“Po t’i kishte pasur 50 mijë ushtarë UÇK-ja, do të pinim kafe në Beograd – në Kosovë”

Ushtaraku britanik i UÇK-së Jon Harrison, ka thënë se nëse Kosova do t’i kishte pasur 50 mijë luftëtarë në luftën e fundit, Beogradi do të ishte pjesë e Kosovës.

Ai ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë dhe se betejat janë fituar më shumë më pak njerëz në front.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar paslufte. Ata që thonë se kanë qenë, por nuk kanë marrë pjesë në luftë e nëncmojnë mundin e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në luftë. UÇK-ja nuk ka pasur kurrë aq shumë ushtarë. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë. Nëse UÇK-ja do të kishte 50 mijë ushtarë, tash do të ishim duke pirë kafe në Beograd, duke pirë kafe në Kosovën e Madhe”, tha ai.

“Çdoherë që e dëgjoj emrin Koshare, qimet në gjithë trupin më ngriten. Jam shumë krenar që kam mundur të bëj diçka në atë kohë. Kur hyj në faqe interneti dhe dëgjoj serbët të flasin për ato ditë, qeshem me sa kam fuqi. Janë shumë qesharakë”, ka thënë Harrison për mediat vendore.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top