Po jetojmë në kohën e ironisë së madhe

SHKRUAN: PROF. VALON MURTEZAJ

Pa kërkuar falje Serbia, për tragjeditë që i ka shkaktuar rajonit, dhe pa marrë përgjegjësinë për krimet e bëra, dhe pa dhënë shenja të qarta të vërteta për vullnet konstruktiv në angazhimet për të ardhmen e rajonit, çfarëdo iniciative për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perendimor, përmes krijimit të formave mini-projektesh ekonomike, në fasadë kreative dhe atraktive, do të jetë surreale dhe e paracaktuar të dështojë.

Pa kërkim falje dhe pa manifestim sjellje të përgjegjshme aktuale, këto “vullnete” bashkëpunimi të shfaqura nga Serbia, por në esencë false, nuk janë gjë tjetër veç një parahyrje në rrugën e dështimit të krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe krijim i një cikli të përkeqsimit afatgjatë të rrugës së integrimeve evropiane të gjithë rajonit. Në fakt kjo edhe mund të jetë arsyeja primare, shmangia nga rruga e vërtetë evropiane.

Mini-përfitimet afatshkurtëra do të pasohen nga Maxi-dështimet afatgjate.

Kosova, sado e vështirë të jetë, duhet ta ndërtojë rrugën e vërtetë të integrimit evropian. Në ndërkohë deri sa të vërtetohen rezultatet false pozitive apo negative të këtyre mini bashkëpunimeve, Kosova duhet brenda saj të bëj shumë transformime dhe progres të shpejtë në të gjitha fushat.

***

Për Edi Ramën, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. / Redaksia

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top