PO SHKOJMË DREJT VËLLAZËRIM BASHKIMIT, SI MILLADINI E ENVERI MË 1941

Ambsadori i Mbretnisë së Bashkueme e konfirmoi për mediat vendore se disa shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht këtij fakti, Mbretnia e Bashkueme e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, si dhe vazhdon të besoj se Kosova mund të bëhet histori suksesi.

Këtë mendim të Ambasadorit të Mbretnisë së Bashkueme po e kontestojnë krerët e shtetit serb dhe vet kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi. Të dy palët e involvueme në bisedime të fshehta po e theksojnë faktin se pa marrëveshjen obligative të Hashim Thaçit me Serbinë, perspektiva e Kosovës do të jetë e zymtë. Se ky ka qenë qëndrim i përhershëm i Beogradit zyrtar, kjo nuk përbën risi. Por, se këtij qëndrimi të Serbisë do ti bashkohet edhe Hashim Thaçi, këtë nuk e kanë besuar shumica e qytetarëve të Kosovës! Andaj, me të drejtë, mediat dhe analistët po bëjnë pyetje se pse u bë lufta? Pse u vranë e masakruan shqiptarët? A do të kishte qenë më mirë të dëgjohej këshilla e Ali Shukriut, i cili, njësoj si Thaçi sot, në vitin 1989 deklaronte se Kosova nuk ka perspektivë pa marrëveshje dhe bashkjetesë me Serbinë? Mos jemi vonuar në dëgjimin e këshillave, apo me gjasë i kemi keqinterpretuar ato?

Sido që të jetë, sot pasdite, në përvjetorin e themelimit dhe zgjedhjes së Milladin Popoviqit si drejtues kryesor të Partisë Komuniste të Shqipërisë, në Bruksel do mbahet takimi i radhës mes ish-shërbëtorit të Vojisllav Sheshelit dhe aktualisht president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në njërën anë dhe, Hashim Thaçit, si përfaqësues i pakontestueshëm i partive të dalura nga  8 nëntori i vitit 1941, në anën tjetër.

Pyetja e vetme që po i preokupon shqiptarët e Dardanisë në këtë ditë të ftohtë nëntori të vitit 2018, ka të bëjë me nivelin e përfaqësimit të tyre në bisedimet e fshehta që po zhvillohen në Bruksel.

Ali Shukriu në vitin 1989
Ali Shukriu në vitin 1989

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top