Shkruan: Dr. Nihat Bakalli
Mbas shpalljes se Komitetit Kombetar “Shqiperia e Lire”, me 26 te Gushtit 1949 ne Paris te Frances, kryetari Mid’hat Frasheri, mbajti nje konference shtypi. Njeri nga gazetaret beri kete pyetje: A jeni i martuar? Mid’hati u pergjegje: Po, une jam i martuar me Shqiperine. Te gjithe te pranishmit mbeten me goje te hapur…
Siç dihet, gjate gjithe Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi Balli Kombetar nuk ka qene tjeter veçse nje “organizate politike”, ku permblidheshin edhe ata, te cilet besonin vetem ne demokraci dhe kunder totalizatorevet ekstreme te djathte ose te majte. Ne mergim, kur edhe aleatet filluan t’a kuptojne gabimin e perkrahjes komuniste, Mid’hati (me bashkepunetoret e tije) e pau te udhes qe Balli Kombetar te kthehej ne nje “parti”. Nje gje e tille u be ne Kongresin e Dyte, ne 1946 ne Reggio Emilia te Italise dhe Balli Kombetar e mori emrin “Balli Kombetar – Parti Demokratike”… Qe sot ka dy grupe te Ballit Kombetar eshte nje realitet. Sot me shume se kurr flitet per nje “bashkim”. Ne qofte se dy grupet e Ballit kane gjetur nje “modus vivendi” apo nje bashkepunim me grupe apo grupime te te njejtit horizont, pse te mos behet nje gje e tille, me plote sakrifica, edhe me dy grupet e Ballit. Nje “bashkim” i tille lypse dhe duhet te behet. Vetem ne ate menyre, do te kemi nje force qe zor se mund te barazohet me grupe apo grupime te tjera…