Po, vrasjet politike kanë emër: LPK!

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Kështu janë betuar duke i paralajmëruar vrasjet në çdo tubim, në çdo shtet perëndimor!

Dhomat e Specializuara në Hagë duhet patjetër ta ndërrojne akronimin UÇK me LPK, sepse UÇK s’e meriton nje poshtrim të tillë!

LPK, të vetmen luftë që e ka bërë, nën shenjën e UÇK-së, është vrasja e bashkëpunetoreve të Rugovës dhe tentimvrasjet ndaj vet Rugovës.

Të gjitha i kanë bërë bashkë me disa UDB-ash. LPK-istat, për t’i humbur gjurmët e tradhtisë dhe spiunimit që ia kanë bërë njëri-tjetrit, e UDB-ashet për t’u ngjyrosur me pak patriotizem lpkist, me ADN marksist-leninist.

Në të gjitha programet e lëvizjeve të kosovarëve ka dominuar bindja se çështje e Kosovës duhet të zgjidhet me ndihmën e Rusise staliniste.

Përjashtim bënë vetëm Organizata e Metush Krasniqit që e kishte paraparë zgjidhjen e çështjes së Kosoves me ndihmen e SHBA. Dhe, ne fund fitoi opsioni i Metush Krasniqit me mundin e Dr. Rugovës. Por, për çdo dite, historinë po e përvetëson LPK, duke gënjyer si bija më e devotshme e PPSH së Enver Xoxes.

Është detyrë patriotike e çdo shqiptari t’i denoncojë rrentë e LPK-së!

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top