27 Erë e fortë që fryn nga perëndimi ose jugperëndimi dhe sjell shi. Garbi e fortë (e tërbuar). Fryn (filloi) garbia.

Për të gjallë a të merr malli si gjithë dëshmorët që thonë, Si gjithë dëshmorët që thonë, të ndrin arqia të ndrin varri, Rreth e rreth me kandilerë si teqe në natë të mirë?

Dervishi i Salarisë:
Seç më dogji ashtu barbari, Flakë e zjarr i tërë kufari, Nuk më gjeti Shqiptari,
Që të kishja një vend varri.28

S’gjeta prehje qetësie,
Një pëllëmbë dhé Shqipërie. Më merr malli, ç’më merr malli Të shoh trima Shqipërie.

E i vetëm e i shkretë, Endesha ashtu nëpër kënetë.
është kënetë e përtej varrit ku rrinë shpirtra të harruar,
Kryetrima, luftëtarë a ndonjë që ka gabuar.
S’ka besuar përjetësi.
Ka atje luftëtarë të tjerë,
Mbretër e njerëz me vlerë,
Si ai që desh pas vdekjes t’i hidhej kufoma në det, Njerëz që s’kanë pasë vend varri,
A që s’besuan tek i pari, Endemi nëpër kënetë.

28 Dervish i Salarisë = Selam Musai, Hero i Popullit. Trupi i Selam Musait u kërkua me këmbëngulje nga luftëtarët, por nuk u gjet dhe nuk u sqarua kurrë se përse humbi trupi tij.

Por me ta as që më rrihet,
I kam miq, por nuk më kihet, Pres ndonjë shqipo të shkretë.

Prëmë shkuan shtegtarë disa shpirtër të mërguar. Erdh lajmëtari e na liroi pasi na pati treguar: Shqipëria e fitoi vetë me gjak lirinë e saj.

Mora këngën pleqërishte shtruar sa m’u dha vajtimi, Shqipëri moj nëna ime, të ardhtë nga Zoti bekimi, Qava e qava sa dëfreva dhe prapë më vjen të qaj.

Misionari:
Ç’është hija e përgjakur, era dhé që i vjen shtati, Ky luani i zemëruar me dy vetullat mbërthyer, Që të trembka dritë e syrit kur i ep të rrotulluar, I djersitur, i mërzitur e i lodhur shumë i ngrati.

Plaku i Vlorës:
Ai është një burrë i lashtë vjen nga kreu i Shqipërisë, Vjen i lodhur trimi i shkretë që nga Shpell’ e Dragobisë, Është me plagë në shtat i gjori, luftëtari i lirisë.

Burrë i gjer e zemërhekur, është fytyra m’e ndriçuar, është shqiptari më i mirë q’është përpjekur e munduar, Trup’n e tija s’e kalb dheu gjallë e vdekur i mërguar.

Plagë e tija s’u mbyll kurrë, i rrjedh gjaku pa pushuar,
Se qe plumb dora shqiptare q’e përgjunji atë hero. Flamurtari i Lirisë, është heroi i Dragobisë,
Ky vigan që ra dëshmor.

Oh i shkreti ç’është përpjekur, Gojëmjaltë e zemër hekur,
S’u njoh vlera as i vdekur,
Bajram curri meteor. 29

është Bajrami i Kosovës, fole trimash arbërorë, është Bajrami në Kosovë, vend i bukur e pjellor,
është Bajrami për Kosovën, jetë e gjallë e Atdheut prorë.

është Kosova, faltorja për besim të shqiptarizmës, është Kosova, ideali i të gjith idealizmës,
O Kosovën Shqipëri.

Heroi i Dragobisë
Po nj’ashtu si ta thotë zemra, burri i mirë duhet përpjekur, Ta shpëtojnë këtë radhë Kosovën zgjedhës së serbit barbar, Ku janë burrat mendjehollë, ku janë trimat zemërhekur,
Ta bashkojë edhe Kosovën me flamurin kombëtar.30

Por kam frikë se këtë radhë s’janë mirë punët ndër shqiptarë, Se në radhët e kryengritjes mungojnë kryetarë,
Që i humbnë pa i çmuar që n’atë kohën e parë.

Kryetrimat luftëtarë e kanë jetën shumë të lirë,
Zgjodhi vetë me dorë të saj sa desh rilindja martire.

29 Bajram Curri (Krushë e Madhe, 1862 – Dragobi, 1925) ishte udhëheqës popullor, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920., Hero i Popullit shqiptar nga Malësia e Gjakovës.
30 Politika dhe parimet e Ballit Kombëtar ishin bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, Shqipëria Etnike, që pasqyrohet edhe në këtë poemë.

Dervishi i Salarisë:
Të lumt’ goja or kosovar, Ashtu siç të paç dëgjuar, Gojëmjaltë e zemër arë, E thua fjalën pa përtuar.

I rënke punës në të, porsi lab, o trim i shquar.
Ja! I ati i këtij vendi,
Trim i mirë si pikë ergjëndi Mendjeholli si Ai.
Burrë i lashtë e faqebardhë, Shpirt i pastër i pa mardhë 31 Si dervish për shenjtëri.

Në Beun ku na betoi, 32
Një nga një në shtrungë na shkoi, Besa – besë për Shqipëri.

Kryengritjen kombëtare kundra Italisë së parë, Ai e lindi, Ai e rriti, Ai guxoi si s’ka të ngjarë, Ai diti e brumoi, e udhëhoqi në fitim.

Heroi i Dragobisë:
Mjaft me kaq se zemr’e plasur kur dëfren nuk mban dot masë, Fluturon fjal’e hidhëruar shumë shpirtra do t’i vrasë.
S’është koha për dasim.

31 Pa njollë.
32 Fjala është për komandantin e Luftës së Vlorës 1920: kapiten Qazim Koculi (1883 – 1943), që u vendos në Drashovicë më 15 qershor 1920, pas riorganizimit të forcave dhe zëvëndësoi komandantin e më parshëm major Ahmet Lepenicën (1872-1941). Qazim Koculin e vranë mercenarët dibranë të Halil Alisë më 5 janar 1943. Poeti Isuf Luzaj e adhuron Qazim Koculin si Perëndi!

Qe fati i kombit që së prapthi i mësoi, Qe fati i kombit që keq i helmoi,
Qe fati i kombit që u danë nga Ai.

Qe fati i kombit që në shoshoq i hodhi,
Qe fati i kombit që shoku shokut ia drodhi, Qe fati i kombit që do humbiste Ai.

Dervishi i Salarisë:
Oh, o Zot qofshin mallkuar, Gjuhët që flasin helmuar, Për Qazimin si flori.

Plaku i Vlorës:
Hiq hidhërimin, mbaje shpirtin, rriji dhembjes i mërguar, Se Rilindja Kombëtare do therorë të dëgjuar, historinë e çdo kombi gjak martiri e ka shkruar,

Janë shenjtorë që vënë themelet e Kombit me gjak e hi.

Heroi i Dragobisë:
Oh e mjera Shqipëri, mjerë populli i pafaj, është zhytur thellë i gjori në hidhërim e në vaj. Frikë mos fryn ndonjë furtunë,
Ndonjë kob a ndonjë dhunë.

Edhe kombet e mëdhenj s’di për ç’faj, as di për ç’punë, Nuk na e njohën historinë na lënë rob prapë paskëtaj.

Plaku i Vlorës:
Na jemi një komb i vjetër që kur nisi qytetaria,
Kur filluan qimekuqtë të dilnin tëhu nga Azia,
E të mblidhnin mollë të tharta nëpër pyje të Uralit, E llatinka buzë Tiberit në një shportë dobiçt’ e saj, Si kish hedhur që t’i mbyste vrulli i lumit valë-valë.
Kur shqiptarët e parë motit kishin zbritur këtij malit,
Ishin ulur nëpër fusha, mbillnin, korrnin e jetonin,
Venin vinin e në të kremte të gjithë bashkë ditët kremtonin, Qanin vdekjen, gëzonin lindjen, kur pagëzohej emër djali. Kemi shkuar shumë rreziqe, na sulmoi barbaria,
Ju dhamë dijes në punë të mbara, patëm dhe nga dituria
Njerëz të vlefshëm, të dëgjuar në gjithë botën në histori.

Leka i Madh Maqedoni ish shqiptar e shqipen fliste, Bëri mbretërinë e tij, gjithë botën sa popuj kishte, Mbret mbi mbretër i sundoi gjersa vdekja erdh e gjet. Edhe Pirrua trim i ri me romakë luftoi shumë herë,
E mundi ushtrin latine, e dërrmoi sa i dha tmerr.
Në asnjë histori të botës, këtij shembulli s’iu gjet.

Erdh Skënderi faqebardhë që i drodhi ata sulltanë, Ata mbretër otomanë prej të cilëve dridhej bota,
E mbajti flamurin tonë lart në male të forta.

Shqipëri tha është këtu, përjetë Shqipëri qëndroi.

Dervishi i Salarisë:
Nga zbrita Malit të Shenjtë, pashë luftëtarin e gëzuar, Mihal Gramenon e shkretë me flamur në të dy duar,33 E shtrëngonte duke puthur e e ngrohte në krahëruar,

N’atë jetë valëvitej Shqipja jonë me krenari.

Sa më njohu, m’u afrua, pyeti për Themistorklinë, 34
Kish merak se s’vinte dot se ka plagët nëpër brinjë,
Se kish plumba Burri i Dheut që i kullonin dhe n’atë jetë,

S’e kish parë asnjëherë as në yje, as përtej varrit,
As në vahun e kënetës, as në flakë të fortë të zjarrit,
As në prehjen e përjetshme, as në erë as nëpër det.

Heroi i Dragobisë:
Ish me ne Themistokliu brenda qerthullit të parë,
E kur ra kambanë e ferrit që do shkojnë shpirtrat me radhë, Për në valë të Akeronit q’u hap dera për liri.

U ndje zëri i lajmëtarit anës lumit që bërtiste:
“Kush është racë e Shqiptarit” në jetë sipër ta ngjiste,
Që na pruri me gëzim sihariqin e lirisë.

33 Mihal Grameno (1871 –1931), luftëtar i shquar për Pavarësi Kombëtare. Erdhi nga emigrimi dhe luftoi maleve ne çetën e Heroit të Popullit, Çerçiz Topulli deri në vitin 1912. Fusha ku spikati talenti i Mihal Gramenos është publicistika. Bashkëpunoi me disa organe, por shumicën e shkrimeve e botoi në gazetat Lidhja ortodokse (1909-1910) dhe “Koha” (1911-1926), të cilat i drejtoi vetë. Shkrimet e tij publicistike shquhen për idetë demokratike dhe frymën luftarake.
34 Themistokli Gërmenji (1871—1917) patriotët i shquar shqiptarë, i cili luftoi për Pavarësinë e Shqipërisë me pushkë dhe penë. Një nga patriotet me te medhenj te Korcës,Oparit,Gorës dhe krahinat e saj. Ishte kryetar i Republikës së Korçës në vitin 1916. U pushkatua nga pushtuesit francez në Selanik.

Mua vetë Themistokliu më zgjoi nga gjumi i rëndë. “Ngrehu, më tha, vëlla i dashur, e dëgjoi fata ergjëndë, Eja të nisemi t’udhëtojmë për në male të Shqipërisë”.35

Më përcolli, u përqafuam, më tha se do vij më vonë,
Sa t’i mbledh shokët me radhë, gjithë sa janë të fisit tonë,
Të mos mbetet pa kremtuar këtë ditë shpirt njeriu.

Martiri i Korçës:36
Sapo paç kaluar lumin, ra kambanë e Luçiferrit, Nga po vinte ushtima, dridhej pylli e bari i djerrit,37
Porsi ndonjë shkarpë e thatë kërcellin në vrap të derrit.

Iknë engjëjt të tmerruar për të mos parë shëmtim, Duall përbindëshi i zemëruar si lugati me tmerrim, Pse i iknë luftëtarët që kish nën sundim zotëria.

Nxori çetat anës ferrit, i ndaloi edhe Shqiptarët, Dha një borë të zezë të ngrirë që i lodhi luftëtarët, E bë gjak e zgjyrë serë Akeronin që ish i tija.

Zu të nxirrte gjak nga goja e nga sytë Luçiferri, Përpiqej llomis së zezë si në baltë plagosur derri E bërtiste me zemërim:
“heu o Zot si ia arrita kësaj dite të mallkuar,
Të më ikin luftëtarët që me miza i kam sunduar,

35 Isuf Luzaj prej fillimit deri në fund të poemës bën thirrje që shqiptarët të rrëmbejnë armët dhe të dalin malit për liri. Ai u bën thirrje shqiptarëve të ndjekin shembullin e patriotëve, luftëtarve të lirisë dhe Pavarësisë Kombëtare. Kjo është e vërteta e patriotit dhe poetit Isuf Luzaj dhe jo falsifikimi dhe mohimi që më vonë iu bë veprës së tij nga komunistët.
36 Martiri i Korçës = Themistokli Gërmenji 37 Djerr = tokë e pa punuar.

Më mirë nëm dënimin e fundit e më shpjer për shëmtim, Të jetoj si rrodhe e keqe, si ndonjë femër pa fuqi,
Në ndonjë çip të Paraisit ku askurrë s’më pyet njeri, Se të më bëç lodër e tallje për këta shpirtra plot mallkim, E ju shpirtra të mallkuar! Kini vrarë turma njerëzie, Kini larë botën me gjak nëpër luftra barbarie.
S’më ikni dot nga ferri i nëmur ku sundoj unë mbretërim Nëpër gjak e serë do zjeni të mëdhenj të historisë,
Ini larë kokë e këmbë një me gjakun e njerëzisë,
Gjak do pini sa të mbyti në katranin me gufim.

S’gjetën kurrë prehje të gjallët veç në luftë e kundërshtim”.

* * *

N’ato çaste Kristoforidhi që flutron në ajër të lirë,38
Më bërtiti që së larti: E dha lejen Zoti i mirë:
Ç’janë shpirtra shqiptare të fluturojnë për në gjallim. Ikni ju më parë Thimi se ne më pas do vijmë,
Kije peng në shpirt prej meje meqë u fitua Liria. Thuaju shqipove ta ndreqin atë gjuhë q’armiqësia, Na i prishi shqipen tonë sa s’kuptohet as me shkrim.

Pashai i Shkodrës:
Pik kështu në radhët tona kur na zgjoi këmban’ e parë,
Ish në agim e u tund jeta, kurrë ndonjëherë ashtu s’kish ngjarë,
“Ç’janë shpirtër arbërorë të flutrojnë në jetë të gjallit”.

38 Kostandin Ndelka, i njohur si Kostandin Kristoforidhi (Elbasan, 22 maj 1827 apo 1830 – 7 mars 1895) qe përkthyes i Biblës, filolog, studiues i gjuhës shqipe dhe veprimtar thelbësor i Rilindjes Kombëtare

Thirri fort lajmëtar i mortjes: Urdhëri lart bekimi qiellit, Të dalin të gjithë me radhë si shohin dritën e diellit, hapen varre dyer parajse, të gjithë në majë të malit.

-Ikni burra ndër kufij, briti fort Kara Mahmuti,39 Lini festa e kremtime e dasitë q’armiku futi, Anës lumit të Vardarit u radhitni gjithë unji,
Tej liqerit të Janinës përtej Ohrit ku shqip flitet, Ku i biri i Shqiponjës që s’di t’i numërojë vitet, Por e di që është Shqiptar e që vdes për Shqipëri.
Ja Shqipëri me të gjithë Shqiptarët, ja të bëhet gur e hi.

Martiri i Korçës:
(I drejtohet Misionarit)
Ti je i gjallë në këto vende,
Që në sy ke dritën tënde,
Thuana të lutem, kini vuajtur shumë në luftë për lirinë,
Pati raste tradhëtie, u tregua burrë Shqiptari, Pati besë e fe n’dorje burrëri q’u la i pari.40 Trimëri e bujari e virtyte arbërore,
S’pati kurrë tradhëti?

39 Kara Mahmud Pashë Bushati (1749 – 22 shtator 1796) ishte sanxhakbej osman i Sanxhakut të Shkodrës. Me postet e arritur prej të atit, Kara Mahmudi u bë pashai i dytë që çalltisi për zgjerimin e një pashallëku shqiptar. Me sundimin e vet gati 20 vjeçar, me sukseset që korri së bashku me djemtë e tij në zhdukjen e trazirave të brendëshme dhe në zgjerimin e pashallëkut përtej kufijve të sanxhakut si dhe me politikën gjysmë-autonome që ndoqi ndaj sulltanit, u bë shtet brenda shtetit të Perandorisë Osmane.
40 Dorje = Enë prej bakri me një dorëz e me kapak të lidhur, e cila përdoret për të zier gjellë në vatër. Një dorje me fasule. Enë balte, si shtambë e vogël me një vesh, që përdoret për ujë. Pi me dorje.

A ja arriti dot armiku që t’ju ndajë e t’ju përçajë, E pastaj një nga një porsi zogjtë lehtë t’ju hajë,
Si ia donte puna e tij?

Misionari:
Një agim të ftohtë kallnori paturpësisht në burg mizori,41 Një nga një i zgjodhi i mori katër djem si mollë hori,42 Barbarisht barbari i vrau, asnjë s’u tremb, asnjë s’qau, Britnë: RROFTË SHQIPËRIA!

Si këtë radhë e herë të tjera, Shumë nëna thau vera, Shumë nuse mbenë të veja, Shumë vajza pa fejuar, Shumë çupa pa martuar, Shumë motra pa vëllezër,
Shumë pleq që mbenë marhëmë i bë puna miq të vjetër, Kështu janë qindra episode ku shkëlqen trimëri e Shqiptarit, Sa ndodhira aq të mira ku vështiret keq barbari,
Për gjithë vogëlsinë e tij.

Pashai i Shkodrës:
Folna, folna or djalë i ri, jemi shpirtër vijmë nga varri,
Të qajmë hallet e mjerimet që ka parë Shqipëtari, Të vajtojmë bashkë me ty.

41 Kallnor = janar
42 Horë = Vendi banuar, qendër banimi, qytet a fshat. Horë e Vranishtit të Vlorës. Hora e arbëreshëve. Venë në horë. Bredhin horë më horë.

Misionari:
Po qe gjallë u ndez dëshira të dëgjoni ç’na ka ngjarë, Unë po bëj si bënin motit që këndonin duke qarë, Po u tregoj për Shqipëri.
Po i prek plagët e shpirtit tek janë më pak të lënduar,
Se në dhembje të mëdha nuk prek dot e s’marr të guxuar,
Se do bija si i vdekur pa thënë dot ç’ka shpirti i zi. Ish një natë nga ato që ferri i vulos me vulë të tija. Binte qielli mbi tokë, përpiqeshin majat të tria
E Skivoit, e Kurorës dhe e Çikës së vetmuar,43
Mbi kasolle ku po flinin vullnetarët e lirisë. Erdhi bufi i nëmur e qante këngën e tij të zisë,
Plakn e çetës s’e zë gjumi, e ka shpirtin kujdesuar,
Vaji i bufit ugurzi edhe shpatulla qe pa dije.
Tregon vaj e tregon zi, gjak e tym për anë avllie,
Rreth e rreth mbushur me varre e ca njerëz të shëmtuar, Agoi dita. Vullnetarët paskeshin qenë të rrethuar.
Një Shqiptar që veç shqip fliste, me armik i shoqëruar, Vuri n’udhë djemtë e shkretë, filloi lufta e vendosur, Tym e flakë një ditë të tërë, s’dorëzohej shqiptari,
Pa paguar jetën e tij shtrenjtë me jetë barbari. Atje tek ishin përgjunjur vullnetarë të plagosur, Thirre: Rroftë Shqipëria. Lufta mori si të prerë Se armiku që ish i lig, i sulmoi dhe nëpër erë.
Pushoi lufta, vazhdon tymi, djemtë e shkretë ishin bërë hi.

Njëherë tjetër në Skivuar kishim mbetur në mes borës, Se armiku na përndiqte këmba – këmbës barbarisht,
Ishim tharë nga ftomë e madhe kujt një këmbë, kujt gjysm’e dorës,

43 Maja malesh në fshtrat e Vlorës.

Jetë e keqe, me rreziqe, të jetuar tmerrësisht. E një mbrëmje në një shpellë,
Kush më cekët e kush më thellë, Rrinim të gjithë duke menduar. Plaku i çetës i mërzitur,
Nga një ëndërr e shëmtuar, Ju hoq sofrës pa ngrënë bukë. Balli i vrenjtur kujdesuar
Shkrepte urat e kongjijtë me një mashë bige të zjarrit: “Shiko Maze atë shpatull se merak diç më është bërë, Si magji që bëjnë shtrigat kam të gjithë një javë të tërë, Shoh që dalin çikëndi gjithë natën nga balt’e varrit,44 Qasi shpatullën çirakut Mazja: “Heuk”, e u vrenjt shumë, “Thonë që shpatulla s’është gjë po këtu duket një lumë, E një varr i madh në mes, rreth e rreth si mjegullirë, Një kalë shale nëpër barkë, një flamur sipër në majë, Gjak e tym nëpër avlli dhe nga strehët kullojnë vaje, Kjo shpatull s’më pëlqen, dashtë Zoti daltë mirë.
Merrja Delo këngës tënde, Atë këngë që ma ka ënda.
Këngën e xha Rrapos shkretë që jetoi për këto vende:45
“O flamur more flamur mal më mal e gur më gur”.
Se sa djem ka Shqipëria,
Do të fitohet liria,
44 Çikëndi, fjalë që përdoret në krahinën e Vlorës = shkëndia
45 Poeti i kthehet gjithnjë Luftës së Vlorës më 1920 dhe luftëtarve të saj për t’i prekur në sedër vlonjatët dhe shqiptarët për t’u ngritur në luftë kundër pushtuesit.
Në krahinën e Vlorës mikut i therej një mish, qengj, kec apo dash dhe u hidhej nishan: bishti berrit, shpatulla, veshka etj. Sipas bestytnitve fetare pasi hahej mishi shpatulla shikohej dhe në të lexohej fati i të zotit të shtëpisë i ngjarjeve dhe parashikohej çdo të ndodhte.
Rrapo Meto Premtaj (1878-1943) rapsod popullore nga Vranishti Vlorës, që përmendet për këngën e Flamurit. Ai ishte eksponent i Ballit Kombëtar të krahinës së Mesaplikut. U pushkatua në Brataj, pa gjyq nga Mehmet Shehu.

Do mbytet në det armiku, arma jonë plot ugur.46 Mori këngën pleqërishte plaku i gjorë sa të agojë, Sa të vijë lajmi i trishtuar Shqipëria, thanë, të rrojë. Kryetrimi më i mirë me armikun sot u vra.
Ja, kështu i kemi qarë një nga një gjithë trimat tanë, Ja, kështu i kemi qarë gjithë në ëndrra të trishtuar, Ka ardhë bufi e ka qarë, ka ulër qën’i helmuar.

Ja, në shpatull të ndonjë berri varret vetë shokët i panë. Kur Zoti hidhërimin, i dha gurët e e çau,
Ja dha detit e helmoi, ja dha drurit e e thau,
Ja dha gjarprit dhe e ngordhi, ja dha zjarrit dhe e shoi. Më në fund ia dha njeriut e njeriu e duroi.
Ja, kështu kemi duruar për të gjithë martirët tanë, Për heronjtë e kryengritjes së Rilindjes Kombëtare, Për Luigjin, për Avninë, për Qazimin e për Hysninë, Për Safetin e Nekinë, e për shok që mban u rrinë.

Syri trim i luftëtarit lindur Fatës shqiptare,
Ka duruar, do durojë pa e njohur frikën fare.
I del luftës shesh për shesh që armikun e dërrmon.

E atje ku bje heroi, Vullnetari i Lirisë, Shkoi shoku e mbuloi, Këndon këngën e lirisë.
Këndon himnin e Flamurit, Mal mbas mali, gur mbas gurit. “Lamtumirë o shoku trim”.

46 Ugur = mbarësi, bekim

Vullnetarët me radhë vijnë, Një çast rreth varrit i rrinë, Përmbi gjak një pikë lot,
Puthën baltën, nderojnë Burrin, Për kujtim një pulqer lot.

Bilbili i Frashërit:
Kryengritja Kombëtare që ka nxjerrë trima të mirë, Vallë ka nxjerrë dhe vjershëtorë ta këndojnë trimërinë, Që të bjerë heroi i madh e t ‘ia ngrenë elegjinë.
Nëpër male arbërore të vallëzojë kënga e lirë.

Misionari:
Ne atje ku bie heroi, këndojmë këngën e flamurit, Pas ca kohësh kujt t’i bjerë të kalojë pranë qivurit, Ndonjë shok që i bie fyellit e vajton trimin e mirë, Ja thur lehtas këngë vaji kur i këndon trimërinë, A e qa kur i ujdis rreth e rreth gurët e varrit.
Ndonjë këngë nga këto që janë lot e psherëtima, Ndonjë vaj të shokut tonë që janë britm’ e ulërima, Ndonjë qarje a ankim që dalën nga shpirt i lirë,
Po ta këndoj duke qarë, duke qarë si qan ushtria, Si qajnë shokët udhëheqësin, kryetrimat njerëzia, Si qan kënga shqiptare kur vajton një trim të mirë.

QAZIM KOCULIT47

Që kur ti o Zot Dodonës frymëzuar,
I re bririt arbëror nga malet t’ egërsuar Vrapoi Labëria në kushtrim për Liri
Ti ngjeshe shpatën e zjarrtë të Kastriotit, Besove burrërisë shqiptare dhe Zotit Zërit të kombit ju përgjigje: Gati.

Tomori bekuar rënkimin tri herë, hutës shqiptare ugur me shumë vlerë, Kumtim për në luftë arbrit ia dërgoi.

47 Qazim Koculi lindi në Kocul të Vlorës më 14 prill 1883. Ushtarak në marinën osmane, udhëheqës ushtarak shqiptar, senator. Koculi ka qenë kryeministri më jetëshkurtër i Shqipërisë, duke qeverisur për vetëm 6 orë, më 6 dhjetor 1921.
Organizator i Luftës së Vlorës më 1920 dhe pas riorganizimit të forcave në Drashovicë më 15 qershor 1920 kapiten Qazim Koculi zgjidhet komandnat i luftës me zëvëndës major Ahmet Lepenicën.
Zgjidhet deputet i Vlorës në zgjedhjet e para të 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrës i qeverisë së Pandeli Evangjelit së bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin në periudhën tetor- nëntor 1921
Një ndër udhëheqësit e Lëvizjes së qershorit 1924. Në qeverinë e dalë nga kjo kryengritje, Koculi ishte Ministër i Punëve Botore. Me dështimin e kësaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtë Shqipërisë bashkë me politikanët e tjerë. U kthye në Shqipëri në vitin 1939.
Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua Komisar i Lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit fashist italian në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pasi italianët të mbështetur nga mercenarët dibranë të Halil Alisë e Selim Kaloshit humbën Luftën e Gjormit 30dhjetor 1942 – 2 janar 1943, zbritën në Vlorë dhe për hakmarrje më 5 janar 1943 pushkatuan Qazim Koculin dhe prefktin Lele Koçi.

Armikut i re me djem vetëtimë, Arbëror o bir i arbërores trime,
Labi i shkretë me armik u mat sheshit.

I pe dhe të panë si luftove në këmbë, Ia dogje latinit barotin në dhëmbë, Vendosi me Ty gjithë fisi arbëreshit.

II
Q’atëherë o i Pari i vendit tonë, Në zemrat tona mbeti i shkruar, Emri yt. E plakat kur Zotit,
Lutjen mbaronin ngadalë nëpër dhëmbë, Kurrë s’u kuptohej e s’kish të harruar, Emri yt pranë atij të Kastriotit.

Rreth vatrës shqiptare në netë dimërore, Pranë stanit vetmuar në male prej bore, Në fushën e bukur të shëndoshë e pjellore, Në ksoll a gëzime e të kremte arbërore, 48 Sido e kudo që e binte neshtrasha,
Plaku, burri, i riu e vasha,
E plaka arbëreshe kurdoherë, Emrin tënd e kishin timokshile,
Tmerr për armikun. Kujtim me shumë vlerë, Gurgullonte në ujëra korita e currile.

48 Ksoll = vaki, çast zie, vdekje

III
Këndova epope Ty e vendit tim, Me gjak e lot e lavd e shtillëzova, Si gurrë të kristaltë vargun aq trim.

Ti ike, or Zot, e more arratinë, Populli ynë që i dhurove lirinë, Nuk të pa më. Shëndet e dollira,
Të pinin në kremte e në ditë të mira, Profet të shqiptarizmës të kish Arbri Ty.

IV
Kohë të ashpra kaluan hidhëruar,
E vonë shumë vonë qe rasti i shëmtuar, Që të pruri n’Atdhe ashtu si s’dëshirove, Armikun qafose si mik; mallkove,
Fatin që të la aq gjatë sa jetove,
E pe barbarin sërish në vend tënd, Burrat harruan të parin e tyre, Flisnin, punonin si përçart e pa mend, ca zemërplasur e gjuhëhelmuar, hidhëruar q’u dukej se faji ish te Ti,
Qe fati i Kombit që së prapthi na mësoi, Qe fati i Kombit që keq na helmoi,
Qe fati i Kombit që u ndanë nga Ti,
Qe fati i Kombit që në shoshoq na hodhi, Qe fati i Kombit që shoku shokut ia drodhi, Qe fati i Kombit që do humbisje Ti.

V
Edhe lumi fle, por armiku rri zgjuar, Dhelparak i pusive e shpretkëhelmuar, Të mori me të mira e në besë të preu, Jo mendje e latinit më e mprehtë i leu, Por ti pse besoje në fjalën besë,
I biri i Tomorit babai i teqesë, Arbëresh o bir, o Trimi si Ti.

VI
Shumë na dhembi or Zot! Duke qarë, Burrat e Kombit, shokë e vullnetarë, Dhe foshnjat e Arbrit të kujtojnë ty.
Për popullin tonë Ti pas vdekjes u ngjalle, Si i biri i Marisë, në këngë e në valle,49
Do të qajë Labëria në shekuj si hy.

Ne vlonjatët nga Shqiptarët ngushëllimin, presëm, e Shqiptarëve nga të huajt duhani, t’u hidhet për zinë e madhe kombëtare.
Pranë varrit të tij, o Arbëresh vajtimin,
ta zini, heroin e Kombit, ta qani,
të qajë Vlora trime e flamurtare.
Pranë varrit të tij të shqiptojmë betimin,
Për gjakun tënd që buroi i kulluar,
Këtu në dhé tonë nuk ka për të sunduar,
i huaji Greku, Serbi, as Latini. Shqipëria do të dalë më vete si zonjë,

49 E përsërisim se Isuf Luzaj ka një adhurim prej perëndije për Qazim Koculin, duke e quajtur atë birin e Marisë, pra Jezu Krishtin shqiptar dhe HY, pra udhëheqës të zbritur prej Zotit. Poeti e shikon dhe analizon Qazim Koculin, jo si historian, por si poet, pra me fantazi.

Flamuri i kuq e zi me Shqiponjë. historia vetë do nderojë Kryetrimin, Do këndohet me doems e patjetër, prapë epopeja jote e vjetër,
Do bëhet ashtu si do ta bëje ti.

VII
O të mëdhenjtë e Kombit shqiptar, heronj e dëshmorë që fsheh varri, ëndërronjës të lirisë që u dogj zjarri
i robërisë, e kërkoni idealin kombëtar. Ngrihuni në këmbë, flisni e tregoni: Dëshpërimin, kobin, tmerrin që provoni. Për heroin q’u vra. Fjorentini përtej varrit, Qorri, Heleni a Frëngu i egërsuar.

Me përrallën e shekujve Bonapartit hidhëruar Këngë zëmadhe do tingëllonin.

Vargu im vajtonjës orëziu, Tingëllon pa farë mjeshtërie vetiu, Tregon e qan mbytur n’arrati.

Nuk e ka zakon Zera ime t’u këndojë, 50 Dhe me përkëdhelje kurrë t’i lëmojë, Njerëzve të mëdhenj e mbretërve së gjalli,
Se lavd e nderim s’do. Por dhembje e trishtuar,
Kurorës dafintë pështetur helmuar,
Flamurit kombëtar, Yllit e zjarrit,

50 Zëre, Zera, siç kemi shpeguar edhe më parë: fjalë që përdoret në krahinën e Vlorës për fjalën Zanë, Zana.

Brezit që shkoi dhe atij që do të vijë, Farës së mbjellë dhe asaj që do mbijë, heroit dhe poetit i lidh lavde e nder.

Burrat e Kombit nën flamur të Skënderit Përunjur shenjtërisht përpara altarit t’atdheut në betimin e sulmit për liri.
Thërrasin besonjës në emër të Zotit heronj e dëshmorë besnikë të Kastriotit
Që gjatë shekujsh dhanë jetën për Shqipëri.

Vjen radha ndër breza dhe emrit të dëgjuar Historisë së florinjtë që Kombin shpëtoi “Qazim Koculi”, thërret gojë e hidhëruar “Këtu pranë nesh” çdo shpirt burri kumtoi:

Mëmë Shqipëri ti qofsh e bekuar.

Martirët:
(Të gjithë njëzëri)
Zot i madh të qofshim falë, Ti që mban botën në duar, Lësho ndjesë, jep bekimin shpirtit të madh e të trishtuar, Që shpëtoi një komb të tërë me guxim e mend e tij, Shembull i Tij frymëzoftë nëpër mote nëpër stina,
Burra kombi që të guxojnë kur të ketë Shqipja orë të liga,
Ta shpëtojnë duke i dhënë gjakun, të fitojë Kombi liri. (Duke iu drejtuar Misionarit)
Mbaje veten, ji më trim Ti i rracës Shqiptare,
Se Rilindja do martirë. Mbi të gjitha vlen Atdheu.
Më të mirët ia kanë borxh gjakn’e tyre këtij Dheu.

Vdesin Kombet kur s’kanë burra! Sodit moshën legjendare, Merrja këngës duke qarë e këndona këngë të tjera,
Me gjak fitohet liria, qesh fitorja si pranvera, Q’e ka ballin kurorëzuar me gjak Heroi i ri.

Misionari:
T’u këndoj duke vajtuar,
Dy-tri këngë burrash dëgjuar, Sa të kem guxim e lot.

Kur të më mundë dhembj’e shkretë, Ju do ta kuptoni vetë,
Më falni që s’këndoj dot.

HYSNI LEPENICËS51

1920

Kur Zoti i këtij vendi e thirri Labërinë,
Të mblidhej të vendoste ja vdekjen, ja lirinë,
E luft’e Kombit nisi me një armik vigan,
Ti, djalë pa push në faqe, në lule të moshës së parë, Vrapove në vijë të zjarrit si rrallë ka të ngjarë, Heroi i Luftës së Vlorës: përpara si luan.

1925
Të pashë të mërzitur mundimesh errësuar,
Me dorën në njërën faqe arbëresh i gjallë e i zgjuar, Pështetur shkëmbit të nëmur në buzë të lumit tënd,

51 Hysni Lepenica lindi në Lepenicë të Vlorës në vitin 1900. Studimet i kreu në Itali. Mori pjesë në Luftën e Vlorës 1920. Për trimëri e zotësi në këtë luftë u gradua oficer dhe shërbeu në xhandarmëri deri në dhjetor 1924. Ishte me Fan Nolin dhe emigroi në Itali. U kthye në Shqipëri së bashku me Ahmet Lepenicën (1872-1941) në vjeshtën e vitit 1926. Ishte një ndër udhëheqësit e Lëvizjes së Fshehtë të Vlorës dhe në vjeshtën e vitit 1932 u dënua me vdekje, por që iu kthye në burgim të përjetshëm. Doli nga burgu në shtator 1938. Gjatë Luftës Antifashiste ishte në radhët e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar e komanduar disa beteja kundër fashizmit. Ishte një ndër përfaqësuesit e Ballit Kombëtar në Konferencën e Mukjes, (1-2 gusht 1943). U zgjodh anëtar i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe u emërua nga Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar Komandant i Përgjithshëm i Jugut.
Pas kapitullimit të Italisë (8shtator 1943), më 14 shtator 1943, shkoi për të marrë në dorëzim armatimin e Divizionit “Peruxhia” i dislokuar në Gërhot të Gjirokastrës, por pabesisht fashistët hapën zjarr. Pas një beteje 5-6 orë ra heroikisht për lirinë e popullit të tij. Mendohet nga bashkëunimi komunistëve me komandën e divizinit “Peruxhia.
Është shpallur dëshmor dhe është dekoruar “Nder i Kombit”

Mendoje fatin e kombit, e popullit të shkretë, Qaje hallin e vegjëlisë prej syve si rrëketë, hidhëruar rridhte loti për këtë të mjerin vend.

1932

Njëzet vite mallkuar të lanë shenjën në ballë, Kosova e Çamëria! Të dogji i shkreti mall, Për labin e shaljanin, për djersën e punëtorit, Përplasur nëpër burgje, i lidhur me zinxhirë, Trekëmbëshit të litarit shpëtove për mëshirë, Simboli i labit të hollë i ndjenjës së therorit.

1939

I marri përtej detit e nis ushtrinë e tija,
Ta shkelte vendin tonë u madh si Perëndia, E pa fitimin afër, e zuri qiellin me dorë, Por madhështitë bien përpara Perëndisë,
Ra shkërryer ndyrë përtokë kështjellë e zezë pisë, Për turp u shkapërderdhën tiranë, rob e mizorë.

1941

I ngjeshe armët prapë me shokët vullnetarë, Në Gjorm në Drenie… Gërhot si s’ka të ngjarë, Udhëheqës fitimtarë në vijë të parë të zjarrit Flamurin Kombëtar e shpure në fitore,
Me besë e fjalë e nder e burrëri arbërore,
Do të qaj duke i kënduar një djepi e një varri.

1943

-Shqiponja- si të thirrë shokët, – të pashë në një dafinë, Përreth i kishje mbledhur në trupa ushtrinë, Trumbeta fitimtare notonte emrin tënd,
Rrufeja nisur Martit të dogji, të dërrmoi,
Flamuri kombëtar në erë fluturoi,
Një turmë pa udhëheqës… Pa zot mbeti një vend. Lumthi ti që përfund jete zgjodhe skenën më të bukur,
Gjakun dheut, në kuptimin, kombit shëmbëllin më të lumtur,
Idealit jetën tënde, Shqipërisë iu bëre fli,
Pse heroi e Poeti janë si yje që digjen vetë,
Për të parë dritë bota, herë e çmendur, herë e metë, Pritna se do vimë me radhë: Vullnetarët për Liri.52

Martirët: (Të gjithë njëzëri):
Qoftë mbi të bekimi i Zotit, Shembull i tij në stinë të motit, Frymëzoftë heronj të tjerë.

Të rrojë e lirë Shqipëria, Si ka thënë dhe Perëndia, Kombi fisnik e me vlerë.

Folna, folna, mos u ndal, këndona këngë heroi, Burri i dheut që jep gjakun, gjak të pastër arbërori,
I lehtësohet balt’e varrit, i vijnë krahë, fluturon i gjori Kur gjithë bota shqipëtare e bekon emrin e Tij.

52 Këtu me fjalët: vullnetarët për liri, si dhe në vargje të tjera autori identifikon luftëtarët e Ballit Kombëtar që ata e quanin veten: Vullnetarë për Liri, ky përcaktim del edhe në rezolucionin e Konferencës së Pezës 16 shtator 1942.

Misionari:
Po që doni të dëgjoni po u këndoj duke qarë,
Këngë vajit, këngë zjarri. Si gjëkundi rrallë ka ngjarë, heronjtë tanë këndojnë Flamurin kur shikojnë gjakun e ri.

SAFET BUTKËS53

Kur heleni klyshat e tija Shqipërisë ia lëshoi
Pranë vatrës familjare, Sali Butka të mësoi:
T’japësh veten për Atdhe me gëzim në vijë të zjarrit. Ende jetën në mësime i dhe shpirtit të ndriçuar, Edukove djalërinë ndjenjat duke ia fisnikëruar. Atë peng që të la baba, peng ia le foshnjës e varrit.

53 Safet Butka (1901 – 1943) ishte profesor, publicist, nacionalist shqiptar dhe komandant i Ballit Kombëtar në Kolonjë.
Kreu studimet në Universitetin e Gracit, dhe u diplomua me nderime në filozofi në vitin 1928. Gjatë periudhës 1928 – 1939 punoi si mësues dhe drejtor në shkollat e mesme në disa qytete shqiptare.
Gjatë kohës që punonte si drejtor i Gjimnazit të Tiranës, u priu intelektualëve dhe studentëve në demonstratat e para antifashiste në prag të pushtimit të vëndit, më 4 prill 1939 duke kërkuar armë.
Si antifashist u arrestua më 2 shkurt 1940 dhe u internua në ishullin e Ventotenes në Itali, nga autoritetet fashiste.
U lirua në shtator 1942, u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Butkë ku kishte lënë familjen. Pas konsultimit me Mid’hat Frashërin doli në mal dhe u bë një udhëheqës i shquar i lëvizjes së Ballit Kombëtar në zonën e Korçës. Bërthama e çetës së tij ishte e përbërë nga 70 luftëtarë të kalitur dhe me përvojë.
Komunistët po vinin në zbatim vendimet e Konferencës së Dytë të Labinotit, që i shpalli luftë të armatosur Ballit Kombëtar.
Dy anëtarë të qarkorit të BK të Korçës i thanë Safetit se kishte ardhur koha që t’u përgjigjeshin provokimeve të komunistëve siç e meritonin. “Kjo nuk do të bëhet kurrë, sa të jem gjallë unë. Vetëm po të kalohet mbi trupin tim!”, kishte deklaruar Safet Butka dhe për këtë arsye vrau veten më 19 shtator 1943 në teqenë e fshatit Melçan, duke i qendruar besnik fjalës së tij.

Ti apostull i misionit luftë i shpalle robërisë, Mblodhe zogjtë e Shqipes vjetër, nise udhës së lirisë, hero pushke dhe mendimi i dhe shembull Shqiptarit.
Sa i huaj , i çuditur s’pati veçse të të zinte,
Të të lidhte, të të hiqte në dhé të tija larg të të shpinte,
Turp për robtë e mizorët e pohimin e tradhtarit.

Të pashë lidhur me zinxhirë krahë e qafë, e këmbë e duar, hequr zvarrë si luan në gjak, në bodrume të errësuar, Në kështjella buzë detit a në ishuj arratie.
Në ujëdhezat Pandatare, nëpër shtuf që shkërmoq era, Nën diell të mesditës a në shi që bjen përhera,
Të sëmurë e të dërrmuar nën pranga robërie.

Më kujtohen, shok i vuajtjes, episode e skena shumë, E kallzimet thënë bukur në errësirë sa të vinte gjumë, Lufta jote shpirtërore me armikun aq mizor.

Si vigan e përballove tmerrn’ e shtypjes çnerëzore, Trim i ndjenjës kombëtare, bir i shqipes arbërore, Shpirt i fortë e i vendosur në luftë me një okupator.

Në bodrum të nëndheut tek të rrihte valë e detit,
Tek i binte portës së hekurt, dridhej toka prej tërmetit, E tortura e përbuzje i durove si shenjtor.
Ti apostull i një ndjenje thjeshtë e thjeshtë kombëtare, Ti hero i një vendimi si në kohët legjendare, Shkëmb graniti, karakteri i qëndrimit burrëror.

Porsa këmba jote shkeli tokën e shenjtë arbërore,
Dy-tre miq që të kishin mbetur duall e të zunë për dore,
E të thirrë që të pajtoheshe me atë gjendje që ish atëherë.
Buzëqeshje me çudi: – E si bëhet mik armiku?
Pse të mos jemi në luftë me të? Trembet burri nga rreziku?
Në varrezat përtej detit kam lënë shokët e mi me vlerë.

Ngjatjetove miq e shokë për këtë jetë gjithkujt ju fale, Mblodhe burra e nxore çeta e me to dolle në male, S’pati faj Kolonjë e shkretë që është mësuar të ap theror.
E vendose dhe armikut ti i hape luftën e zjarrit, Për ata që s’të kuptuan i fole foshnjës dhe varrit, Hero pene, hero pushke, bir i fisit arbëror.

Burri trim kur e kuptoi se tradhtisht ishte rrethuar,
E nuk kish më udhë shpëtimi veç të rronte i dorëzuar, Po t’i vlente më shumë jeta sesa nderi trimëror.
E vendosi menjëherë nëpër dhëmbë mbyllur gojën e zë s’nxori,
Që nga shkëmbi më i lartë u hodh dhe u bë copë i gjori, 54
Rob nuk ra. Zë nuk nxori. Burri trim si arbërori.

Ja ashtu heroi i Kombit, kur e pe që u rrethove, Vetë me dorën tënde shpejt vendose dhe guxove, Vdekjen ëmbël para nderit e prestigjit ushtarak.
Vetë gjishti i dorës tënde perin e jetës dysh e preu, E nga jeta që s’ish gjë një mësim të shenjtë kreu:
-Nderin e armëve të mia e paguaj vetë me gjak.

54 Ky varg është zëvëndësuar nga autori me një varg tjetër të shkruar me dorë, por ne nuk kemi mundur ta lexojmë varguan e shkruar me dorë dhe prandaj kemi lënë varjantin e parë të autorit: Që nga shkëmbi më i lartë u hodh dhe u bë copë i gjori.

Për rininë që edukove le një shembëll madhështor, I the djalit shqiptar që ka ndjenja arbërore!
“Para nderit epe jetën pa pendim se s’vlen aspak”. është mjaltë vdekja me nder sesa rob e për së gjalli, Lodr’e tallje e armikut që erdhi vetë e luftë shpalli.
Jam shqiptar, o bishë barbare, e paguaj lirinë me gjak!.

Por ani, s’ka gjë, koha nëpër vatërzat shqiptare,
Do lindë prapë dragoj të tjerë si në kohërat legjendare.
Që të rriten të ushqehen me atë shembëll që dhe Ti.
E sa herë që nëpër shekuj do bjerë ngushtë Shqipëria, Janë dragonjtë që do rrinë zgjuar, me ta është dhe Perëndia, E si Ti e shokë të tjerë t’japin jetën për Liri.

Lumthi ti që ia dhurove jetën ndjenjës kombëtare, historisë emrin ia le shembllën rinisë shqiptare, Punën tënde si apostull shkollës shqip për Shqipëri
Neve jemi shokë vërtet, shokë të lidhur besa-besë, Kështu si u përlesh Kombi, asnjë prapa nuk do mbesë,55 Pritna se do vimë me radhë: Vullnetarë për Liri.

Martirët: (Të gjithë njëzëri)
E bekoftë Perëndia,
Ndjekshin të gjithë shembllën e tija, Për Atdhe të bëhen fli.

55 Fjala është se komunistët i kishin shpallur luftë Ballit Kombëtar dhe kjo ishte lufta vëllavrasëse, kundër së cilës mendoi dhe veproi Balli Kombëtar për ta shmangur, por nuk ia arriti qëllimit.

Kësi burrash dhëntë Zoti, Sido të vijë stina e moti, Të ketë mëma Shqipëri.

Misionari:

Ja dhe këng’ e një heroi,
Që në jetë sa jetoi,
Derisa u vra thosh veç një gjë:
-Të rrojë vetëm Shqipëria, Jeta, nderi e pasuria,
Janë therorë për Atë.

NEKI SALIUT 56

Nën peshë të robërisë dergjej bota shqiptare,
Shkelte rëndë këmb’e armikut përmbi ndjenjën kombëtare, Mëmëdheu ynë ndrydhej nën tmerr e lebeti.
Një grusht burra atdhetarë mblodhën fjalën e kuvendin, Me armik të maten sheshit, ta ndjekin t’u lirojë vendin. U betuan burrat e shkretë të vdesin për Shqipëri.

Nëpër male, nëpër fusha, në qytete buzë deti, Ra kushtrimi arbëror, dridhej toka si tërmeti. Bini çeta malësore, vullnetarë për liri.
Buzë shkëmbit arratisur në një natë dimri të zezë, Gojë për gojë mbuluar me gunë të dy sytë si bukurezë, Të betova: Kryengritja të kërkon, Vëlla Neki.

Më kërkon dhe jam gati, ia fal jetën Shqipërisë, E betohem besa-besë për agimin e lirisë.

U prij vetë shokëve përpara vullnetarëve për liri.

56 Neki Sali Xhaferaj (1910-1944). Ishte nga një familje e njohur atdhetare nga Oshtima e Vlores. Komandant i çetës së Ballit Kombëtar të këtij fshati dhe më pas i fshtrave për rreth. Ishte trim dhe atdhetar. Në mars të vitit 1944, ai me çetën e tij po marshonte në drejtim të Drashovicës, Lapardhasë e Gumenicës për vendosjen e qetësisë dhe rregullit pas tërheqjes së gjermanëve. Forcat e tij u sulmuan pabesisht nga batalioni partizan “Perlat Rexhepi”. Në këtë betejë ra dëshmor Neki Sali Xhaferaj. Thuhet se në vitin 1945, komunistët hapën varrin e tij nxorrën kafkën e kokës dhe me të luajtën futboll!!!

Shkove popullin në shtrungë e krijove çetën trime, Q’atë ditë ti udhëhoqe prej fitimit në fitime.

Me flamurin kombëtar, nuk the kurrë që ka rrezik.

Kryengritja kombëtare të nxori në radhë të parë,
Në përpjekjen shqiptare shembulli jot s’ka të ngjarë. O heroi i thjeshtësisë vetë në ballë kur pe armik.
Prej betejës në betejë nëpër shkallët e fitimit,
Zër’i popullit të ngriti gjer në vendin e Kryetrimit, Saqë çetat vullnetare një ditë të thirrën FAJKUA.

Si fajkoi mbi armiq bije rreptë sa i tmerroje,
Tundej gjithë vija e zjarrit kur të shihnin që sulmoje, Prapsej menjëherë armiku i përçarë koje-koje,57 Sulmin jepte borizani, çetat bënin batërdi.

Të ka parë Qaf’e Bestrovës, Gur i Prerë ku sulmove, Të pa Gryk’e Llakatundit mizërisë kur i qëndrove, Mifoli, Qaf’e Gërxhinës në shekuj do jenë dëshmi,
Maj’e kodrave Çepratit edhe Qafa e Armenit
Në Mavrovë kur u dogj dheu porsi flakë e xhehnemit
Shokët vdekur e plagosur, ti në këmbë vëlla Neki. 58

Shpartallove batalione këmishzezë e bojë hiri,
Zure rob tufa-tufa gushat me grada floriri,
Pa m’i bie duke qeshur: “Ja fuqi e Perëndisë”.

57 Koje-koje = këtu: copa copa, Koje = Tufë flokësh që gratë ua shtojnë gërshetave për t’i zgjatur.

58 Qafa e Bestrovës, Guri i Prerë, Çeprati, Mavrova etj emër vëndesh në rrethinat e Vlorës ku ka luftuar Neki Sali Xhaferaj në komandë të çetës së tij kundër pushtuesve nazi-fashist.

Ne kemi udhën e drejtë në luftë për lirinë tonë, Armiku këtej do ikë dhe do na e lërojë vendë, është skutez e bekuar kjo tokë e Shqipërisë.

Të pa mali, të pa fusha, të pa lumi edhe zalli,
Në beteja vendimtare, nga djersa të ndrinte balli, Të zinin shokët për gune të të ulnin kur ish rrezik.

Zemëroheshe vërtet që të pengonin sulmimin, “Vëllezër, në këmbë përpara, s’e zë kurrë plumbi trimin, S’ka të drejtë, ndaj s’na vret dot lumëmadhi ky armik”.

Dy herë kraharor përgjakur edhe shokëve s’u tregove, Ju pështete armës tënde, fshive djersët e pushove, Erdhi gjaku të mbuloi, u mblodhë shokët përmbi Ty.

Zure plagën me cep gune, me gjerdan fort e shtrëngove, I përgjunjur luan u ngrite prapë në këmbë e prapë sulmove, Sa ia dogje flakë për flakë armikut zjarrin në sy.

Të panë çetat vullnetare, pra të thirrën udhëheqës, Të besonin si profetin, këmba këmbës kishje ndjekës. Shqipëria do fitojë doemos me djem si ty.
Mijëra skena, episode të Kryengritjes Kombëtare, Më shkojnë një nga një në sy, saqë s’di t’i tregoj fare, Të vërtetën aq të madhe kënga ime s’e thotë dot.

Kujtoj fundin e betejës, grirë flamuri e copëtuar
Që kish qenë në vijë të parë, e shtrëngoje fort në duar. Çetat tona fitimtare plot me rob e armë plot.

Të qaj moshën aq të re, të qaj ndjenjën e therorisë, Trimërinë: Gjëja më e bukur, shpirtin e vendimtarisë, Idealin aq të thjeshtë, aq të ndritur si kristal.

Vetëmohimin, bujarinë, burrërinë shqiptare, Ndjenjën tënde aq fisnike thjesht e thjesht kombëtare, Madhëri e shpirtit tënd, madhëri porsi një mal.
Shumë më dhembi pas Qazimit, pas Hysniut e Safetit, Bëre shkallë në zemrën time plot me helm sa ujt e detit, Udhëheqës fitimtar në luftime për liri.

Emri yt i bekuar frymëzoftë zemrat shqiptare,
Se Rilindja do martirë, do viganë legjendarë. Ndjekshin të gjithë gjurmët e tua: Vullnetarë për liri.

Martirët: (Të gjithë njëzëri)
Lavde e nder shembull kristaltë Bekimi i Zotit të lartë
Diktoftë mbi heroin e ri.

Si kjo lule lule tjera
Për Atdhenë i çeltë pranvera,
Ndjekshin të rinjtë shembullin e tij.

Dervishi i Salarisë:
Mirë i paska qarë i shkreti, Me rënkim si valë deti, Trimat e Arbërisë time.
Qazimin e shkretë me mendje e zemër durim shumë, Kur i qëndronte rrezikut, ish si mal që s’tundej kurrë, Kur e sulmonte armikun, ish si lumi me furtunë,
Që përze ç’të gjejë përpara, ledhe, penda, gur e drurë, Kur e thosh fjalën një herë, nuk e kthente më të prapë, Që si mbretit edhe krajlit ia thosh fjalën rrumbullak,

Se ata trimat e tjerë paskan qenë burra me vlerë, Shembuj nderi për rini.

Plaku i Vlorës:
Diç dëgjoj, për malet tona flitet keq e zi n’atë jetë, Të gjithë shpirtrat që vijën porsi retë përmbi dete,
Nuk zënë dot vende gjëkundi porsi shpezë të lënë të shkretë. Ulërin duke u sjellë lart e poshtë nëpër kënetë,
I djeg flaka, i djeg zjarri,
S’i mban dheu, s’i mban varri, S’u hapet derë shënjtësje, Edhe fjalë Perëndie.
Për ata nuk po ndikon, E si i shohim të mjeruar, Ata shpirtra të harruar,
Që asnjë frymë shenjtësie,
Për ta s’është kujdesur. Ata shpirtër Shqiptari, Nip stërnipër arbërorë
Lusën me ditë e me natë të gjithë sa njohim shenjtor, Sa për Ta s’u gjet një prehje, as për ne nuk ka pushim, Vuajmë për vëllezërit tanë, na djeg flaka, na djeg zjarri,
Rrimë si të varur për gjuhe, ditë për ditë na shtrëngon varri, Na ra dheu e na mbyti, stranicat na kullojnë zi.

Ç’qe përmbysja si prej ferri që i ra kombit e dërrmoi? Ç’qe vallë gjaku i Shqiptarit që rrëke kudo kulloi?
Ç’qe mallkimi i natyrës kjo përleshje fatkeqësi?

Misionari:
Për ju prindër të kombit tonë që ndërtuat historinë, Ju martirë të Rilindjes që na dhatë Shqipërinë,
Gjuha s’ia fsheh dot shpirtit asgjë nga ç’është e vërteta, Ndonëse ju mbulon trishtimi,
Tmerri është juaji e yni.
Ç’ndodh, është e hidhur e shkreta.

Bilbili i Frashërit:
Thuaje, thuaje paç bekimin, thuaje ç’ndodh përsipër dheut, Se na rri mbi shpirt kureshtja porsi shpatë e Damokleut, Që dikur do na shëmtojë.

Dervishi i Salarisë:
Jeni vrarë shumë me armik?

Misionari:
Jemi vrarë me shoqi shoqnë,
Shqipëtarë me shqipëtarë e s’ka ndër mend që të mbarojë, Sa të mbarohen të tërë,
Moshë moshë e sërë sërë.
Se gjakderdhja e vëllavrasja kanë një vit që kanë filluar,
Ashtu si deshi i huaji, pat kurdisur e ndërtuar.
Luftën civile e deshi që të rrinte vetë i qetuar.
E vërteta ashtu u bë, ndenji i huaji në vatrat tona,
Në gjuhë të huaj Arbëreshi foli ashtu si ia dha jehona, Erdh latini, zuri qetë e lëroi në arat tona,
E Shqiptarët me shoshoqnë bënin luftë batërdi,
Kërci kuqi lala i Luarit u bë bishë e u tërbua, 59
59 Autori i poemës Isuf Luzaj e ka fjalën për kriminelin e lindur Isa Toska nga Luari i Mallakastërs, një gjaksor i pabesë, një qënie çnjerzore që nuk njihte parime e moral. Komit

I ra vetë në këmbë armikut, latinit iu dorëzua. Për ca faje që kish bërë, të shpëtonte nga litari, Si u shit në duart e tija, vuri ca lule zotëria.
Mori armë, flori sa deshi e u nis me të ushtria,
Për gjakderdhje, vëllavrasje deri në vdekje pa pendim.

Martiri i Korçës:
Paska qenë ajo kohë e gjakderdhjes more shokë,
Që një natë më shtrëngoi varri, më erdh engjëlli mbi kokë,
E më zgjoi të tromaksur se më ndjeu duke qarë.

Ishja në gjumë, qenkësha tmerruar nga një ëndërr e trishtuar, M’u bë si një qen i madh, ligur për ngordhje, qorruar.
Hante qetas i tërbuar goja e tija rridhte jargë.

i përdoruar nga Ahmet Zogu për qëllimet e tij për të përçarë Mallakstrën. Isa Toska ishte bandit, vidhte, digjte pasurinë e fshtarëve dhe vriste ata që kundërshtonin. Kjo bishë e egër dogji e grabiti disa herë krahinën e Mallakstrës. Vetëm në fshatin Vrashtaz të komunës së Cakranit dogji të gjallë në furrën e bukës 13 fshatarë. Me pushtimin e vendit, për t’i shpëtuar harmarrjes së Mallakstëriotëve ai u bë fashist dhe u gradua oficer i lartë, pranë shtëpisë së tij fashistët i kishin vënë në dispozicion edhe një autoblindë me të cilën lëviste, vidhte e vriste. Gjatë luftës ka vrarë veç të tjerëve në Marinës 2 vetë, në Zharrëz 12 vetë, në Lapulec 33 vetë etj…
Në këtë situatë Balli Komkbëtar i Mallakstrës dhe Vlorës me në krye Hysni Lepenicën më 10 qershor 1943, përgatitën planin për të goditur dhe likujduar këtë bishë të egër që ushqehej me mish njeriu. Atë e rrethuan në fshatin e tij në Luar. Lufta ishte e rreptë dhe në kohën që kjo bandë do të asgjesohej i erdhën në ndihmë forca me tankse dhe aeroplanë nga forcat fashiste italiane dhe nuk u arrit të asgjesohej. Në këtë luftë ra heroikisht dëshmori i Ballit Kombëtar Selfo Hekali (1916-1943), pasardhës i Rrapo Hekalit të famshëm.

Gjaku i Selfo Hekalit hedh poshtë propagandën e bajate, të turpshme dhe antikombëtare të komunistëve të pa moralshëm se Isa Toska ishte udhëheqës i Ballit Kombëtar!!! Më 13 shtator 1943, pas kapitullimit të Italisë bisha Isa Toska zbriti në Fier i shoqëruar nga 50 kriminelë. Atje u vra nga xhandarmëria e kohës së bashku me 16 shoqërues të tij. Nga përleshja u vranë dhe 13 civilë të pa fajshëm, një xhandar dhe një tjetër u plagos. Vëllai tij kriminel Faslli Toska mundi të iki nëpër plumba, por u kap nga partizanët dhe u puskatua.
(Shih: Enver Lepenica “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, Tiranë 2017, f. 450-451)

Dolli qeni nëpër male, hante djemtë e Shqipërisë,60 Dolli qeni në udhëkryqe, han udhëtarë o ditë e zisë. Si e ka zënë qen’i tërbuar, do i mbarojë Shqiptarët.

E një dorë e zezë, e huaj e ushqente, e ndërsente, 61 T’i zinte njerëzit në gjumë vende-vende semte-semte, I ndukte me të pabesë më të mirët, më të parët.

Futur Qeni edhe i huaji brenda derës së faltores E kur vinë t’i faleshin Zotit luftëtarët pas fitores U vërsulej i copëtonte, i bë kërmë vullnetarët.62

Pa vërsulej Qeni i ndyrë në male të Toskërisë,
Në Tomor e në Skrapar u bë Vjosa e zezë pisë,
Qeni’ i Luarit: Gjithë të ndyrë si tiranët dhe tradhtarët.

Misionari:
Ta ka thënë ëndërr e shkretë, Ashtu si ndodhi vërtetë,
U nis lufta, u zmadhua porsi zjarri në ditë vere.

Që i fryn për ta ndihmuar ndonjë rrymë e fortë ere, Në të dyja anët e luftës rridhte rrëke gjak Shqiptari.
E ku janë mizoritë që një bishë mund t’i shpërfytyrojë? Vrasje, therje, djegie, prerje, thikë në bark e zjarr në gojë, E tortura e çnderime sa të ka shpirti tmerrim.

60 Me qenin e tërbuar autori identifikon Partine Komuniste që ishte shndërruar në Parti Terroriste.
61 Autori e ka fjalën për komunistët serbë Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugoshën që vepruan në Shqipëri gjatë luftës 1941-1944 dhe komandonin Partinë Komuniste Shqiptare. Ata punuan për interesat tyre antishqiptare për të vrarë e përçarë shqiptarët e për të përmbushur qëllimin e tyre final që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë.
62 Vullnetarët = bëhet fjalë gjithmonë për luftëtarët, ushtarët e Ballit Kombëtar

Të gjitha me duar të tija Lala i Luarit i veproi,
Nuk la gjë mbi këtë dhé që një çast në ment i shkoi,
Për ta kënaqur atë Zonë pa e vënë në zbatim.

Dhe armiku o fati ynë ndodhi i dobët dhe i ndyrë, Sa për të luftuar na kish nevojë për atë mynxyrë, Përulej Perandoria para pushkës një tradhtori.

Ashtu si e pat’në filluar e mbaruan historinë, Shkarrëzyer në pluhur të turpit e çnderuan ushtrinë, E me rob e me tiranë thyen zverkun të njollosur.

Bilbili i Frashërit:
Në mos i patë me sytë tuaj një ushtri e turpëruar,
Me fëlliqësira, më ndyras kurrë në botë s’është dorëzuar, Këta tiranë gazi i dheut, një u çmend e botën çmëndi.

Martiri i Korçës:
Një rrëzim perandorie më për turp nuk është parë,
Një përmbysje madhërie kaq vogëlsisht s’kishte ngjarë, Faqe e zezë e historisë e një kombi veremosur.

Misionari:
Pas gjakderdhjes së Isait erdh vëllavrasje e tmerruar, Thamë paskej qenë me mjaltë se ish mall i kufizuar, Në një pjesë në një krahinë.

Vëllavrasja ra si zjarri që bie si shi nga qielli, Dogji gjithë Toskërinë sa do ketë njolla dhe dielli, Përse gjaku i Shqiptarit do ketë prekur Perëndinë.

Do ketë prekur dhe në diell dhe në hënë edhe në yje, Qindra e mija turma njerëzish shkapërderdhur nëpër pyje, Nëpër prozhme e moçale, nëpër baltra e këneta.

Mijëra nëna mbenë pa djem, mijëra burra thau vera, Mijëra nuse mbenë pa burra, mijëra motra pa vëllezër, Aq vasha pa fejuar, aq të bana mbenë të shkreta,
E sa e sa e sa të tjera.

Dervishi i Salarisë:
Hiqe Zot të ligën nesh, kije kujdes Shqipërinë.

Martiri i Korçës
Ruaje o Zot këtë popull, epu mend për ata që s’dinë.

Bilbili i Frashërit:
Zot, o Zot, të qofshim falë, mëshirë për vendin tënë, Ti që vetë na ke shpëtuar shume herë nëpër rreziqe, Ti që vetë na ke mësuar t’u shpëtojmë ngusht’ armiqe, Epu, o Zot mend të shpëtojë e liga që i ka zënë.

Plaku i Vlorës:
O natyrë, o natyrë, bijtë e tu pse i gënjen?
Përse loz me gjak të tyre, gjakun tënd pse e urren? O fuqi e Perëndisë, pse e prish vetë krijesën tënde? O natyrë o mëma jonë, ç’mëri ke me këto vende?
Ligj i madh i rruzullimit, pse harrove udhën tënde? Ç’pate ndrequr nëpër shekuj, pse vjen vetë e e zbërthen? Rrënjësisht për ta asgjësuar?

Çdo i huaj që leson n’arën tonë që pamë punuar,
Vjen e mbjell dhëmballë kuçedrash, lëndë shtrigash, mallkim zie,
I kapton e i çkapton koklavitje prej magjije,
Ç’është tmerri që i ra Kombit, ç’është mallkim’i hidhëruar, Zot, o Zot, përse harron?

Dervishi i Salarisë:
Që kur vallë arma e Shqiptarit u përdor kundra Shqiptarit? Që kur vallë mbi ballë arbëreshi qëlloi dor’ e tradhtarit?
S’kishja varr që ta kuptoja të më epte angushi.63

Heroi i Dragobisë:
Ka qen pas tërmetit të madh që lajmëroi Dodon e shkretë,64 Tri herë qëlloi Tomori, u ndez qielli, u dogjnë retë,
Zu një shi me bubullimë po sikur përmbysej toka.

Afër mbrëmjes shiu ndali, më qëlloi një erë dremije, M’u bë porsi teqe varri, rreth e rreth dervish si hije, Kroje kroje plot currila mbi mermer ca kandilerë.

Tek kalova lumn’e nëmur për në engjëj të Perëndisë, Ku më prisnin të më merrnin krijesat e shenjtësisë, Pash që vinin Shqiptarë nga ata me shumë vlerë.

63 Dervish i Salarisë = Selam Musai ra heroikisht në Luftën e Vlorës më 1920. Por trupi tij u kërkua shumë nga bashkluftëtarët, por nuk u gjet, kështu që Selam Musai mbeti pa varr, prandaj poeti thotë: S’kishja varr që ta kuptoja… Selam Musai është dekoruar Hero i Popullit. 64 Dodona, Tempulli i shenjtë i Zeusit mendohet se është me orgjinë pellazge dhe që flet me gjuhën e paraardhësve tanë dhe që s’ka asnjë lidhje me grekët apo të tjerë që shpesh e synojnë ta përvetësojnë. Por ka dhe disa studiues te tjere qe mendojne se Orakulli Dodones ose Dodona dimerkeqe dhe e ftohte e pershkruar nga Homeri ndodhet ne malin e Tomorrit afer Beratit ne Shqiperi, keta jane me te pakte ne numer. Ka dhe nje variant te trete për venddhodhjen e Dodonës.

Ca të rinj pa kohë plakur, kokë e këmbë të përgjakur, Sikur dilnin nga Shkumbini që rrith serë e baltë e gjakur, Të dy brigjet e Shkumbinit digjeshin flakë në erë,

Sikur digjej Shqipëria. Pesa e gjashtë njerëz me vlerë.
Me nga një degë selvie e dafine në dy duar,
I binin flakës ta falnin e kudo u shkelte këmba,
Falej flaka, por të mirëve u mbushej udha me gjemba, Pas atyre një turmë dreqërish me dy zhishte në dy duar Që e vinin flakën prapë dhe atje ku ishte shuar
Valë-valë i zi Shkumbini rridhte serë e mish e gjak.65

Martiri i Korçës:
Janë vrarë shumë nga tanët, nga të dyja palët shqiptare, Nga të kuqtë e nga të bardhët, nga të prapë e nga të mbarë. Mund t’i bini të gjithë në udhë me një lutje a një lot?
Loti vret më shumë se plumbi, mbase s’janë kaq egërsuar? Mase s’i çmend inati të jenë bërë si të tërbuar?
Të dyja palët e di Zoti mund që të pajtohen dot.

Misionari:
Janë vrarë, armiqësuar sa nuk ka më vend pajtimi,
Veç të zhduket njëra anë, t’i mbetet tjetrës fitimi, I huaji i hedh dru zjarrit e i fryn kur të ket ngé.

Vjen mëria e inati e e ndez zjarrin më shumë,
Vjen dhe vapa, vjen dhe era e të tjera më për lumë,

65 Balli Kombëtar u mundua, punoi deri në fund me degë dafine e selvie të shuante zjarrin e vëllavrasjes që shpërtheu në Shqipëri ps prishjes së Marrëveshjes së Mukjes (1-2 gusht 1943), por dreqërit komunistë të komanduar nga Miladin Popoviòi e Dushan Mugosha e mbajtën ndezur zjarrin antikombëtar të luftës me armë kundër Organizatës Patriotike të Ballit Kombëtar.

Flakë e zjarrit, tym i gjakut ka arritur nëpër re. Janë vrarë e janë djegur, janë grirë e shkatërruar, Erdh latini vrau e dogji çdo gjë që ish ndërtuar,
Serbi, Greku e Maqedoni gjenë shesh e bënë përshesh.

Erdh Saksoni e Teutoni mblodh si kafshë mish për topa, Trupi i djalit Shqiptarit ngopi lumenj, mbushi gropa, Mbledh i huaji djemt’ e gurit si kasapi që mbledh desh.

Vjen i huaji që së largu e na ndan në toskë e gegë, Ngrihet tjetri gjashtë muaj udhë të vijë n’Arbëri të djegë, Burri i dheut nga anë e anës me një kobure serbiane, Një bastun të trashë prej pishe vjen e hidhet kësaj ane.
Me Shqiptarë bën dy ballë luftë, vëllanë nga vëllai ta ndajë
Vjen të bëjë punë të mira
E rimbjell ndarjen e mbjell grindjen, i përçan në dy partira Kur e sheh që gjen pengime, s’lë pa bërë mizorira:

Turp për nderin e të gjallit, Turp për Kombin e Shqiptarit, Turp për udhën e barbarit, Turp për syrin e të marrit, Turp pohimit të tradhtarit, Turp për smirën e nakarit, Turp për eshtrat e të vrarit, Turp për natën e parë të varrit:

Janë thyer me çekan eshtra njerëzish për së gjalli,
Janë nxjerrë foshnje nga barku me një thikë për së çari, Janë prerë veshë e hundë, janë nxjerrë sytë nga balli,

Janë prerë pjesë trupi që ka turp t’i shohë i gjalli, Janë prerë duar e këmbë, qënkej njeriu shëmtimë.
Në mes trungjesh me një sharrë është prerë trup burri, është djegur femër e gjorë më i nxehtë kur ishte furri, Futur huri i një gardhi pas ca ore një foshnjë vdiq,
është lyer njeriu me mjaltë, mbledhur bletët e kanë ngrënë, është varur djali për këmbe, mortja sytë sa ia ka zënë.

Është goditë nishan një burrë për t’i marrë një shportë fiq,
Mbi stivë druve të oborrit është djegur njeriu së gjalli, Si ia prenë në prag të derës të tre djemtë që Zoti fali.

Pasi therë nusen e re porsi shqerrkë me thikë për gushe, Vetë i biri ka vrarë t’anë, vetë vëllai ka vrarë vëllanë,
Se Shqiptari si Shqiptari për një plesht e djeg jorganë.
Plaç o helm që s’më helmove, plaç o zemër që u rrëmbushe, Vaj e gjora Toskëri që u dogj u shkatërrua,
Pesë herë me radhë u prish, nga themelet u shkallmua, Çdo shpresë jete përpëlitje, çdo ide e çdo gjykim.

U dogj guri u bë gëlqere, u dogj dhe miu në mure, U shua jeta gjallore, mbenë shtëpitë si këmbë ure, Mbenë fshatrat si varrezë, për të gjallët një harrim.

S’bluajnë në mullinjtë drithë, s’del më tym në fshatrat tona, S’këndon më kokosh gjëkundi, kukumjaçe e rigona,
Në oxhak e në oborr, në bodrume në kamare.

S’rrihen më udhët prej njerëzve, ka bir bar në udhë të gjerë, S’ka kopera nëpër fusha, nuk ka stane mal’i tërë,
S’ka gjallorë që ta lëvrijnë, s’sheh gjëkundi qé në ara.

Kanë zënë krojet ferrë të madhe, mblidhen shpezë gjithë dit’n e Zotit, harabelë e xhikomale nëpër kroje prej mot-motit,
Se s’i tremb as këmbë banori, as udhëtar i mërguar.

Martiri i Korçës:

Toskëri e gjorë që ish skutë e lumtur e bekuar,
Ish lulishtja e Shqipërisë zonj’e pasur dhe e çmuar,
Ish grunare e djersës së drejtë që mirr bukën Shqiptari, Ish e urtë e plot me mend se ashtu ish i pari,
Që i mblidhte djemtë e Shqipes në gji si djemtë e një nëne,
është përmendur Zonjë e rëndë në ato stina kohe ari.

Dervishi i Salarisë:

Vaj e gjora Toskëri s’di se kujt vallë këtë herë,
Do i rrish qiri në këmbë herë me lot e herë e mjerë, Ja me druajtje armike, ja robesh, ja shërbëtore,
Ja me turp se çdo të kremte të t’përflaken gushë e faqe,
Ja me frikë që në çdo grindje ty të sillen për të marrë gjaqe, Ja e egër bishë mali natë ë ditë me pushkë për faqe,
Nëpër shtigje e pusí, në natë të zezë e stuhi bore. Vaj e mjera Toskëri, pse s’ke burra paftë Zoti, Ndreqtë Ai punët e tua si t’i ndreqi dikur moti, Mos na pafshin sytë tanë shkelm armiku e robëri.

Martir i Korçës:

Ah, o Zot, ti që ndrin varret qindra vite me kandilë, Ti që e mban me duart e tua rruzullimin në hapësirë, Ti që na i dërgon engjëjt sa herë është natë e mirë, Mëshiro për këtë popull, ndreqi udhën kur gabon.

Misionari:

Po pse s’erdhe o Plaku i bardhë që të gjithë Shqiptarët, Leka, Pirua e Skënderi me të vjetri me të parët,
Ta kremtonim bashkë lirinë e të qanim bashkë me lot.

Plaku i Vlorës:

Udhëtimin që panë nisur për në skutën e bekuar,
Për në Vlorën pranë detit kur liria është fituar,
Gjithë herë në stina moti me gjak shtrenjtë është paguar, Me gjithë dëshirën e tyre nuk do mund ta sosin dot,
Pse në udhë turmave tona shpirtrave të Shqiptarëve, Që po vinin për në Vlorë për kremtimin e të gjallëve, U ka dalë ëngjëlli i Rojës i dërguar nga Ai Zot.
I ka kthyer nga udha, për në jetë të përtej varrit,
Se Shqipëria po digjet vetë prej dorës së Shqiptarit, Perëndia e helmuar nga marrëzitë e të gjallit,
Sa të pushojë vëllavrasja mbi komb tonë bekim s’dërgon. Nga hidhërimi Perëndisë zunë e qajnë heronjtë tanë, Qajnë vëllavrasjen Shqiptare gjithë të vdekurit sa janë.
Oshtin e një ulërime vjen nga jet’ e përtej varrit,
Edhe bashkë me heronjtë tanë qajnë malet e Shqipërisë, Qajnë lumenjtë duke gurgulluar, valë e tyre rrjedh prej zisë, Qajnë shpellat e Beunit të Kurorës së Amanthisë,66
Qajnë nënat kur vajtojnë bijtë pranë vatrës së zjarrit, Qajnë zerat malësorë, qajnë burime e currila,
Qajnë zogjtë nëpër pemë, qajnë thëllëza e bilbila, Qan dhe gjarpri në dhé, qan dhe shtërgu e murila, Qajnë lulet, qajnë gjethet, qajnë gonxhe trëndafila, Pika vese, pika loti që la hëna përmbi lila.

66 Beuni = mal mbi fshatin Vajzë të Vlorës, Kurora e Amanthisë = mal i Sevasterit

Qajnë Orët në Dodonë,
E mbi qiell engjëjt thonë:
Perëndia që sundon
Botës marrë të hidhëruar ia lëshoi vështrim’n madhor.

Pashai i Shkodrës:

Mori Shqipni e mjera Shqipni, Kush të ka hudh me krye në hi? Ti ke pas kenë nji Zonj’ e gjanë,
Qi burrat e dheut të quejshin nanë.

Biblbili i Frashërit:

Oh natyrë, o Perëndi ki mëshirë për këto vende, Jetë, jetë moj e çmendur pse e përçmon veten tënde,
Zot i madh kaq shumë hidhërohesh kur ndonjë komb në ty gabon?

Ku vete komb i pa zot? Ku vete turm’ e gabuar? Ku vete morí njerëzie hem e marrë, hem e qorruar?
Vallë ku ke për të mbaruar, o mor komb i Shqiptarit? Ti i paktë, ti i vobektë, ti i sëmurë në buzë të varrit, Ti i mjerë e i paditur, gjaku e mendja të mungon.

Oh moj mëma Shqipëri! Oh moj Pela qyhelane,67
Bor’ e bardhë e e shëndoshë lavrake e bukur e larme, Qefull, e pa zorrë në bark sa hasgane hane, hane, Bukuroshe sojë trimi i azdisur hardallisur,
Pa shiluar dorë njeriu e përhedhur e stolisur
Bishtpërdredhura mbi vithe hingëllin për hijeshi,
Ishe e lumtur e shëtisje mal më mal e bredh më bredh,

67 Pela qyhelane = Shqipëria.

Zonjë e lirë në vete tënde hidhje vija, hidhje ledhe,
S’të kish zënë me dorë njeri.

Erdh i huaji pabesisht pa të zuri të shaloi,
Të vuri hundëz, kapistër, fre me gjemba të ndërtoi, E ta hipi armiku ynë të mësoi si i pëlqeu,
Pa të hodhi buzë më buzë, majë më majë e në greminë, Zjarr më zjarr e luftë më luftë sa një ditë theve një brinjë, E armiku të shkelmonte shkumë e gjak gojës të krreu.
Të ryri dhelpra në bark të hëngri zorrë e gabzherë,68
E nga dhimbja e madhe hidhe ti sot në shkëmbinj e ledhe, Nëpër male, nëpër brigje, nëpër pyje edhe gurë,
Nëpër ujë e nëpër buzë, nëpër baltë e nëpër drurë, Duk’u plasur e përplasur u gjakose lemeri,
Vrarë kokë e këmbë e gjunjë zheve baltës së llomisë, U copëtove nëpër male, gjaku të kullon në sisë,
E s’e di kush ta ka fajin përpjek kokën e copton,
E ka dhelpra nëpër bark që të bren ndaj aq përpiqe, Të ha dhelpra zorrë e shkota dhe të shpie në rreziqe, Të ha dhelpra që t’u fut nëpër grykë brenda në bark,
Të dërrmoi armiku i poshtër, të gënjeu të hodh në çark. Djemtë e tu ta kuptuan ku e kishe ti rrezikun,
Nuk e njohën që ta zhduknin që kur u erdhi armiku, Ta largonin të mos ishte pranë teje për të keq.
Ata vijnë të gjithë të gjorët e përpiqen nëpër male,
I hedh era i përplas, i hedh vala sipër vale,
Vijnë të gjithë ashtu si janë burra, gra djem e pleq.

68 Dhelpëra është Partia Komuniste Shqiptare që komandohet nga serbët.

Por do të vijë një ditë moj Pelë egërsuar, e tërbuar, Do të vijë yt zot të të zërë për turiri me dy duar,

Ta hedhë armikun për dheu shkarrëzyer, turpëruar,
E me dorë mjeshtri të mirë të ta nxjerrë dhelprën nga barku. E pastaj si të mjekojë plagët, të të hedhë shalën që ke pasur, Të ta hipi yt zot afër gurit si të të ketë qasur,

E me gozhdë të yzenxhisë kur t’i grumbullohet tharku69
Të të bjerë për nën ijë, të nxjerr gjak që të kullojë Me kërbaç të të bjerë kokës, syri syrit t’i lotojë, Për leleje në të përpjetme të të mbahet si Arbëror,
Kur të zësh ndonjë buzë ledhi, gjak në gjunjë e gjak në këmbë,
Gjak në ijë e gjak në sy gjak nga freri nëpër dhëmbë,
Gjak nga rripi që të koi kraharori të kulloi,
Do bjeç kokën nën vete përmbys pranë ndonjë ledhi, Barkun shkëmbit, këmbët buzës edhe kokën ndonjë bredhi, E kalorësin trim të mirë do e bekojmë që të sundojë.

E atëherë ti do mendohesh me gjak të ftohtë në veten tënde,
Do kuptoç kush ta kish fajin ç’ish e mirë për këto vende. Do bindesh do bëhesh zonjë do rrish urtë në qetësi,
Do t’shërohet plag’ e helmit që të kafshoi qeni i tërbuar. Do i harrosh marrëzirat e do rroç duke u menduar,
Do çuditesh vet me vete qysh e bëra atë marrëzi? Do e shoç që s’zihet hëna, as preket ylli me dorë,
S’është miell, as s’është sheqer, ç’bie në male është borë,
S’janë të tutë sa zoq që shkojnë e fluturojnë në ajri, Do jeç Zonjë e mirë, e bindur e e urtë, e qetësuar, Do t’i rriç tët zoti në këmbë porsi nusez e mësuar

69 Yzengji = Secili prej dy harqeve të vegjël prej metali me paftë nga poshtë, që varen me rrip në të dyja anët e shalës e që i shërbejnë kalorësit për të vënë këmbët. Tharku = Vendi i veçantë, i rrethuar me gardh, ku mbahen mbyllur bagëtitë.

Të ta hipi ta shetiç, ruaje Zot kalorësin trim.
Dhe atëherë do të vijnë kujtimet e kësaj kohe të trishtuar, Do të t’duken ëndrra të marra që vijnë në gjumin e trazuar, Do faç vetë me veten tënde: “Qysh kam qenë kaq axhami”.

Misionari:

Të shpresojmë në fuqi të Zotit në pastë një përjetësi,
Që krijesat e njerëzimit i vështron me drejtësi,
Jo në qofshim ne të marrë e s’është fare përjetësia. Mjerë yjet, mjerë deti, mjerë jeta e njerëzia,
Që ndonjë ditë do harrojnë udhën, do përleshen në pafundësi,
Mjerë i drejti që mundohet e mban mendjen në drejtësi.

Pashai i Shkodrës:

Zoti i madh që është një ka krijuar gjithësinë, Vështro malet sa të lartë pa vështro sa lule mbijnë, Pa shih gurin, zalln’ e lumit, ujin kripën që ka deti, Pa shih shpezët, miza dheu e sa yje ka rrëmeti, Ngjyra-ngjyra, gjuhë-gjuhë, lloje-lloje kjo njerëzi

Kush s’beson në Perëndinë, harron lindjen e të gjallit, harron vuajtjen e rrezikun , vdekjen, jetën përtej varrit, harron nga erdhi e ku vete.

MBI PëRGATITJEN PëR BOTIM Të POEMëS Së PROF. ISUF LUZAJ “PROSOPOPEA”

Në përgatitjen për botimin e kësaj poeme i kemi qëndruar besnik origjinalit që gjendet i daktilografuar me makinë shkrimi në Arkivin Qëndror të Shtetit, fondi Musine Kokalari.

I kemi qëndruar besnik origjinalit edhe në formë, duke ruajtur strofat me numurin e vargjeve që ka hartuar poeti si edhe hapsirat ndërmjet rreshtave dhe strofave.

Në disa faqe si psh te vjersha “Safet Butkës”, autori ka bërë koregjime me dorë të cilat janë pasqyruar nga ana jonë në këtë botim, por ka edhe koregjime të ndonjë fjale me dorë që nuk kemi mundur ta lexojmë dhe kemi lënë fjalën origjinale të daktilografuar.

Të gjitha shënimet në fund të faqeve janë të përgatitësit të poemës për botim. E pamë të domosdoshme të bënim këto shënime me qëllim që lexuesi veç kënaqësisë artistike ta kuptojë poemën edhe nga ana ideore dhe historike dhe të njihet edhe me personazhet historik që përmend autori në këtë poemë.

Materiali i është nënshtruar rregullave drejtshkrimore për shenjat e pikësimit dhe shkrimin e fjalëve, por pa ndryshuar gjuhën e autorit, e folmja e krahinës së Vlorës, kuptimin e fjalës, fjalisë apo frazës.

Redaktori i librit Petrit Derraj thot se poema është shkruar me fare pak gabime gramatikore, duket sikur poeti i njihte rregullat drejtshkrimore të shqipes së sotme.

Kemi bërë ndryshime që i quajmë të domosdoshme:
Fjalia “Poemë heroike e Ballit Kombëtar”, vendosur poshtë titullit “Prosopopea” dhe poezia “Kushtrimi”, në hyrje janë shtuar nga përgatitësi i poemës për botim.

Në materialin origjinal poeti nuk e përdor gërmën ë në vend të saj përdor gërmën e. Këtë gabim të tij e kemi korigjuar duke vendosur gërmën ë atje ku duhet.

Kemi hequr apostrofin në këto raste:
T’onë = tonë T’ime = time T’ënde = tënde
N’a zgjoi = na zgjoi
Që s’e ndien = që se ndien

Kemi zëvëndësuar këto fjalë: Prandvera = pranvera Mbëshehët = fshehët
Djelmtë = djemtë Kurt = gardh hajdhi = gëzim
ëngjëll që shumë larg = ëngjëll nga shumë larg

Kemi hequr gërmën t në fund të fjalës:
Të Gjallëvet = të gjallve Shpirtërat = shpirtëra Pusivet = pusive Druvet = druve

Kemi lënë pa ndyshuar fjalët e huaja që ka përdorur poeti dhe përdoren
gjerësisht në të folmen e krahinës së Vlorës si:
Angushi = zjarr i brendshëm që të shtyp Kufari = gjoksi
Nëmë = mallkim havër = nxehtësi, Vockë = pagure, etj.
Fjalën racë e kemi lënë siç e ka shkruar autori: rracë me shqiptimin që
kjo fjalë ka në të folmen e krahinës së Vlorës.

Disa fjalë poeti i ka shkruar me gërmë të madhe sepse ai do t’i theksoj dhe të ndikojë e të tërheq vëmëndjen e lexuesit dhe ne i kemi lënë ashtu si i ka shkruar ai:

Udhëheqës për Fitore, biri i Shqiponjës, por e di që është Shqiptar, Arbëri, Yllit, Burrin, të Zonë, Dheu që përdoret në vend të fjalës atdheu, Qeni që përdoret në vend të PKSH, etj.

Nga ndonjëherë poeti kur i drejtohet një personaliteti historik dhe në vend të emërit të tij përdor përemërin vetor e shkruan me gërmë të madhe dhe ne i kemi lënë ashtu si i ka shkruar autori: Ai, Ty, Ti, Trim si Ti, etj.

Disa fjalë për t’i theksuar dhe për t’u dhënë rëndësi kuptimit i shkruan me gërma të mëdha, kapitale, si LIRI, PROFET, etj., dhe ne i kemi lënë siç i ka shkruar autori.

Kemi pasur edhe kritikë se për ta ndier më mirë ëmbëlsinë e vargut të Isuf Luzaj duhet të kishim bërë më shumë ndryshime. Por ne jemi kundër këtij mendimi. Për të mbrojtur këtë ide u drejtohemi kritikëve dhe dijetarëve që janë munduar të japin përkufizimin e poezisë. Ata kanë qënë shumë si Volteri që thosh: “Poezia është muzika e shpirtit”,

por ka shumë të tjerë që japin përkufizime të ndryshme si Samuel
Johanson, Sheglli, Eliot, Ajshtajni etj.

Në përgjithësi kritikët e shumtë arrijnë në përfundim se poezia është muzika e shpirtit dhe se asnjë poezi nuk mund të konsiderohet absolute për të gjithë.

Për këtë arsye disa fjalë e fjali dhe ndërtimin e vargjeve i kemi lënë
nga ana drejtshkrimore siç i ka shkruar poeti në origjinal.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top